“Humbja” e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë

12 Dhjetor 2016, 16:24Blog TEMA

Nga Kim Mehmeti

Për ‘dashamirët’ e Tiranës dhe Prishtinës që janë tronditur nga ‘humbja’ e madhe që ne shqiptarët e Maqedonisë kemi pësuar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare: ne humbëm mundësinë që edhe më tej të kemi një parti të fortë si BDI-ja, që të mirën e kryesuesve të saj e barazonte me të mirën e popullit, ne e humbën mundësinë që duke forcuar me votën tonë BDI-në, të forcojmë injorancën, banditizmin, krimin dhe rrugaçërinë partiake, e humbën mundësinë që edhe në të ardhmen, ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës në Shkup, të mbeten degët më aktive të BDI-së, humbën mundësinë që edhe më tej të kemi një BDI të fortë, që presidentit të Kosovës do ia përpilojë listën e shqiptarëve të këtushëm që duhet dekoruar, e humbëm mundësinë që edhe më tej të mbetemi në duart e një BDI të fortë, që do prodhonte ‘turkoshak’ e ‘islamistë radikal’, vetëm për ta mbuluar leninizmin dhe injorancën e vet deshqiptarizuese…

Zonja e zotërinj të Tiranës e Prishtinës që aq shumë ju tronditi ‘humbja’ jonë, ne shqiptarët e Maqedonisë në zgjedhjet e fundit parlamentare e humbën mundësinë që edhe më tej të mbetemi në duart e një partie të fortë si BDI-ja, e cila ishte pjesë e regjimit që njëherë në vit na organizonte nga një ‘Sopot’, ‘Brodec’, Monstër’, likuidim e burgosje të komandantëve të UÇKÇ-së, Lagjen e Trimave në Kumanovë, nga një projekti si ‘ Shkupi 2014’ apo ‘Enciklopedi maqedonase’….

Shkurt e shqip, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ne shqiptarët e Maqedonisë e humbëm mundësinë që edhe më tej të mbetemi në duart e injorantëve dhe leninistëve të BDI-së, që e ndihmuan VMRO-DPMNE-në ta deshqiptarizojë Maqedoninë, në duart e atyre që deshën të na bindin se luani bullgar është i barasvlershëm me shqiponjën tonë dykrenore, pra humbën mundësinë të kemi një parti të fort si BDI’ja, e cila nëse do mbetej edhe më tej e fortë sa që ishte, mbase do na detyronte të gjithë neve shqiptarëve të Maqedonisë të aderonim në partitë maqedonase! Pra ne përjetuam një ‘humbje’, që mua si shgiptar të Maqedonisë, më bënë të ndjehem krenar!”

9 komente në ““Humbja” e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë”

  1. Celo Mezani says:

    Kim Mehmeti eshte figura qe kam me shume respekt ne elitat shqiptare te Maqedonise.
    Deri diku edhe une keshtu e lexova humbjen, dhe fakti qe Z. Mehmeti e lexon humbjen me shume si fitore qe shqiptareve dhe me ngoh qe qenkam ne logjiken e duhur.

    Problemi eshte qe situata tani eshte e paparashikueshme, dhe nje copetim kaq i madh i votes se shqiptareve dhe nje nivel mizerabel politik i tyre nuk dihet se cfare do sjell me tej per shqiptaret.

    1. adi says:

      qim mehmeti ka arsye te ndihet i gezuar
      perfundimisht turqit kane deputete ne parlamentin maqedonas dhe nuk jane me nje minoritet i vogel
      hapi tjeter do jete kerkesa qe gjuha turke te perdoret dhe ne parlamentin maqedon si keta tipat flasin me sho-shoqin

    2. sejdi says:

      Edhe une pajtohem qe esht nje njri I shkolluem I zoti po nese sja sheh hajrin populli I vet atehere ai eshte I barabart me zero

  2. Malo says:

    I madh eshte Kim Mehmeti !
    Feste e madhe per shqiptaret ne Maqedoni dhe ne te gjitha trojet per humbjet e BDI, nje parti mashtruese e shqiptareve te Maqedonise dhe perfituese kaq e kaq vite e vendeve te punes ne qeverite e Maqedonise ne dem te shqiptareve te trevave shqiptare ne Maqedoni.
    BDI nuk realizoj asgje te mire per ato njerez ne ate shtett multietnik-perveqese mashtrimeve dhe perfitimeve te tyre.
    Me kujtohet problemi i lumit Radika, ku ministrat e BDI luanin rolin e budallajt ne dem te qeshtjes kombetare shqiptare. Por jo se ishin budallenje por ashtu ua donte pina. Don Zoti njerez te tille nuk vijne me nga shqiptaret si perfaqesues te tyre ne pushtet. Populli duhet te jete me i zgjuar ne te ardhmen.

  3. Rifati says:

    Kim, si do bejne tash ambasad e shqipnis ne Shkup pa BDI per tu drekum e darkum lokaleve te tyne? Faleminderes per shkrimn e goditun.

  4. Shqiptar i Ndershëm says:

    Zoti Kim Mehmeti,
    Gjithmonë dëgjoj dhe lexoj me vëmendje Mendimet Tuaja.
    Në gjykimin, kuptimin krahasues e relativ, Ju keni plotësisht të drejtë.
    Merakun tim e përmbledh në 1 Pyetje, Përgjigja e së cilës është Përgjegjësi Gjithëshqiptare:
    Kur do të vijë ajo ditë e mirë, kur shqiptarët t´i mbrojnë të drejtat e veta [si shqiptar], Sëbashku ?

  5. arbeni nga tepelena says:

    respekt per ju.te jeni i sigurt se ata qe qe kane vjedhur dhe vrare me te gjitha kuptimet e fjales kete popull si ne tirane dhe prishtine as qe ua ndien fare.

  6. Toma says:

    Bravo Kim, eshte bash ashtu sic shkruan. Veshtire te gjesh nder shqiptaret e Maqedonise nje injorant, prandaj dhe palaco, sa Ali Ahmeti. Pas tij vjene “vellau” i vet Mehdu Thaci.

  7. demokrati says:

    Maskara mund te jete Ali Ahmeti por i dha Shqiptareve nje mesazh, ne Maqedoni shqiptaret orthodokse jane gjalle dhe ne krah te vellezerve te tyre muslimane kesaj radhe dhe radhes tjeter edhe te nje deputeti katolik jane ne Parlamentin e Maqedonise do ti japin botes se shqiptaret nuk e kane Besen jeshile si e do Kim Mehmeti por te kuqe.
    Eshte fare pak, por shqiptaret ne Maqedoni nuk jane pasardhes te Ilireve sic mundohet ti paraqes histrorigrafia injorante e Tiranes por pasardheste Filipit dhe Aleksandrit, askush nga ata nuk duhet te hidhnohet kur i thuhet maqedon, sepse ata jane te tille dhe jo bullgaret turkoid.
    Pune te mbare shqiptarit orthodoks Manoli ne perfaqesimin e shqiptareve pavaresisht besimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje