Ministrat e BE në Bruksel për negociatat, Hahn: Do gjejmë zgjidhje në interes të shqiptarëve

13 Dhjetor 2016, 12:34Politika TEMA

Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese shqiptare është ende duke u menduar për të dhënë vendimin pas opionionit pozitiv të Komisionit të Venecias për ligjin e “Vetting”-ut, BE është shumë aktive në procesin e diskutimit të evndimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian është mbledhur sot në Bruksel ku do të shqyrtohet edhe rekomandimi për Shqipërinë për çeljen e negociatave.

Në nëntor të këtij viti, KE i rekomandoi Këshillit të Ministrave çeljen e negociatave për Shqipërinë, me kusht zbatimin e ligjit të Vettingut.

Ky rekomandim do i paraqitet Këshillit të Ministrave të Europës të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe do të jetë ky organi që do të vendosë përfundimisht datën e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Duhet që 27 vendet e Bashkimit Europian të kenë vendim unanim pasi vetëm edhe një votë e vetme do të nënkuptonte stopim të procesit.

Në një prononcim për median para mbledhjes, komisionieri për zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, u pyet për Shqipërinë.

“Ne do ta bëjmë. Gjithmonë kemi gjetur zgjidhje në interes të shqiptarëve”, tha Hahn.

1 komente në “Ministrat e BE në Bruksel për negociatat, Hahn: Do gjejmë zgjidhje në interes të shqiptarëve”

  1. njeshi says:

    Mos ZOTI Hahn se na shqetesohet janulla me murgeshat dhe pastaj vijne dhe te mallkojne ,,
    me nje fjale ta hane kollodokun,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje