Pasi iu “fsheh” policisë, Berisha shfaqet para Komisionit si dëshmitar

berishaTeksa kreu i Komisionit hetimor për CEZ­in, Taulant Balla, në lidhje me privatizimin e kompanisë dhe blerjen e aksioneve nga kompania çeke, ka kërkuar që në seancë deputeti Sali Berisha të merret me Polici nëse nuk vjen me dëshirë, ky i fundit nuk ia ka plotësuar dëshirën sot.

Policia ka shkuar paraditen e të hënës në banesën e ish­-kryeministrit, por nuk e kishte gjetur në shtëpi.

Në një letër që Policia i ka dërguar Taulant Ballës, sipas tyre, ata kanë trokitur por nuk e kishte hapur njeri derën.

Por më pas Berisha ka shkuar vetë në Komisionin hetimor.

Ai është paraqitur para Ballës me të cilin ka shkëmbyer akuza e kundërakuza.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...