Gjeopolitika e Maqedonisë dhe çfarë duhet të dini për vendin fqinj!

12 Dhjetor 2016, 10:05Rajoni TEMA

Qytetarët e Maqedonisë votuan të dietën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërkohë që vendi aspiron për integrimin euroatlantik.

Më poshtë një shkrim i AA për gjeopolitikën e vendit ballkanik, Maqedonisë:

Emri: Maqedonia është pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me këtë emër të përkohshëm në vitin 1993. Athina e konsideron emrin ”Maqedoni” si pjesë ekskluzive të trashëgimisë së saj historike kombëtare.

Greqia përdori gjithashtu në prill 2008 të drejtën e saj të vetos për të bllokuar anëtarësimin e Shkupit në NATO dhe kërcënoi se do të bëjë të njëjtën gjë për integrimin e Maqedonisë në BE, për sa kohë nuk do të zgjidhet mosmarrëveshja me Shkupin lidhur me emrin e Maqedonisë.

Gjeografia: Maqedonia është një vend pa dalje në det, që kufizohet me Serbinë në veri, me Bullgarinë në lindje, me Greqinë në jug dhe me Shqipërinë në perëndim.

Sipërfaqja: 25 333 kilometra katrorë.

Kryeqytet: Shkupi

Popullsia: Rreth dy milionë banorë, 64,2 për qind e të cilëve janë maqedonas, 25,2 për qind shqiptarë, 3,8 për qind turq, 2,7 për qind romë dhe 2,2 për qind serbë, sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002.

Feja: Ortodoksë 67 për qind, myslimanë sunitë 30 për qind.

Historia: Ngushtësisht e lidhur me historinë bizantine dhe me Perandorinë Otomane deri në luftërat ballkanike të viteve 1912-1913. Rajoni gjeografik i Maqedonisë është i ndarë mes Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Maqedonia është bërë një nga gjashtë republikat përbërëse të Federatës jugosllave.

Maqedonia shpalli pavarësinë më 8 shtator 1991.

Marrëveshjet e Ohrit janë nënshkruar më 13 gusht 2001, nën mbikëqyrjen e komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti të Bashkimit Evropian. Ato i dhanë fund një rebelimi shtatë mujor të komunitetit etnik shqiptar dhe i dhanë më tepër të drejta politike dhe qytetare shqiptarëve të vendit.

Institucionet politike: Zgjedhje legjislative çdo katër vjet. Zgjedhjet aktuale janë të parakohshme.

Presidenti, i cili zgjidhet për një mandat pesëvjeçar, emëron kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë.

Ekonomia: Ende gjerësisht e mbizotëruar nga bujqësia (blegtoria, drithërat, duhani). Burimet minerare të shumta, si hekuri, zinku, plumbi, bakri.

Papunësia: 30 për qind e popullsisë aktive.

Forcat e armatosura: Ushtria profesioniste e përbërë nga 7 000 ushtarë.

7 komente në “Gjeopolitika e Maqedonisë dhe çfarë duhet të dini për vendin fqinj!”

  1. Giasou Janulatos alvanoarxidoglyftoi says:

    Çfare duhet te dime !?? Ate qe majmunet e Maqedonisë kane qene -jane -dhe do te mbeten beqira ! Shqiptaret e Maqedonisë po turqizohen masivisht !!!
    Dhe po besuat prape qe situata pas zgjedhjeve per shqiptaret ne ate vend do te permiresohet, atehere jeni koqe qe sdoni te mesoni nga gabimet.
    Kete duhet te dini !

  2. bujar says:

    jane me sh se 30%shqiptare nuk po them 35 po kto nuk mund ti thuash e di… po kufizohet me Kosoven kete duhet ta dish , edhe ta thuash

  3. Shqiptari i ILIRISE. says:

    O “gazetar” i Tema!Mire qe e ke marre kopi pest kete palo informacion per Maqedonine,po akoma nuk e ke marre vesh se qe prej vitit 2008 te pakten,Maqedonia kufizohet ne pjesen veriore edhe me Kosoven dhe jo vetem me Serbine?
    Dhe na vjen inat ne, pse shume shtete nuk e njohin akoma Kosoven.
    Mero,hidhu nga nje sy cfare publikojne keta te stafit dhe mos i beso shume qe kane bere shkolle te lart.Se edhe gjimnazin mund ta kene blere.

  4. Beni says:

    Kufizohet edhe me Kosoven o Analafabet!!!

  5. A_B says:

    Vini re kur te dalin serbet te pershendesin kete artikull me titullin: Shqipëria nuk njeh Kosoven

  6. Kuq e zi says:

    Ata qe ti quan maqedonas ja sllave pa identitet qe po luftojne fort per tu quajtur maqedonas kur tja arrine shqiptaret duhet te ikin ose te asimilohen si arvanitet e greqise
    Prandaj greqia nuk i njeh sepse po kopjojne pike per pike programin e formimit te shtetit grek dhe nese ja arrijne do pretendojne selanikun ashtu si ja arriten greket qe pretendojne shkumbinin

    1. Ti kuq e zi patjeter historin edhe gjeografin e ke kalu me vez ene qumesht se nuk shpjegohet ndryshe. Hape pak orizontin lexo ndonje liber e pastaj thuaje ti mendimin tend nacionalist trugomar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje