Shqiptarët, sa pak bujarë...

12 Dhjetor 2016, 09:36Sociale TEMA

Shqiptarët mbahen për popull i dashur dhe mikrpitës, por kur vjen puna për të dhënë para për një kauzë të mirë, për të ndihmuar të huajt, apo për të bërë punë vullnetare, ata nuk janë dhe aq të disponueshëm.

Indeksi Global i të Dhënit 2016, i publikuar së fundmi nga Instituti Caf (Charity Aid Foundation) e rendit Shqipërinë në vendin e 105 nga 140 shtete të marra në konsideratë, me 26 pikë, në përkeqësim me vitin e mëparshëm. Vendi ynë paraqitet më keq në indeksin e punës vullnetare, ku është e 114-a. Për ndihmën ndaj të huave eshte e 95-a dhe për dhurimin e parave është e 85-a.

Megjithatë, në krahasim me Serbinë, që është e 135, Bosnjë Hercegovina e 128-a, Maqedoninë e 119-a, Greqia e 137-a, Shqipëria paraqitet më mirë, raporton Monitor.

Populli më bujar dhe i disponueshëm për të ndihmuar të tjerët nga rajoni është Kosova, në vendin e 60, me një rritje të ndjeshme në raport me një vit më parë.

Në botë, kryeson Myanmar

Bota po bëhet gjithnjë e më bujare – teksa më shumë njerëz shprenzojnë kohë, të holla ose ndihmojnë të tjerët , se vitet e mëparshme, sipas Indeksit Global të të Dhënit, 2016 të CAF.

Për herë të parë, më shumë se gjysma e të anketuarve thonë se kanë ndihmuar një të huaj – një testament për dëshirën e lindur të njeriut për të ndihmuar të tjerët sa herë që ata janë në nevojë.

Që nga fillimi i tij në vitin 2010, Indeksi i CAF ka qenë i bazuar në tri tregues: A keni dhënë para për një arsye të mirë; keni ndihmuar një të huaj; apo keni dalë vullnetarë në kohën tuaj të lirë.

Indeksi përfshin të dhënat nga 140 vende në të gjithë globin që janë mbledhur gjatë vitit kalendarik 2015.

Në përputhje me vitet e mëparshme, më shumë se nëntë në dhjetë njerëz në Mianmar dhuruan para në muajin para realizimit të intervistës, duke u renditur të parët në botë. Këto rezultate të larta ka të ngjarë të jetë rrjedhojë e budizmit Theravada, të praktikuar nga një pjesë të madhe e popullsisë në Mianmar, ku ndjekësit dhurojnë për të mbështetur ata që jetojnë një mënyrë jetese monastike – një praktikë e njohur si Sangha Dana. Në vend të dytë janë SHBA-të, të ndjekura nga Australia, Zelanda e Re, Sri Lanka, Kanadaja, Indonezia, Mbretëria e bashkuar, Irlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, kjo e fundit një hyrje e re.

1 komente në “Shqiptarët, sa pak bujarë…”

  1. Alban says:

    Ca i keni keto traplliqe qe nxirrni.Robte ne Shqiperi as nuk i zejne ne goje paret qe japin. S’jane si keta langaraqet qe cdo cent qe japin ta zejne ne goje 3 here ne dite/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje