Një revolucion ka ndodhur në Maqedoni

12 Dhjetor 2016, 09:19Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Një ndryshim epokal ka ndodhur në vendin fqinjë. Megjithëse paradoksalisht partitë shqiptare do të kenë në parlamentin e ardhshëm më pak deputetë se kurrë në historinë çerekshekullore të këtij shteti, bashkëkombasit tanë janë absolutisht të fituar.

Ata, me votën e tyre i kanë dhënë përfundimisht fund regjimit nacionalist, autokrat, hajdut dhe policor të Nikolla Gruevskit. Ata kanë dënuar gjithashtu me një votë plebishitare partitë e vjetra, BDI-në e Ali Ahmetit dhe PDSH-më e Menduh Thaçit, që ishin kthyer në vegla të diktatorucit të vogël ballkanik.

Ata e kanë adresuar votën e tyre tek disa forca të tjera si “Lëvizja Besa” apo “Aleanca për shqiptarët”, si shenjë proteste ndaj establishmentit të tyre politik, që i tradhëton periodikisht prej 25 vjetësh.

Por, ajo që përbën ndryshim epokal për këtë vend të ndarë etnikisht, i cili e filloi këtë shekull me një konflikt civil mes palëve, është vota masive që shqiptarët i dhanë opozitës së majtë të Zoran Zaevit. Lidhja Social Demokrate e mbështetur fort edhe nga ndërkombëtarët, arriti ta nxjerrë jashtë loje VMNRO- DPMNE, vetëm në sajë të mbështetjes të bashkëkombasve tanë. Ata i besuan asaj madje edhe në zona të pamendueshme pak kohë më parë si ato të Tanushës apo Haraçinës.

Kjo pra është ajo që ka ndodhur. Shqiparët e Maqedonisë për herë të parë kanë përmbysur murin e pakalueshëm që prej themelimit të këtij shteti, ku sejcili votonte për partitë e etnisë së vet.

Një pjesë e tyre, në mënyrë surprizuese, kanë zgjedhur vlerat e demokracisë, përmbi përkatësinë kombëtare; dëshirën për liri, përmbi patriotizmin folklorik; një shtet modern dhe multietnik, përmbi parimin sejcili i mbyllur në lagjen e vet.

Natyrisht që në këtë zgjedhje ka llogari dhe pragmatizëm. Ata që votuan për opozitën e Zaevit ishin të lodhur nga politikanët e vjetër shqiptarë që silleshin si nacionalistë kur bënin opozitë dhe shndërroheshin në vegla të Gruevskit kur hynin në koalicionin e tij.

Natyrisht që në këtë zgjedhje ka edhe takticizëm. Ata që vendosën të kalojnë në kampin e etnisë tjetër, bënë lëvizjen e zgjuar për të mos e dorëzuar fatin e tyre politik në negociatat pas zgjedhore të 3-4 politikanëve të korruptuar.

Ata vendosën se shqipëtarët duhet të jenë faktor i ndryshimit dhe duhet të bëhen pjesë e festës së mposhtjes së një regjimi.

Natyrisht ky proces nuk ishte i lëhtë. Dy etnitë që i ndan rrjedha e Vardarit, filluan të bashkëpunojnë kur kuptuan se kishin përballë tyre një rregjim. Kjo u bë edhe më e dukshme kur në pranverën e 2015, Zoran Zaevi plasi “bombat” e tij të famshme. Përgjimet e rreth 20 mijë qytetarëve dhe zyrtarëve të lartë, tregonin për një kryeministër që kërkonte 15 milionë euro rryshfet për ndërtimin e një autostrade, shefin e shërbimit sekret që fliste për tortura nëpër burgje, ministra që bisedonin për trukim zgjedhjesh, kërcënim mediash dhe gazetarësh e deri tek emërime të paligjshme në poste të rëndësishme.

Gjithë kjo fushatë e opozitës e damkosi pushtetin e Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit në qeveri dhe i bashkoi kundërshtarët e tij, shqiptarë dhe maqedonas në rrugë.

Për herë të parë në sheshet e Shkupit u panë në të njëjtin miting edhe flamujt kuq e verdhë edhe ata kuq e zi.

Këtë frymë e kapi e para LSDM, e cila nuk kishte rrugë tjetër veç një koalicioni të gjërë për të mundur një parti shtet.

Gjatë kësaj fushate, për herë të parë, opozita e Zaevit, e cila me një lëvizje të zgjuar antarësoi në radhët e saj edhe drejtuesin e emisionit politik më popullor mes shqiptarëve, Muhamed Zeqiri, filloi të bënte takime elektorale edhe në fshatrat e shqiptarëve edhe në lagjet e tyre në Shkup.

Duke dalë nga guacka e partisë një etnike, Zoran Zaevi shkoi edhe në bashkinë e romëve të Sutkës, pa u shqetësuar aspak nga tingujt e zhrmshëm të muzikës cigane.

Mesazh i LSDM ishte i qartë: Të vizatonte një parti që i fliste të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm pjesës së saj maqedone.

Një numër i mirë shqiptarësh i ndezën dritën jeshile këtij sinjali.

Prej një viti, mbi 10 mijë janë bërë për herë të parë anëtarë të kësaj partie maqedonase. Nëse sondazhet para zgjedhjeve flisnin për 10% të bashkombasve tanë që do të votonin për LSDM-në, kjo shifër rrezulton të jetë sot më e lartë. Në rradhët e saj tani do të ketë 3 apo 4 deputetë shqipëtarë.

Ata do të jenë përfaqësues të një Maqedonie të re, të një revolucioni të butë, që për herë të parë pas një çerek shekulli, i shembi muret politike që ndajnë dy popullsitë.

Ata, me trendin e ri që shenjuan, u dhanë sinjal edhe partive të vjetra shqiptare, se tanimë e kanë pothuajse të pamundur, të vazhdojnë aleancat me regjimin e vjetër.

Ata vendosën kahun e fitores dhe përcaktuan një histori të re. Të nisur jo nga interesi i ngushtë i etnisë së tyre, por të motivuar nga vlera që e tejkalojnë atë.

Prandaj ajo që ndodhi këtë të djelë qe një ndryshim epokal. Jo vetëm sepse shqiptarët vendosën për rrëzimin e një autokrati demode, por mbi të gjitha sepse e bënë këtë, duke shembur barrierat e vjetra të ndasive. (Lapsi.al)

11 komente në “Një revolucion ka ndodhur në Maqedoni”

  1. WEB1 says:

    Me sa duket shtëpia prej xhami i andi bushatit nuk thyhet kurre!!!te gjithe po flasin për një ri konfirmim te gruevskit ,ky flet për një pranverë te re.Gruevski edhe për pak ,por do të vazhdojë të mbajë pushtetin edhe për disa vite te tjere.Maqedonasit edhe pse kanë para syve fakte te forta kundër gruevskit ,vazhdojnë ta preferojnë

    1. Skypion says:

      Dita e djeshme ishte nje dite e zeze per shqiptaret ne Maqedoni.Nje dite sterre e zeze.
      Ishte nje dite e zeze edhe per shqiptaret ne Shqiperi,Kosove,Mal te Zi.Nje dite pis e zeze.
      Ishte nje dite e zeze,per ceshtjen kombetare ,ne pergjithesi.Nje zezone e vertete.
      Dy jane arsyet kryesore:1)percarja e shqiptareve;2)dalja ne skene e nje partie shqiptare me orientim islamik.
      Percarja e shqiptareve ka qene edhe me pare,por shpresohej qe me kalimin e kohes gjerat do te beheshin me mire.Ne fakt,u bene me keq.
      Kurse partia e re me orientim islamik,qe per ironi ka edhe nje emer qe,jo vetem nuk ka lidhje me ate filozofi,por eshte,ne thelb,e kundert me te,ishte halli mbi hall,qe u ka rene ne shpine shqiptareve plot halle ne Maqedoni por,ne afatgjate,edhe gjithe shqiptareve ne Ballkan.
      Elitat politike dhe kulturore,ato te pergjegjshmet e kam fjalen,ne mbare hapersien shqiptare ne Ballkan,nuk e kane kuptuar ende rrezikshmerine e madhe qe po paraqet ky fenomen i ri.Ceshtja shqiptare,pervec percarjes se njohur qe ka te beje,fundja me natyren e shqiptarit,do te perballet ne vazhdim,me nje njoll percarjeje te re,shume me te rrezikshme,qe vjen nga jashte e qe nuk ka lidhje me traditat tona.
      Sa per kete qe thote gazetari Bushati,vetem nje si ai,domethene vetem nje kozmopolit snob provincial shqiptar,sic edhe eshte nje pjese e madhe e gazetareve te njohur ne Shqiperi,mund ta thoshte.Dhe ishte e pritshme.Une e dija se do te mbante kete qendrim,edhe pa e shkruajtur;pikerisht.
      Eshte qendrimi i nje apatridi,qe as ia ndjen per ceshtje te kombit.
      Perkundrazi,ngazellehet se disa shqiptare kane hyre ne listat e partive sllavo-maqedone,dhe shqiptare te tjere votojne partite sllavo-maqedone!
      E nuk ka si te jete ndryshe,per kete soj apatridesh,qe qajne me lot ish-Jugosllavine e bashkim-vellazerimit,edhe pse kane qene deshmitare i produktit final te asaj Jugosllavie;qe ishin masakrat me te medha,me cnjerezore,me barbare qe ka njohur Europa, qe nga lufta e dyte.
      Lexojeni,lexojeni edhe njehere birin e Mehdi torturuesit dhe nipin e Hysni kasapit,qysh ngazellehet per shqiptare qe paskan thyer tabu e na qenkeshin rreshtuar ne partite sllavo-maqedone!
      Vereni c’ngazellim te madh ndjen ky apatrid!
      A thua se sllavet e maqedonise na qenkeshin zvicerane a franceze a hollandeze a anglosaksone a nordike!
      Dhe shqiptaret e pagdhendur,deri dje,duke u rreshtuar me keta “nordike”,na paskeshin bere nje hap te madh perpara,drejt emancipimit!
      Keta apatride bejne sikur nuk e vene re qe,sa i perket qendrimit ndaj shqiptareve,ne Maqedoni,ashtu si ne Serbi e Greqi,te majte e te djathte,socialdemokrate e liberale,komuniste e nacionaliste,kane te njejtin qendrim.
      Por,me te keqinjte ,ne keto vende,jane socialdemokratet.Me te keqinj se nacionalistet.Sepse,nacionalistet jane te sinqerte,te pakten,ne qendrimin e tyre.Eshte nje traditen ,ne vlerat e tyre.
      Por,socialdemokratet,jane hipokrite.Hipokrite te felliqur.Ata jane socialdemokrate me te gjithe,me veten e tyre,me njerezit e tyre,me kombin e tyre,me Europen dhe boten mbare ,por …….. jo me shqiptaret…!!!
      Keshtu ka qene perhere.E keshtu do te jete.Te pakten,derisa te kete ndonje mutacion social-politik.
      Bushati e di kete.Padyshim qe e di.Prandaj,qendrimi i tij eshte i perbuzshem.
      Ai nuk po ben gje tjeter,vecse po mban stafeten e marre nga paraardhesit e tij biologjiko-politike,qe ngazelleheshin nga propaganda e shokeve te tyre komuniste serbe per internacionalizmin proletar,vellazerine mes popujsh … gjithe duke bere masakra pas masakrash ndaj shqiptareve ne Kosove ,Maqedoni,Mal te Zi!
      Nuk kam gerdi me te madhe se kur lexoj shkarrashkrime kozmopolitesh snobe provinciale!
      Ta shpifin me ato moralizimet ne pergjithesi,qe i kane mesuar permendesh e i perserisin papushim!
      (Nuk e bejne kot,thjeshte per snobizem.Kane perfitim nga kjo.Punojne ne shoqata te shumta,me honorare e rroga te majme …. e shume e shume privilegje te tjera,qe mund t’u jape llapaqeneria e tyre kozmopolite)

  2. baenka says:

    Ky Andi ke quan revolucion: Fitoren e gruevskit , apo qe shqiptaret moren me pak mandate?!

  3. FAKT says:

    Ti Andi si komunist qe je ,keto idete e” bashkim vellazerimit ” te kenaqin jashte mase .Te ishte per sojin tend enverist te “bllokut” edhe shqiptaret e Kosoves duhet te pranonin autonomine nen Serbi dhe te merrnin pjese ne zgjedhjet ne Jugosllavi mendim ky i mikut tend Ben Blushi .Cfare do bej Zaevi” liberal” tani do ta shohim me vone????Por qe disa deputete shqiptare u bashkuan me LSDM-ne kjo nuk me ben dhe as me ngjall ndonje entuziasem .Me mire do ishte te kishin votuar Ziadin Selen ,njeri liberal pa u dashur te votojne Besen me lidhje Erdoganiste edhe “kuajt e vjeter Thacin dhe Ahmetin…..

  4. Lum per llume says:

    Ashtu si pranvera arabe edhe pranvera ballkanikz ka per te ngecur ne nhe shtet rezistent derisa te krijohet nje mini Siri ne menyre qe superfuqite te kene vazhdimisht ne dore fatin e popujve.
    Sikur pranvera te na vinte pa luftera do te ishte zgjidhja me e mire per ne. Mbetet te shpresojme qe kesaj here corba ballkanike te mos thartohet

  5. dash says:

    Sipas ketij “te moderuarit te madh “, shqiptaret bene mire qe ja futen vetes…paskemi qene rrace e poshter, s’na i Kane fajin te tjeret..

  6. E prisja nje rreagim te ketije kesi soi. Nje pytje. Sa maqedonas kane votuar per partite shqipetare more monster?
    Apo kjo nuk ka rendesi per ju. Normal! Per nje njeri si ju e rendesishme eshte qe sllavet te kene perparesi, pa seq ndodhe me shqiptaret kjo nuk ben problem.
    I pa fytyre dhe edepsez i ndyre

  7. basri says:

    Tani me eshte e zakonshme qe Andi Busahti, por edhe shume opinionist te Shqiperise londineze te duartrokitin cdo lloje perulje e vazaliteti mjeran te shqiptarvev para sllavomaqedonve apo, si me par, para sllavoserbve.
    Mezi pritni ti shihni shqiptaret te nenshtruare. Turp! Keto zgjedhje kane shkaktuar humbjen e shume deputetve shqiptare ne parlament duke dobesuar influencen e tyre ne miratimin e ligjeve. Po ne Diber kush fitoi? Turpi nuk ka fund.Shqiperia londineze eshte nena e cudive. ( Ne nuk do tu kerkojm falje qe po pengojm ose po vonojm njerzit si Andi Bushati qe te vellazerohen me sllavet. Por le te rij rehat ky Andi, se edhe ashtu sllavomaqedonet kurr nuk do te ju duan, perkunder simpatise suaj femijrore-mjerane!

  8. Kastriot says:

    Nuk e kuptoj nga I vjen ketij Bushatit gjithe ky zell kozmopolit. Ndoshta eshte refleksion nga koha kur jetonte ne Bllok.

  9. thjesht says:

    Jo jo e ka mire: Sllavet veç, shqipkaret veç. Keshu kompletohet idea e shqipkarise se madhe. Bashke me erdokarin baba. u qijme karet gjithe sllaveve, grekerve dhe romano saksoneve. Per koto e fundit, po e kuptuam qe nuk na mbeshtesin. Edhe pse me z,gjuarsi dhelpre, qe ndnjehere ha bishtin e vete.i kemi genjyer se ne edhe pse jemi shpirterisht me isisin u themi se jemi me properendimore se properendimoret ne bote.Ky eshte realiteti shqiptar. I fabrikuar ne fillim nga Berisha Godo e Baleta per inat te “provokimeve” te Panajot barkes.Vulen ja vuri ky huri qe kemi per kr.m. qe na del me tezen “kemi harmoni fetare” dmth kombetkare.DHE KRISHTI thote: DUAJE TJETRIN SI VETEN.Po ku te lene kanibalet njerez qe hane njerez .Duhet lufte gjak vdekJe per tjetrin edhe sikur t’a dim se vdesim vete.

  10. un dora vet says:

    Botojeni komenin tim. mos u beni si masmedjat e tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje