A është Diaspora tejet e politizuar?

13 Dhjetor 2016, 18:44Blog TEMA

Nga Kolë Gjoka*

Samiti i Diasporës më së fundi u realizua. Nuk besoj që ishte, por edhe nuk pritej të ishte një Samit i përkryer. Ishte një fillim i mbarë, por edhe një guxim i organizatorëve.

Gjatë viteve, në aktivitete të ndyshme dëgjohej nevoja e mungesës së një organizimi të tillë, dhe më e keqja kur për këtë ankoheshin tek të huajt. Disa nga ata që qaheshin për mungesën e kësaj iniciative, nuk ishin pjesëmarrës në Samit, megjithë mundësit reale dhe tranparente për të marr pjesë.

Pa dashur të hyj në arsyet e vonesës së këtij Samiti mendoj se jemi krejt në fillim të një marrëdhënie të re me Atdheun.

Hapi i parë erdhi, tani është radha jonë !

Mendoj se ne kemi shumë energji pozitive të ndihmojm Atdheun !

Por a mund të ndihmoj sa duhet një Diasporë tejet e politizuar ?

Patjetër që mundësit tona janë të shumta, edhe të atyre që për një arsye apo tjetër nuk ishin pjesë e Samitit.

Së pari, jemi ne vetë kontakti i parë i të huajve me shqiptarët, dhe kur ne prezantohemi jo mirë, me urrejtje për njëritjetrin atëhere është një fillim shumë i keq.

Mendoj që duhet të jemi ne të parët që duhet të ofrojm një model Europian të menduari dhe të vepruari. Të mos biem në batakun e interesave cinike dhe personale të politikanëve të veçantë.

Së dyti, besoj se diaspora jonë mund dhe duhet të bëjë më shumë për Shqipërin aty ku jeton dhe punon, për të përmirsuar imazhin tonë, ose të kthehet në Shqipëri e të bëhet pjesë e politikës së ditës. Atdheu nuk mund të shikohet vetëm me dylbi dhe ta vlersojm nga muhabetet e kafeneve.

Së treti, ne si diasporë, nuk duhet tja lejojm vetes që për disa “grosh”, disa komplimenta në fb apo diku tjetër, të bëhemi vegla të segmenteve të caktuara.

Shqipëria është pjesë e Europës, dhe vetëm së bashku me partner tanë perendimor do ta bëjm Shqipërin si gjithë Europa !

Unë besoj në atdhetarizmin e Diasporës.

*Kandidat i CDU në Bundestagun gjerman

5 komente në “A është Diaspora tejet e politizuar?”

  1. Samiu says:

    E shifni merr burra ku o katanis bota ,KOLA prej malciet ne parlamentin Gjermon!!!Dite te zeza e presin njerzimin ,Kolet dhe HAJDARET do komandojne Europen mbas disa vitesh.

  2. kastriot says:

    Diaspora nuk eshte tejet e politizuar.Jane thjesht shqiptare qe kundershtojne njeri tjetrin pa ditur se perse,pa patur as llogjiken elementare,pak a shume tifozllek.

  3. REZI says:

    i shkreti Sami…qënke bërë për të qarë hallin. Pse duhej Samiu që të ishte në parlamentin gjerman? Puno si Kola, vlerëso punën e atyre që punojnë, se thashethemja s’të jep bukë.e se kush e komandon Europën në të ardhmen, janë të tjerë që vendosin, s’të ka mbetur ty ta përcaktosh. Samiti tregoi se ata që e duan Shqipërinë s’e duan për interes por se është vëndi i tyre dhe duan ta shohin sa më mirë.

  4. ana says:

    C’eshte ky nivel elementar pyetjesh dhe pergjigjesh!!

  5. Shaban Marina says:

    Shqiptaret, nuk e kuptoni dot se ne ç’gjendje jane? U them une: jane te perçare, pikerisht se s’jane te politizuar me idene e kompaktesise kombetare qe I thone Nacionalizem apo Ballizem. Shqiptaret jae te percare se jane edukuar nga nje ane me klerikalizmin kozmopolite dhe nga ana tjeter me internacionalizmin proletar pa prone, pa kombesi pa atdhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje