Reagon PD: Përshëndesim opinionin e “Venecias” për Vetting-un por… Kushtetuesja vendos

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

PD-selia-655x356Reagon menjëherë PD e cila pasi përshëndet opinionin e shpejtë të komisionit të Venecias për ligjin e “Vetting”-ut, i rikthehet edhte njëherë pikës së fillimit duke treguar se ku dhe pse nuk është dakord me Vetting-un.

Njëherësh përmes një deklarate për mediat, demokratët pasi sqarojnë faktin se është Kushtetuesja ajo që vendos jo ‘Venecia’, kërkon prej kësaj gjykate të marrë pareasysh ankesën e saj.

Partia Demokratike përshëndet miratimin e shpejtë të Opinionit të Komisionit të Venecias për 4 pyetjet që i ka drejtuar Gjykata Kushtetutese për vettingun. Opinioni i Komisionit të Venecias përbën kontribut për shqyrtimin e shpejtë dhe objektiv të cështjes nga Gjykata Kushtetuese.

Komisioni i Venecias, në paragrafin 64, ka shprehur qartë opinionin se grupi i punës i përbërë nga organet që janë nën varësinë apo ndikimin e Kryeministrit (sic janë DSIK, SHKB në Ministrinë e Brendshme, DPPPP, etj), duhet të jetë domosdoshmërisht nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e plotë të Komisionit të Pavarur të Vettingut. Konkretisht, paragrafi 64 thekson se: “Për Komisionin e Venecias, konkluzioni themelor është që grupi i punës, i cili ka rolin kryesor në kontrollin e figurës dhe që përbëhet nga personel sigurie, të funksionojë nën mbikqyrjen dhe kontrollin e organeve të rivlerësimit dhe që të gjitha materialet në dispozicion të grupit të punës duhet të jenë në dispozicion të tyre”. Ky konkluzion themelor i Komisionit të Venecias konfirmon tërësisht qendrimin e Partisë Demokratike, se; procesi i kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting) duhet të bëhet vetëm nga organet kushtetuese të rivlerësimit, dhe se cdo organ tjetër qeveritar duhet të veprojë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve kushtetuese të rivlerësimit (Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve dhe Kolegji i Apelimit). E thenë qartë, paragrafi 64 i Opinionit të Komisionit të Venecias, sanksionon se vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet jo nga Kryeministri, por nga organet kushtetuese të rivlerësimit.

Komisioni i Venecias në paragrafët 46 dhe 58 çmon se është Gjykata Kushtetuese që duhet të vlerësojë nëse organet kushtetuese të rivlerësimit, kanë kontrollin e plotë mbi organet qeveritare, si kusht që ligji të jetë në përputhje me nenet 6 dhe 8 të KEDNJ-së.  

Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të përfundojë në një kohë të shkurtër shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit të vettingut, sipas të gjithë cështjeve të ngritura në kërkesën e Partisë Demokratike. Komisioni i Venecias shprehet qartë në paragrafin 15, se nuk merr përsipër të analizojë përputhshmërinë ligjit me Kushtetuten dhe legjislacionin e brendshëm. Kjo detyrë i takon vetëm Gjykatës Kushtetutese, e cila duhet të garantojë që ligji i vettingut të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Vettingu, sipas Kushtetutes është garancia e vetme për lagimin nga sistemi të gjykatësve dhe prokuroreve të korruptuar‎. Vettingu, sipas ligjit antikushtetues të Edi Ramës mbron të korruptuarit dhe kriminelët në pushtet”, thuhet në deklaratën e PD.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Reagon PD: Përshëndesim opinionin e “Venecias” për Vetting-un por… Kushtetuesja vendos”

  1. Shqipe says:

    Po dihet se çfare shkerdhatash jan kta te PD .
    Turp per shqiptaret qe i votojn

  2. Labi Vlore says:

    E paskan përktyer Vettingun sipas nevojës së tyre keta të SHQUP-it. Nuk u mjaftoi përkthimi i Zërit të Amrikës??

  3. true says:

    Wow. Wow. Wow, cpo na degjojne veshet. Hepo se mos eshte hera e pare.
    Si kofini pas te vjelave keshtu sillen dhe keta qafirat e PD-se. Po pse i ha njeri keto demagogji qe po beni more legena. Dilni para shqupit dhe therrisni fitore fitore or dertzinjte e shekullit.

  4. shqupasi i vertete says:

    Keta sjane demokrate, por pisa qe kane vrare. vjedhur e shitur te huajve pjese te Atdheut tone, si te tille kane tmerr nga vetingu. Por Vetingu do behet dhe keta pisa ne burg do perfundojne.

  5. Bardhi Tolabi says:

    O Lul zi e pune zi,bashke me Salin me zi!
    Po kush ka thene ndryshe prej Komisionit te Venecias?Komisioni i Venecias vetem sa ka “theksuar” nje kompetence,e cila eshte e shkruar ne ligj dhe nuk ka bere asnje shtese apo redaktim.Kete e ka bere per t’ju thene juve shqip:
    -Meqenese nuk dini te lexoni,po ja u bejme ne leximin,ligji eshte ne rregull dhe duhet ta pranoni ashtu sic eshte…
    Ja keshtu thote Venecia.E ka zene belaja me ju te PD-se,kete Komision,sepse ju i kerkoni “opinione” per sqarim,te cilat dhe nje qe ka aresimin 9 vjecar e kupton…Sic duket,ju nuk kini mbaruar as 9 vjecaren…
    Komisioni i Venecias nuk ka thene se nuk analizon perputhshmerine e ligjes me Kushtetuten tone,por thote se AJO E CMON LIGJIN NE PERPUTHJE ME KUSHTETUTEN,por te drejten ligjore per ta thene kete e ka Gjykata jone Kushtetuese.Krejt te kunderten e thoni ju per ti imponuar kesaj Gjykate mendimin tuaj kundershtues…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *