Itali, kryeministri i ri prezanton kabinetin qeveritar: Ja kush janë ministrat e rinj

12 Dhjetor 2016, 20:50Bota TEMA

Qeveria “Gentiloni”, e 64-ta në historinë e Republikës italiane, ka marrë formën përfundimtare.

Kryeministri i ri, që pason në këtë post Matteo Renzin e dorëhequr pas triumfit të kampit “jo” ne referendumin e ndryshimeve kushtetuese, njoftoi personalisht listën e ministrave që do të rreshtohen në krah të tij në ekzekutivin e ri.

Angelino Alfano – Ministër i Punëve të Jashtme

Marco Minniti – Ministër i Brendshëm

Andrea Orlando – Ministër i Drejtësisë

Roberta Pinotti – Ministre e Mbrojtjes

Pier Carlo Padoan – Ministër i Ekonomisë

Carlo calenda – Ministër i Zhvillimit Ekonomik

Maurizio Martina – Ministër i Buqësisë

Luca galleti – Ministër i Ambientit

Graziano Delrio – Ministër i Infrastrukturës

Valeria fedeli – Ministre e Ndërtimit

Dario Franceschini – Ministër i Kulturës

Beatrice Lorenzin – Ministër i Shëndetësisë

“Bëra më të mirën e mundshme për të krijuar sa më shpejt një qeveri të re, e cila t’i përmbahej rekomandimeve të presidentit e të ishte njëkohësisht edhe në interes të stabilitetit të institucioneve tona, dhe kjo në fund të fundit, është ajo që presin nga ne burrat dhe gratë e Italisë”, tha kryeministri i ri Paolo Gentiloni.

Kryeministri sqaroi edhe se çfarë përparësish do të ketë kjo qeveri.

“Vendi ka lëvizur këto vitet e fundit, por nuk i injorojmë dot vështirësitë e kaluara, sidomos në sektorët më të dobët të shtresës së mesme, veçanërisht në jugun e Italisë, ku mungesa e vendeve të punës është një emergjencë edhe më dramatike se në pjesë të tjera të vendit. Ndaj ky do të jetë prioritet kryesor i përpjekjeve tona gjatë muajve në vijim. Votebesimi që do t’i kërkojmë të dyja dhomave të parlamentit do ta lejojë qeverinë ta përfaqësojë plotësisht Italinë që këtë të enjte në samitin europian”, tha Gentilioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje