Mungesat VIP: Lulzim Basha “bojkotohet” nga Topalli, Selami, Patozi, Imami, Ruli…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

selami topalliPartia Demokratike ka krijuar dje 26-vjetorin e themelimit të saj, edhe pse në fakt ajo është krijuar më 12 dhjetor.

Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim në oborrin e SHQUP para disa dhjetra të ftuarve.

Ajo që ra në sy, ishte mungesa e disa figurave të rëndësishme të PD-së.

Spikaste mungesa e ish-kryetarit Eduard Selami, një nga themeluesit e PD-së, i cili sot është kritik me drejtimin e partisë nga ana e Bashës.

Mungonte gjithashtu edhe Jozefina Topalli, një tjetër kritike e ashpër e Bashës.

Ajo është mjaftuar vetëm me një urim nga Facebook.

Por, në këtë ngjarje mungonin edhe figura të tera të rëndësishme, si Astrit Patozi, Arben Imami, Genc Ruli etj.

Por ndryshe nga të tjerët, mësohet se Selami nuk ka marrë pjesë në takim, pasi ndodhet në Amerikë dhe kthehet vetëm ditën e nesërme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Mungesat VIP: Lulzim Basha “bojkotohet” nga Topalli, Selami, Patozi, Imami, Ruli…”

  1. Bushi says:

    Pd-ke jo vetem qe eshte bojkotuar nga vipat saj,por ne 2017-en do bojkotohet nga i gjithe populli shqipetar.Ajo parti nuk ka me besimin e popullit,se eshte parti hajdute,mashtruese,tradhetare.Ne votimet e qershorit ajo ka per te dale force e katert.

  2. xheJ eN Bi says:

    Po ishte Saliu , qe per te gjithe PD-istet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *