Zyrtare: Ronaldo është fitues i “Topit të Artë”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ronaldoCristiano Ronaldo është fitues i trofeut “Topi i Artë”, që këtë vit akordohet vetëm nga “France Football”.

Sulmuesi i Realit të Madridit dhe përfaqësueses portugeze ishte padyshim favoriti kryesor për të fituar për shkak të triumfeve në Ligën e Kampioneve dhe në Europianin e Francës.

Për Cristiano Ronaldon kjo është hera e katërt që fiton “Topin e Artë”, pas atyre në vitet 2008, 2013 dhe 2014.

Tani synimi i luzitanit është të fitojë edhe trofeun e “FIFA The Best”, që e sheh atë favorit kundrejt Lionel Messit e Antoine Griezmann dhe që do të dorëzohet në ceremoninë e 9 janarit në Zyrih.

Ronaldo e përshkroi këtë fitore të radhës si “ëndërr e bërë realitet”.

“Është përsëri një ëndërr e bërë realitet. Asnjëherë nuk e kisha imagjinuar që do ta fitoja këtë trofe katër herë. Jam shumë i lumtur dhe i përmbushur. Kur e ke për herë të parë, emocionet janë të veçanta, por sot ndihem njëjtë si në vitin 2008”, deklaroi Ronaldo.

Portugezi nuk harroi të falënderonte shokët e skuadrës te Real dhe kombëtarja luzitane, pasi sipas tij, nëse ata nuk do t’ia dilnin, as ai nuk do të merrte këtë trofe.

“Dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës në përfaqësuese dhe tek Real Madrid. Jam shumë krenar dhe i lumtur. Nëse Reali dhe Portugalia nuk do të fitonin ato trofe, as unë nuk do ta fitoja ‘Topin e Artë’, prandaj gjithmonë e vë skuadrën të parën”, vijoi Ronaldo.

Më shumë se portugezi, “Topa të Artë” tani ka në koleksionin e tij vetëm rivali i tij, argjentinasi Lionel Messi, që numëron 5 të tillë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *