“Kushtetuesja ta gjykojë Vetting-un, por jo ta rrëzojë. Ka konflikt interesi me ligjin”

ngjelaNga Spartak Ngjela

Mendimi vendimmarrës i Komisionit të Venecias i erdhi Gjykatatës Kushtetuese. A do ta zbatojë Gjykata? Kjo është pyetja që më është bëra gjatë gjithë kësaj dite. Dhe unë po përgjigjem.

Ja cili është mendimi më i thekshëm juridiko-profesional i Komisionit të Venecias për gjykimin e vetingut shqiptar:

1. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka konflikt interesi me ligjin. 2. Duke pasur konflikt interesi me ligjin, ajo mund ta gjykojë, por nuk mund ta rrëzojnë atë. 3. Për faktin që Gjykata Kushtetuese nuk ka fuqi ta rrëzojë, ne, Komisioni i Venecias, si organ suprem i specializuar, i japim fuqinë që ajo gjykatë t’i thotë Po! ligjit për Vetingun, e të mos ketë asnjë mëdyshje, sepse Komisioni i Venecias “e gjen plotësisht të mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në Doktrinën e të drejtave të njeriut”. 4. Fakti që Komisioni i Venecias është organi më i lartë demokratik i autoritetit juridik europian, dhe ka dhënë përgjigjen e tij pozitive për ligjin, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë duhet që, me vendim të arsyetuar njëlloj si Komisioni i Venecias, të shpallë vendimin e vet menjëherë.

Kjo është arsyeja juridike e kësaj çeshtjeje. Prandaj, për Gjykatën Kushtetuese është shkelje e rëndë deri në përgjegjësi penale në të ardhmen, nëse vendos të Kundërtën, domerhënë që të cenojë ligjin e Vetingut, sepse, në lidhje me të, ajo është në konflikt të hapur interesi. Kjo edhtë arsyeja që Gjykata Kushtetuese do të vendosë menjëherë, domosdoshmërisht, vetëm sipas Komisionit të Venecias.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në ““Kushtetuesja ta gjykojë Vetting-un, por jo ta rrëzojë. Ka konflikt interesi me ligjin””

  1. Qytetar says:

    O avokat Spartak Ngjela unë dua të di çfar mund të bëhet më tej nqs matufët e GjK do ta rrëzojnë ligjin e Vetingut?Ata janë të zhytur në korripsjon të gjith pa përjashtim ndaj do bëjnë gjithshka për të shpëtuar lëkurën e tyre të ndyr dhe të padronëve të tyre të ndyr.

  2. Jimi says:

    Pse c’po pret ti more Taku se do ta votojne ? As mos te shkoj ndermend,. Kesaj do ti thoshje vetvrasje!?
    Kesaj i thone qe te shkonin si cjapi tek kasapi!?
    Me vjen keq! por ti je njeri i kenduar dhe kjo qe po ndodh sot ne vendin tone nuk eshte nje reforme e aqe e cila mund te kalohet kaqe lehte dhe ne menyre kaqe “paqesore” Sot kemi perballe dy bote , ajo e krimit te instaluar ne pushtet prej vitesh qe edhe pse e humben ate ne zgjedhjet e fundit, kurresesi nuk e leshon ate ( Nga zgjedhjet Rama mori vetem celesat e kashtes), ne anen tjeter pushteti i ri i zgjedhur me vote plebishitare, me te vetmin qellim per te shkaterruar kete kaste kriminale te instaluar ne pushtet. Ti mendon se bota e krimit do ti dorezoje armet ne menyre kaqe paqesore !? Utopi! Jo vetem qe nuk do te leshojne terren nga lutjet perdellyse te Rames e te Lu-se dhe gjithe njerezve te ndershem\, por ne nje moment te pa shprese per ta, jane gati qe ta cojne vendin drejte nje konflikti te armatosur! Per ta nuk ka rruge tjeter, kjo eshte e vetmja rruge shpetimi dhe nese do t’ja arrijne kesaj, te jesh i bindur more Taku se ata do te dalin te fituar.
    Dante thote:
    Kur thellesia e mendimit
    Perputhet me force brutale e ligesi
    Atehere shprese s’i mbetet njerezimit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *