Ikën ambasadori shqiptar në Greqi, lëvizjet në diplomacinë shqiptare. Emrat e rinj..

dervishiNë një kohë që marrëdhëniet me Greqinë janë tensionuar, ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi duket se do të lërë punën e tij si ambasador.

Në vend të tij është propozuar Ardiana Hobdari, e cila momentalisht mban detyrën e ambasadores shqiptarë në Këshillin e Europës.

Gjithashtu, Selim Belortaja është propozuar si ambasador i Shqipërisë në Kinë.

Momentalisht është Andi Xhoi që mban detyrën e të ngarkuarit me punë në këtë vend.

Emërimet e reja:

Selim Belortaja, i propozuar të emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, rezident, si dhe jorezident në Republikën Popullore te Bangladeshit, ne Republikën Popullore Demokratike te Koresë, ne Republikën e Koresë, ne Republikën Socialiste te Vietnamit dhe ne Mongoli;

Ardiana Hobdari, e propozuar të emërohet Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplote e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë, rezidente, si dhe Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplote e Republikës se Shqipërisë ne Republikën e Qipros, Republikën e Tunizisë dhe ne Republikën e Armenisë, jorezidente.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Ikën ambasadori shqiptar në Greqi, lëvizjet në diplomacinë shqiptare. Emrat e rinj..”

  1. tfgs1 says:

    EXO ”dervishet” nga toka e Zotit ,Greqi!
    asnje vrromotourko stin Athina tis DIMOKRATIAS!

    1. xxxx says:

      Pa gjermanin Athina ishte me turke se Turqia hahahahaha more karajevgjit Ponti

    2. Dule biondi says:

      Duket se te ka bere efektin e duhur ne tru m… i turkut, sepse te duket perhere prifti gomar dhe nuk le rast pa hapur kapakun e pusetes.

  2. ALBAN DEGA says:

    KRENAR PER VEPRIMTARINE TENDE DASHNOR DERVISHI !

    Jo vetem une por cdo shqiptar duhet dhe krenohet
    me veprimtarine tuaj si diplomat atdhetar, bashkekohor, demokrat, qytetar
    Uroj qe gjithnje veprimtaria, jeta, puna, emri juaj Zoti Dashnor Dervishi te mbetet burim krenare dhe shembull per cdo diplomat shqiptar e shqiptar !

  3. Naun Gugu says:

    Ardiana Hobdari eshte kusherira e pare e gruas se ministrit Bushati. Me ardhjen e ministrit Bushati, Ardiana, nga sekretare e pare u be menjehere ambasadore e RSH prane Keshillit te Europes, dhe tani do te behet ambasadore e RSH ne Greqi. Do zoti nuk grindet me greket dhe i çon punet akoma me keq se çjane me Greqine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *