Andi Bushati: Rama, kopja qesharake e Erdoganit

13 Dhjetor 2016, 18:14Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Tashmë nuk përbën më asnjë çudi, që njësoj sikurse “vëllai i tij” Erdogan, Edi Rama i urren mediat kundërshtare. Ai ka bërë një sërë tentativash ligjore, që nga përfshirja e shpifjes në kodin penal e deri tek projektligji që i trajtonte mediat online njësoj si të brendshmet seksi që blihen në internet, vetëm e vetëm për t’i dhënë një kornizë ligjore, betejës së tij verbale me “portalet e kazanit”.

Pikërisht kësaj mendësie i është shtuar së fundi edhe një nismë për të mbyllur faqet online gjatë fushatës elektorale. Ajo parashikon që shpërndarësit kryesorë të internetit në Shqipëri të bllokojnë pa urdhër gjykate ato media online, që bëjnë propagandë elektorale dhe që për më tepër janë të paregjistruara.

Në pamje të parë problemi duket real.

Në tregun mediatik shqiptar nuk ka pak portale të paregjistruara, që bëjnë konkurrencë të pandershme, që nuk i njohin organet tatimore shqiptare e që për më tepër nuk kanë si objektiv një informacion të paanshëm dhe të ndershëm.

Ky treg mund të quhet pa frikë kaotik dhe dezinformues.

Nga ana tjetër, debati i madh që u hap pas fitores së Donald Trumpit në SHBA, që u ndihmua edhe nga përhapja e lajmeve të rreme në internet, ka ngritur pikëpyetje globale në lidhje me rregullimin e tij.

Por, pavarësisht nga këto devijime të lirisë së fjalës dhe të funksionimit të demokracisë, mendësia çensuruese që po demonstron Rilindja, më shumë sesa frikësuese duket qesharake.

Projekti i saj për të mbyllur ato media (të cilat unë personalisht as nuk i lexoj dhe as nuk i respektoj, gjithnjë duke u njohur të drejtën për të mos u gjykuar nga pushteti) është thjeshtë një utopi e nxitur nga mllefi, më shumë sesa nga arsyeja.

Le të imagjinojmë për një moment sikur qeveria, do të urdherojë, AMC dhe Vodafonin, Abisnetin dhe Abcomin, të mos u përcjellin më abonentëve të tyre, një portal, që sipas spin doktorsave të Ramës, bën propagandë dhe shpif. Ata nuk do të kenë kurrë mundësi ta bëjnë të plotë këtë gjë. Sepse për fatin e tyre të keq gjenialiteti i teknologjisë, ka shkuar shumë më larg sesa mendjet e mykura nga çensura.

Ka disa mënyra që lexuesit e këtyre portaleve të vazhdojnë t’i lexojnë ato duke ndryshuar DSN-te e Google apo VPN (rrjet privat virtual) e tyre.

Për më tepër që këto media online i shpërndajnë lajmet e tyre edhe përmes faqeve në Facebook dhe në Twiter. A mos i ka shkuar mendja Ramës dhe rilindasve të tij të zellshëm të urdhërojnë edhe Mark Zuckerbergun që të mos i shqetësojë për zgjedhje?

Të njëjtën mendësi prej tirani shfaqi pas protestave në parkun Gezi dhe, sidomos kur i shpërthyen në rrjetet sociale denoncimet për korrupsionin e vet dhe të familjarëve, edhe modeli i Edi Ramës, “vëllai i tij” Erdogan.

Despoti i Bosforit shkoi deri aty sa vendosi të bllokojë You Toube, Facebook dhe Twiter në pranverën e vitit 2014.

Por shpejt, Erdogani u shndërrua në qesharak. Qytetarët filluan t’i shkruajnë si sllogane nëpër mure kodet DSN ( 8.8.8.8.) që bënin të mundshëm shmangjen e bllokimit. Vetë rivali i tij i atëhershëm, presidenti Abdullah Gyl, që nuk njihej si një përdorues i madh i twitter shkroi një cicërimë në llogarinë e tij: “Të bllokosh këtë platformë është e pamundur”.

Shumë shpejt e gjithë nisma u shndërrua në qesharake dhe njeriu që ëndërron të bëhet një sulltan i ri, iu rikthye metodave tradicionale të autokratëve. Ai çoi policinë nëpër redaksi dhe hapi dyert e burgjeve për gazetarët.

Pa arritur deri këtu, as Edi Rama nuk e fiton dot betejën që e ka aq për zemër me mediat online. Ai mund të përpiqet, mund të arrijë dhe t’u bllokojë aksesin e plotë tek publiku, por kurrë nuk do t’ia dalë t’u mbyllë gojën.

Për fatin e keq të despotëve, bota e re virtuale i ka vënë ata sa përpara kritikave të mprehta e serioze, po aq edhe përballë fyerjeve, sharjeve dhe mashtrimeve.

Por, sado të drejta apo të pandershme qofshin ato, ajo u ka hequr atyre pushtetin e pakufishëm të censurës.

Prandaj dhe nisma e re e Rilindjes, për të mbyllur dhe bllokuar një pjesë të mediave online gjatë fushatës është e pamundur.

Më shumë sesa një realitet i arritshëm, ajo është një përpjekje qesharake. Vetëm një tentativë e kotë për të kopjuar kryqëzatat idiote të Erdoganit. Vetëm një dëshmi më shumë, që na tregon se deri ku mund të shkojë Edi Rama, për të luftuar me ata që nuk e pëlqejnë. (Lapsi.al)

20 komente në “Andi Bushati: Rama, kopja qesharake e Erdoganit”

  1. Ladi says:

    Ik mor pirdhu cope halabaku. Po ju te Temes pse i jepni hapesire ketij? Lapsi i tij po zhytet cdo dite e me keq ,me kete hapesire ju thjesht sa ja shtoni klikimet me shume atij,se ju.

    1. Haaaaa says:

      Dordoleci gazetaruc ,Andi Bushati,kopje karikature e Osman Gazepit!

    2. tfgs1 says:

      SAKT,Bushati,por e keqja eshte se ai vend vec krimineleve sunite e shiite nxjerre edhe shume te tredhur[atheoi] si Rama,Ngjela apo ndonje tjeter…………dhe kjo eshte FATALE!

    3. .. says:

      “Kopja Orgjinale”= me “Cirak dhe sherbetor i Erdoganit”…..ngadal-ngadal e kuptuat per ke po punon Ramy….e ka Tredhur Turku, e ka bere Synet dhe nuk ka nga te shkoje. Vertetohen dita dites theniet e Grekut, qe “Ramy eshte bere Vegel Otomane”.

    4. .. says:

      Te shaven Baben o Latif !!!…shume gabim, uuuusht…milet edepzez, sahan lepires.

    5. emigrant says:

      Se e mendon ndryshe nga ti nuk do te thote qe ta quash “cope halabaku”. Nuk e njoh fare kete gazetar ,edhe si person megjithate shoh qe ai ka mendimin e vet. Kjo eshte e keqja e madhe e shqiptareve. U rriten dhe u edukuan ne diktature. Tani ne demo e kane te veshtire te gjykojne e te arsyetojne. Politika e nderuar komentues nuk eshte skuader futbolli “je me partizanin apo me skenderbeun”. Poltika eshte dicka serioze sepse nga politikanet varen fatet e nje kombi. Ne Shqiptare jemi mendjmedhenj, i dime te gjitha, nxehemi si “pushka e jevgut” dhe arsyetimin e leme ne fund te gjerave. Megjithate ka akoma kohe , do te rregullohemi………..

  2. Eri says:

    Andi ore bajgë,prap të ka zën diarrea verbale more nip komunisti

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Mediat e paregjistruara dhe shpifese nuk jane vetem per kryeministra o Busho.. Rama do vijne e do ikin por rregullat duhet te jene te barabarta per te dyja anet.. Nuk ka demokraci ku ti thua cfare te duash dhe ul dinjitetin e personave qe kane poste publike.. Busho, e paske kap keq me Ramen..

  4. Shtepia me GJETHE says:

    Pershendetje !Dikur aty ku eshte sot Piramida ka qen nje fushe sporti ku luhej volejboll,dhe perball ka banuar KADRI HAZBIU,nje nga ish-shoqeruesit e KADRIUT kishte te dashur njefare VERA KAPO (BUSHATI) ,Nje dite ky informacion i vete HYSNIUT ,e ky i ankohet KADRIUT per kete gje .E di ky idjoti pergjigjn gjeniale qe i dha KADRIU SPIUNIT TE PARTISE (BESNIKUT) HYSNI KAPO. .Shoqeruesi me tha. shef Vera nuk eshte e dashura ime por nje loder qejfi ne duart e mija.Pra ky ANDI BUSHATI pse e pyet veten ndonjeher kur i jati ish punonjes per internimin e njerezve kopje e kujt eshte??.Apo te pyesi VEREN cmendim ka per baben e ketij karagjozi se ne ambjentet e kohes athere ,shprehej bure desha bure mora lum un per punen qe ka im shoq.

  5. Moni says:

    Po rri o Andi, se je bere kopje qesharake e vetes tende. Ne Shqiperi nuk vendos ti dhe kush ka nje portal, por votat e njerezve te thjeshte, te cilet mendojne se nuk ka qelbesire me te mire se Rama.
    -Perderisa nga krahu tjeter te hiqen sikur nuk kane humbur kurre, dhe te vazhdojne me Nokeret e Mulerat, me mire nje qelbesire si Rama, te cilin e shan dhe nuk te gjen gje, se sa te kesh frike te flasesh se te thyejne brinjet larot dhe te lene pa pune rrugeve.

  6. a says:

    po nje mut eshte dhe edi dhe erdocari te dyve u vjen fundi

  7. Albani says:

    Po te jete Rama kopje e Erdoganit,ti i bie qe te jesh kopje e jashteqitjes se RAMES o Andi halabaku.

  8. grag says:

    O endi prape pordhac ti! S,ke marre leket per sot? Po ti ishe mire dje me ate analizen per zgjedhjet! C pate mer cun! Ke ngel pa teme?A po te kapi Luli si puna e Donaldit femrat? Pordhe madhe ! Po erdoja ka arrestu e fut ne burg mbi 6000 persona, gazetar, profesor, ushtarak! Edi asnji! Po ti ske bythe tae perballesh,prandaj! Sala te ka quajte ty komplotist tu pi kafe! Ato mediat e di mire tio qe gjoben me te vogel ne ketij maskarai e kishin jo me pake se nje miljon euro! ( pervec ty dhe sandrit kur ishit ne dashni!) Paske rreshqit! Je rende or Mik! Se di si je me paret! Po na ndihmo duke mos shkruatur me! Faj ka edhe Mero qe te nxjerre ty ketu ne fushe te mejdanit! Se kupton, shume servil dukesh, per para per emer dhe per … Edukate e vjeter e bllokistave bq! Eh, pordhaci trim i gjyshit Capo!

  9. kleptofagos says:

    O popull, pervec mercenareve qe rrojne me pagesen e padroneve te tyre!
    Nuk jeni ne stadium dhe nuk ndertohet shteti ligjor e demokratik me sharje, ofendime dhe tifozllek te semure!
    Behuni te aresyeshem dhe mendoni se cfare do te fitoni per te cuar ne shtepite tuaja me shume mireqenje!
    Berisha, Meta dhe Rama, me klanet e tyre i kane zgjidhur me kohe problemet e veta dhe u duhet populli, vetem si mish per top qe te ruajne pushtetin dhe pasurite e tyre te vjedhura. Degjoni me urtesi cdo ze kritik dhe mos aprovoni symbyllur cdo mashtrim te radhes.

    1. Albani says:

      Ik more pirdhu dhe mos u bej mutofagos.
      Mos shikon ndonje ngjashmeri te Rames me Erdoganin ti,pervec deshires se tyre per te bere shtet dhe per tjua plasur ne fytyre fashisteve Greke te Kameleonit dhe Kasidhjerit?.
      Sa per vjedhje dhe hajdutllik po te them se keto dukuri nuk zhduken kollaj,aq sa jane zhdukur ne Greqi apo Itali.
      Mbaj flamurin e Agimit te arte ti,dhe na bej opoziten ndaj Rames.

      1. kleptofagos says:

        @albani
        Je mercenar hallexhi apo thjesht tifoz? Sidoqofte, a mund ti pergjigjesh pa sharje pyetjes me poshte:
        Si mund te zhduken vjedhjet tek ne, kur hajdutet dhe kriminelat i kemi ne sallen e parlamentit, bash nga listat e kryetareve, por edhe nga votat e tua? Sa per Italine e Greqine, jane dyndur me refugjate shqiptare qe kane preferuar me mire atje se ne vendin e tyre, por une nuk ja qaj hallin atyre sepse nuk ja dal dot halleve te mia..

  10. says:

    Dhe kristaqi s’merrej me të.

  11. DETARI Atlantidhes @ says:

    te gjithe antishqiptaret jane hedhur ne sulm .
    do te vije dita qe te mesohet se nga u vijne ceqet ketyre !!!!!!!!!!!!kuptohet qe i vijne nga Moska por ,ta mesojne dhe kelyshet e forumeve………dhe te vendosin se me cfare kategorie jane,me shqiptaret ….apo me plehrat e shoqerise!!!!!!

  12. Jimi says:

    Vetem nje gje duhet te dish ti more nipce! Nese Rama do te kishte sikur edhe nje fije ngjashmerie me Erdoganin, ti sot nuk do te beje hije mbi toke. E kunderta po ndodh ! E lexove RD-en e sotme se cfare kercenimi brutal i bente Rames? e degjove qoftelargun qe edhe pse fliste per nje ngjarje te viteve te kaluar e shfrytezoj ate per nje kercenim te ri ndaj Rames? Ne keto situata ti merr guximin te kritikosh Ramen , per autoritarizem e per ku di un cfar? Turp! njemij here turp! Ty more djale jo vetem te mungon etika gazetareske, por ty te mungon edhe solidariteti njerzor. Monstra! qe jeni leshuar si hienat per te qemtuar ndonje karkase! E keni kote! E vetmja karkase qe mund te kenaqe instinktet tuaja barbare e kanibaleske eshte ajo e qoftelargut ( gje qe edhe pse ai e meriton, nuk ja uroj) ai duhet ti nenshtrohet nje gjykimi instuticional dhe te drejte.

  13. Adi says:

    Po ik o nipi I Vito Kapos qe i thur lavdi terroristit islamik Mehmet Shehu, sepse Populli Shqiptar ka alergji nga soji juaj.Si nuk u vjen turp qe delni ne publik dhe jepni leksione, a keni fytyre ju apo jo ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje