FOTOT/ Çuditë e shqiptarëve me shtesat e pallateve, shkallë me spirale nga kati i 5-të

13 Dhjetor 2016, 18:59Sociale TEMA
FOTOT/ Çuditë e shqiptarëve me shtesat e pallateve,

Çuditë shqiptare gjatë këtyre 25 viteve nuk kanë fund. Ambicia për t’u zgjeruar sa më shumë duke  bërë të fortin në kurriz të komshinjve, por dhe mungesa e zbatimit të ligjit, ka krijuar një situatë kaotike në ndërtimet në kryeqytet.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto të publikuara në twitter nga kryebashkiaku Veliaj, një qytetar që ka në pronësi një apartament në një pallat 5-katësh të para viteve ’90, ka bërë një kat shtesë, ndërsa ka përshtatur edhe shkallët me spirale përmes ballkonit.

Por falë ndërhyrjes së punonjësve të Bashkisë së Tiranës, kjo hapësirë e përbashkët do t’u rikthehet sërish banorëve duke rritur edhe sigurinë për ta.

 Bashkia e Tiranës ka nisur edhe projektin për bashkëpronësinë dhe ‘administratorët e pallateve’, i cili synon krijimin e një rrjeti punonjësish të përzgjedhur nga Ju dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës, të cilët do të gjenden pranë komunitetit për t’i dhënë zgjidhje problematikave që lindin prej bashkëpronësisë.

Projekti pritet që të sigurojë mirëmbajtjen e ambienteve të bashkëpronësisë, duke moslejuar degradimin dhe shndërrimin e tyre në një problem për të ardhmen.

Kjo nismë do të ndikojë në uljen  e mundësisë së shfaqjes së problemeve të vazhdueshme, do të ulë shpenzimet si dhe do të sjellë më pak stres në përditshmërinë tonë.

2 komente në “FOTOT/ Çuditë e shqiptarëve me shtesat e pallateve, shkallë me spirale nga kati i 5-të”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Spirale e kemi dhe arsyetimin..

  2. kapllani nga tajvani says:

    mir mo mir. ky ja paska fut pordhes duke ndertu barrak n maj t pallatit. ktij I prishet kollaj,por ca ti bojsh atij pallatit perbri qe I ka zon frymen ktij t vjetrit. ca ti bosh atij pallatit te kohes se demokracis qe esht ndertu sipas parimir bashkijak postkomunist “gjej vend dhe nderto”.
    kush ja ka dhon lejen e ndertimit atij qe esht ndertu ne oborr te ktyne fakirve t vjeter?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje