Banka Amerikane e Investimeve feston Përvjetorin e Licensimit

abiDitën e hënë dt. 12 Dhjetor 2016, Banka Amerikane e Investimeve organizoi një pritje me rastin e 1-vjetorit të licensimit të saj nga Banka Shqipërisë. Përgjatë një viti ABI Bank ka patur një ecuri mjaft pozitive të përkthyer në shifra dhe arritje të rëndësishme.

Ceremoninë e nderuan me pjesëmarrjen e tyre përfaqesues të qeverisë, Z. Jeffrey Bowan, Këshilltar  për  Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare në Ambasadën Amerikane, përfaqësues të kabinetit qeveritar, organizatave ndërkombëtare në vend, si edhe klientë të Bankës Amerikane të Investimeve.

Prezentë ishin gjithashtu përfaqësues të lartë të investitorëve amerikanë të NCH Capital Inc Z Gregory Katz, Kryetarja e Bordit Drejtues, Znj. Kathryn Swintek dhe anëtarë te tjerë të Bordit të Bankës Z Rezzo Schlauch dhe Z Mark Crawford.

Në fjalën e tij Z. Andi Ballta u shpreh: “Në përvjetorin e parë banka është më e madhe, më e sigurtë, më likuide, dhe me fitim. Ulja e shpenzimeve dhe e kredive të këqija ka dhënë rezultate shumë të mira. Ne do vazhdojmë të konsiderojmë të gjitha oportunitetet dhe hapësirat që ofron forcimi i ekonomisë shqiptare si dhe mungesën e efikasitetit në tregun lokal dhe rajonal brenda industrisë. Slogani ynë është: “Investo në Optimizëm”! Ne respektojmë dhe admirojmë punën e palodhur të klientëve tanë të mrekullueshëm, të vendit dhe njerëzve. Përveç shumë sfidave, kemi punuar gjithashtu me kompani shumë të mira, të cilat kanë ndërtuar një biznes të suksesshëm gjatë këtyre 25 vjetëve. Ne duam që klientët tanë të ndihen të qetë, të sigurtë, të mirëpritur dhe të veçantë.”

Ndërkohë përfaqsuesi i investitorëve amerikanë Z.Gregory Katz theksoi: “Ne jemi të kënaqur me performancën e vitit të parë. Banka e ka kaluar fazën e konsolidimit dhe optimizimit dhe tani fokusi do të jetë në dhënien e shërbimeve dhe produkteve të reja.”

Z.Mark Crawford tha se banka do të vazhdojë të jetë një shembull shumë i mirë suksesi i një investitori të fuqishëm dhe afatgjatë. Për më shumë flasim për një investitor amerikan që ka pothuajse 10 vjet nëShqipëri dhe ka rritur nivelin e investimeve.

ABI Bank zotërohet nga NCH Capital, një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë me qendër në New York dhe me mbi 3 miliardë dollarë nën administrim.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *