Një rival i ri për Putin!

13 Dhjetor 2016, 14:35Bota TEMA

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny ka bërë të ditur sot zyrtarisht se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale në zgjedhjet e vitit 2018.

“Do të marr pjesë në luftën për vendit e presidentit të Rusisë”, ka thënë ai në një video deklaratë të postuar në faqen e re të fushatës së tij.

Opozita më e famshme ruse ka akuzuar në mënyrë të përsëritur presidentin aktual rus Vladimir Putin dhe bashkëpunëtorët e tij të korrupsionit, transmeton Associated Press.

Putin ende nuk ka deklaruar nëse do të kërkojë mandatin e katërt në vitin 2018, por sipas Associated Press, kjo pritet.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi duhet të mbahen në mars të vitit 2018.

Në zgjedhjet për kryebashkiak të Moskës në vitin 2013, Navalny ka marrë gati 30 për qind të votave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje