Numërohen mbi 90 % e votave, luftë e ashpër ndërmjet Gruevskit e Zaevit. Të dy shpallin fitore, shqiptarët të humbur nga përçarja

gruevTë gjitha partitë në Maqedoni kanë shpallur fitore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë mbajtur të dielën atje.

Rezultatet zyrtare ende nuk janë publikuar, por në rreth 90 për qind të votave të numëruara, VMRO-DPMNE ka mbajtur primatin në taborin e partive maqedonase me 38.55 për qind të votave. Pas saj mbetet koalicioni i LSDM-së, me 36.35 për qind.

Para pak çastesh, Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shpallur fitoren e partisë së tij.

Nga ana tjetër, simpatizantë të LSDM-së kanë dalë për të festuar atë që po e konsiderojnë fitore të partisë së tyre. Atyre u është bashkuar edhe Zoran Zaev, lider i këtij koalicioni.

Edhe në taborin shqiptar gjërat janë njësoj. Në rezultatin zyrtar të KSHZ-së prin BDI-ja e Ali Ahmetit, me 7.36 për qind. Pas kësaj partie renditet Lëvizja BESA me 4.77 për qind. E treta është Aleanca për Shqiptarët me 2.97 për qind të votave derisa PDSH-ja mbetet e katërta me 2.63 për qind (nga 87.03 për qind e votave të numëruara).

Ajo që është e sigurt është humbja e mandateve të deputetëve nga radhët e shqiptarëve. Për numrin e saktë të kësaj humbje ka shumë variante. Deri në nëntë deputetë më pak është thënë së paku jozyrtarisht se do të kenë shqiptarët nga këto zgjedhje. KSHZ-ja ende nuk ka përkthyer zyrtarisht në mandate deputetësh rezultatin e zgjedhjeve nga votat e fituara.

Ali Ahmeti ka shpallur fitoren e partisë së tij, por ka thënë se me hidhërim duhet ta paraqesë kumtin se shqiptarët janë humbës nga këto zgjedhje duke u thirrur pikërisht në humbjen e mandateve të deputetëve.

Billal Kasami nga Lëvizja Besa, po ashtu e ka shpallur fitoren e partisë së tij. Ai ka thënë se nga këto zgjedhje fitues janë shqiptarët, por humbi BDI-ja.

Edhe Menduh Thaçi i PDSH-së e “ka shpallur humbjen e BDI-së”. Në konferencën e tij për media ai ka thënë se e ka marrë si satisfaksion moral humbjen e BDI-së nga Lëvizja Besa, të cilës ka thënë se i jep përkrahjen e pakusht me deputetët e vet në Kuvendin e Maqedonisë.

Numërohen mbi 90 % e votave, luftë e ashpër ndërmjet Gruevskit e Zaevit, numërimi drejt fundit

Nga rezultatet e fundit të KSHZ-së, nga numërimi i 910 mijë e 041 votave (ose 94 për qind), VMRO-ja e Nikola Gruevskit vazhdon të kryesojë me 352 mijë vota ose 38.82 për qind.

Partia e dytë është LSDM-ja e Zoran Zaevit me 330 mijë vota ose 36.28 për qind, kurse në vendin e tretë renditet BDI-ja e Ali Ahmetit me 67 mijë vota ose 7.31 për qind, shkruan lajmi.net.

Lëvizja Besa është partia e katërt me 42 mijë vota ose 4.62 për qind, e pasuar nga Aleanca për Shqiptarët me 26 mijë vota (2.94 për qind) dhe PDSH-ja me 23 mijë vota (2.60 për qind).

BDI prin te shqiptarët

Kur janë numëruar mbi 80 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, BDI po vazhdon të kryesojë në garën brenda partive shqiptare atje.

Ka marrë 7.39 për qind të votave, duke lënë pas Lëvizjen Besa me 4.57 për qind, Aleancën për Shqiptarët me 2.93 për qind dhe PDSH-në me 2,60 për qind.

Edhe në rastin e partive maqedonase, vazhdon të prijë VMRO-ja, por rezultati është ngushtuar tepër. Ajo ka 38.89 për qind, në krahasim me LSDM-në që ka grumbulluar 36.27 për qind.

Zoran Zaev: Regjimi i Gruveskit ra…

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, para pak çastesh u është drejtuar simpatizuesve të tij përpara Qeverisë së Maqedonisë, ku ishin mbledhur për të festuar për rezultatet e arritura nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zaev tha se partia e tij ka fituar pasi që, sipas tij, ka fituar 52 mandate, gjegjësisht 1 mandat më shumë se VMRO-DPMNE.

“Regjimi u rrëzua”, tha Zaev.

Megjithatë, rezultatet ende nuk janë përfundimtare. Edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE, po festojnë.

zgjedhjet-maqedoni4

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *