Sigurimi Shtetit dhe Ramiz Alia në Lëvizjen e Dhjetorit ‘90? Rrëfehet Besnik Mustafaj…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

mustafaj1Ish­-ministri i Jashtëm dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, deklaron se Lëvizja e Dhjetorit mban vetëm autorësinë e studentëve të Tiranës dhe nuk ishte një lëvizje e dirigjuar nga Ramiz Alia.

Për “Panorama”, Mustafaj thekson se ajo ishte absolutisht një lëvizje e studentëve të Tiranës.

Unë si një nga dëshmitarët e parë, nuk kam asnjë indikacion për të pasur dyshime të tilla. Unë besoj se ky thashethem dhe kjo lloj shpifjeje është përhapur më vonë nga vetë Sigurimi për t’i marrë vetë Sigurimi, Partia e Punës dhe Ramiz Alia meritat.

Ajo ka qenë një lëvizje vetëm e studentëve dhe pastaj intelektualët e Tiranës, Sali Berisha, Gramoz Pashko dhe të tjerë që u bashkuan me lëvizjen shkuan në mbështetje të saj dhe sigurisht me përvojën, kulturën dhe aftësitë e tyre politike i dhanë dimensionet, për të cilat kishte nevojë

Shqipëria. Nuk ka asnjë dyshim për mua dhe nuk do të ketë kurrë se Ramiz Alia, apo Sigurimi i Shtetit, apo dikush tjetër e ka iniciuar këtë lëvizje”­ thotë ai.

Sipas Mustafajt, “nuk mundej ai sistem të dirigjonte një lëvizje që do ta varroste. Edhe logjika më elementare e rrëzon këtë ide. Unë  personalisht dal garant dhe vendos “të dyja duart në zjarr” se nuk ka dorë as Ramiz Alia dhe as Sigurimi i Shtetit në Lëvizjen e 8 dhjetorit”.

Mustafaj mbështet edhe propozimin e Bashës për hapjen e Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sipas themeluesit të PD-­së, ky proces nuk është i vonuar, por duhet të japë rezultate konkrete përpara zhvillimit të zgjedhjeve, pasi në të kundërt nuk do të kishte asnjë vlerë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Sigurimi Shtetit dhe Ramiz Alia në Lëvizjen e Dhjetorit ‘90? Rrëfehet Besnik Mustafaj…”

  1. tonini says:

    Po ju ku keni qene?

  2. orli says:

    Besooooo…..shabaaaaaaaaan, ja ke fute kot plako!jo se nuk e di por je pjese e lojes, ti shok i ngushte me cifteline dhe baxhellen ballaurin(gojet e liga thone se e benit treshe kuptohet per hir te demokratizimit te jetes postkomuniste) kuptohet qe do mbrosh kete linje.Do ishte me e ndershme ta mbyllnit halen se te na servirni genjeshtra qe nuk ua beson kush!

  3. Ilia says:

    Prap ka pire ky, apo ka humb lek ne bixhoz. Por, ku kishte shanc njeri te dilte e te rrezonte pushtetin e Enver Hoxhes pa deshiren e bllokut. Budallenj po na ben? Nje urdher pritej dhe behej kasaphana. Ik o Besnik ktheji leket borxhlinjve se nuk ka mbetur me gje per te komentuar per ate periudhe

  4. oldman says:

    Garancia e B. Mustafajt eshte e pavlefshme sepse ai, bashke me Berishen e te tjere u dergua nga vete Ramiz Alia tek qyteti i studentave. Eshte e vertete qe revolta popullore kunder regjimit u perqendrua me protesten e studenteve, qe lindi vetvetiu, por rrjedha e ngjarjeve, fillimisht e kontrolluar dhe me pas e drejtuar nga te derguarit e Sigurimit dhe te Partise, beri qe ajo, praktikisht ne Tirane, te institucionalizohet nen drejtimin e njerezve te zgjedhur nga Ramiz Alia. Ne qytete te tjera, nder nismetaret, pati shume te infiltruar nga ana e Sigurimit te Shtetit, por forumet e rretheve ne legjislaturen e pare te Kuvendit popullor, munden te zgjedhin edhe njerez me reputacion dhe ideale demokratike. Sidoqofte, ne zgjedhjet e dyta pluraliste te 1992, por edhe ato vendore, vershuan te emeruarit anonime, pa personalitet dhe ne shumice qe kishin dosje bashkepunimi me Sigurimin e Shtetit. Ne kete menyre u eliminuan pothuajse te gjithe nismetaret qe nuk i bindeshin diktatit te Sali Berishes, i cili nuk eshte gje tjeter vecse pjelle e Ramiz Alise dhe vete Partise se Punes. Jo vetem PD-ja, por edhe partite e tjera te pluralizmit jane krijesa te sajuara nga “nena Parti” qe i sherbejne vetes dhe kastes qe i krijoi, ne kurriz te popullit dhe pasurive kombetare. Vitet qe pasuan dhe deri me sot, e vertetojne qarte mashtrimin e madh te shqiptareve.

  5. kasem gahinji says:

    tani qe dole ti garant na binde.a je nga klani tropoja ti?po azemi?a ka patur azemi lidhje me sigurimin?po me udb?po saliu?a me spjegon dot se kush i fshehu saliun dhe azemin ne janar,shkurt te1991 ne nje vile ne periferi te rromes,dhe kush e pagoi qerane e viles.?cfare funksioni kish ky prson ne ambasade?po ti pse behesh garant?a te lidh gje ty me ndersherine e ketyre intelektualeve?zoteri ,nuk lahet muti me shurre.levizja studentore,pavarsisht idealit dhe sakrificas se atyredjemve dhe vajzave,umaipulua nga njerez te sigurimit dhe spiune te te huajve.ku i ke sot ata qe kane qene iniciatoret elevizjes?

  6. Albano says:

    Po paltesyte e bardha me nje model te vecante dhe qe kishin dale nga nje garderobe,kush ju a pagoi o Besnik.

  7. saliu says:

    Shko tregoja ndonje te marri apo katundari keto perralla o Besnik. Si na dolet ne krye te levizjes se dhjetorit ju qe vinit nga malet me valixhe druri ne Tirane dhe kishit marre poste ne nomeklaturen e kuqe si “besnike te partise”? Ju qe ullinjve i thonit “kakerdhi”, ju qe domateve i thonit “patelxhana” dhe kur skuqeshin domatet apo beheshin per tu ngrene thonit ” u prishne patelxhanat hudhja lopes tashti” sepse ishit mesuar ti hanit vetem jeshile. Mesuesit vinin nga Tirana dhe kur ju mesonin germen e pare te alfabetit te ilustruar ne ” arren” ju femijet perparimtare dhe demokrate” bertisnit ne korr kokrriqi. Ku dreqin e moret ju kete edukim “demokratik” ne maje e hukurave” apo tek dyqani qe bente riparime kepucesh e rripa mesi Azem Hajdari. Ju keni qene, jeni dhe do te vdisni “MERCENARE”. I keni kenduar , kapidanit nder shekuj, Zogut, Enverit, Saliut, Nanos, Rames, Metes dhe do te vazhdoni si mercenare qe jeni ti kendoni kujtdo qe vjen ne pushtet. Po si bukeshkale qe jeni i mohoni Ramis Alise (komunistit te ndyre) qe ju zgjodhi pikerisht ju per te qene ne krye te demokrateve ” te pa gdhendurit ne krye”, fatekeqesia me e madhe per popullin shqiptare, . Ai e beri kete pikerisht qe populli ti kujtonte me nostalgji komunistet e ndyre si ai vete. Ramiz Alia e deskretitoi demokracine shqiptare duke jua besuar Juve me kompani. Turp per te e per ju te gjithe dhe mjere populli shqiptare e Shqiperia.

  8. Nik says:

    O Besnik mos genje shum..se ne ate kohe ka pas emra te tjere per te kontatuar studentet, i pari ne propozim ka wen Memet Elezi,ai nuk pranoje….! I dyti nuk me kujtohet mir emri. Dhe i treti ka qen Berisha qe pranoje menjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *