Prishja e marrëveshjes me Turqinë, BE dërgon trupa në kufijtë e Shqipërisë dhe Greqisë

13 Dhjetor 2016, 11:20Rajoni TEMA

Me frikën e prishjes së marrëveshjes me Turqinë, BE do të përforcojë kufijtë grekë ndaj një vale të re refugjatësh.

Lajmin e publikon revista gjermane “Der Spiegel”, e cila thekson se Brukseli do të çojë personel shtesë nga Agjencia e Ruajtjes së Kufijve Europianë, Frontex, në kufijtë e Shqipërisë me Greqinë dhe ato me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Ky veprim, vazhdon revista, është reflektimi i BE pas deklaratave të fundit të presidentit Erdogan që paralajmëroi Europën se mund të hapë kufijtë, duke hedhur poshtë marrëveshjen me Unionin për refugjatët.

Për zbatimin e marrëveshjes, Ankaraja kërkon në këmbim heqjen e vizave për qytetarët turq dhe integrimin në BE, procese të cilat pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit janë ngrirë nga ana e Brukselit.

Rreth 60 vetë nga Frontex do të dërgohen në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm në kufijtë me Maqedoninë, në kuadër të operacionit të koduar “Focal Point 2017”.

Disa prej trupave do të jenë në Kilkiz, qytet grek 47 km nga kufiri dhe pjesa tjetër në kufijtë e dy vendeve  prane Eidomenit, me detyrë kontrollin e pasaportave, raporton TCH.

Misioni i dytë, i quajtur “Flexible Operational Activities”, do të ketë të bëjë me kontrollin e kufijve për moslejimin e kalimit të refugjatëve, apo emigrantëve pa dokumenta.

Megjithëse Frontex nuk e ka pohuar zyrtarisht këtë mision, revista gjermane, që i referohet shkresave sekrete policore, thekson se ky shërbim do të zgjerohet më pas edhe në kufijtë shqiptarë.

Përveç skenarit të prishjes së marrëveshjes me Turqinë, sipas “Der Spiegel”, po analizohet edhe ai i reduktimit të kontrolleve kufitare nga ana e organeve turke, fakt që mund të ndihmojë në rritjen e numrit të refugjatëve dhe emigrantëve që duan të shkojnë në Greqi e më pas në vendet e Europës qendrore.

12 komente në “Prishja e marrëveshjes me Turqinë, BE dërgon trupa në kufijtë e Shqipërisë dhe Greqisë”

  1. keta evropianet dhe ne vecanti gjermanet me duket se marin pluhur nga hundet se nuk shpjegohet ndryshe prishja e maredhenive me turqine dhe gadishmeri maksimale ne shqiperi dhe maqedoni qe skane kufinj me turqine,po nuk e kuptojne se dhe ne greqi kur mbrijne emigrantet do gjejne lloj lloj menyrash per te kaluar per ne veri se aty e kane destinacionin,e mira e kesaj te keqe do ishte se sic e hoqen nga bashkimi evropian turqine ta heqin dhe nga nato pastaj ka ligje te tjera qe ushtrohen ne keto situata duke ushtruar dhe perdorimin e forces per mosjlejimin e aziatikeve arabeve turko mongol

    1. Albani says:

      Ti nuk e kupton sepse maloku nuk ka tru per vete dhe jo me te te jape dhe ty.
      Perforcimi i kufinjeve Shqipetare dhe Maqedone behet me qellim qe emigrantet te mbeten ne Greqi,e cila nuk ka mundesi qe ta ruaje gjithe ate det.
      Pervec malokut gjej dhe ndonje Pakistanez andej.

  2. Kuq e zi says:

    Me pak fjale europa po e vendos kufirin e saj shqiperi-maqedoni e siper
    Kurse me turqine europa ka ngrire negociatat mbas grushtit te shtetit po si kur grushti i shtetit te kishte sukses negociatat do vazhdonin???

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Hahaha kuq e zi
    Nuk e kuptoj Turqia po e prish marrveshjen apo Europa
    Turqia e beri pjesen e vet i mbajti emigrantet
    Europa pse se beri pjesen e vet ti lejonte turqit
    Te fala nuses se malokut,qenkan leju martesat gej ne shqiperi?

    1. F.K says:

      Arsyetimi jot o fieraku si muhabet kafenesh ,qe kur keshtu europa i paska premtuar erdoganit levizjen e lire per turqit ?me plotesimin e disa kritereve po,qe turqia nuk i plotesoi ,por kur kerkon qe lumenjt me emigrante ti perdoresh si arme kunder europes kesaj i thuhet te hysh me zor ,se nuk ka pasur as edhe nje akord ,por vetem kushte per hyrje

      1. Albani says:

        Dhe eurot me kushte do tja jepte?
        I premtoi 3 + 3 miliarde euro dhe i ka dhene vetem 300 milione.
        Marreveshja e Evropianeve me Turqine u be qe Evropianet te fitonin kohe,sepse e dinin qe ne fillim qe nuk do ta respektonin marreveshjen.
        E di gjithe bota qe u premtoi heqjen e vizave per ne qershor,ua shtyu per ne tetor,nxoren pastaj nje preteks qe Turqia duhej te ndryshonte ligjin e terrorizmit,po ta bente kete Turqia atehere Francezet do te kerkonin referendum.
        Duhet te kesh kaploqen tende qe te mos e kuptosh qe Evropa nuk e do Turqine ne klubin e saj sepse Turqia eshte vend i madh,me oreks te madh,dhe si rrjedhim do tu pakesonte ushqimin pjesetareve te tjere.
        Te urresh Turqit nuk do te thote qe je atdhetar,por qe je nga mendja 100 vjet mbrapa.
        FAK.

  4. Asnjeansi says:

    Po , more Kuq e zi , negociatat do te vazhdonin dhe madje do te thelloheshin me BE-ne , neqoftese pas grushtit te shtetit , do te vinte nje qeveri demokratike , jo diktatoriale e teokratike si kjo e islamistit Erdogan , qe po masakron pa asnje shkak e te drejte , tere inteligjencen e atij vendi e po mbush burgjet , me qindra e mijra njerez te pa fajshem . Pse ndodhi nje akt terrorist kurd , diten e pardjeshme , u dashka te arrestohen te gjithe antaret e Partise se kurdeve ? Turqia e sotme , nuk ka asnje shenje te nje vendi demokratik , nuk ka asnje tipar evropian , eshte thjesht nje vend islamik diktatorial , si te gjithe vendet e tjera myslymane e arabe . Eshte paradoksale , te mendosh Turqine ne Evrope . Veç te tjerash , Turqia po reshket ekonomikisht dhe ka marre tatepjeten . Sot u dha lajmi qe , vetem ne tremujorin e trete , ekonomia ka nje renie spektakolare prej 1.9% te gdp-se , ndersa per tremujorin ne vazhdim , deri ne fund te vitit , pritet nje renie me mbi 2% , qe do te thote , se , me keto rritme , spas Fondit Monetar Internacional , Turqia , brenda 2-3 vjetesh , do te beje pjese ne vendet e botes se trete .

    1. janullos te puc says:

      o Kane bere Krime kunder njerzimit shtetet e Europes o skane bere shtete ne Bote. Studioje pak Historine e Francesc Anglise Hollandes GJermanise o rrot palle. Ne Afrike dhe ne lindjes e mesme kane bere krime kunder njerzimit.

  5. Kuq e zi says:

    E imja ishte ironi per grushtin e shtetit
    Europa ne gjirin e saj don shtete demokratike por ai qe su pelqen lejohet dhe grushti i shtetit
    Erdogan eshte zgjedhur me vote morsi ne egjypt u zgjodh me vote sipas kriterit dhe kishillave perendimore
    Nuk me intereson fare hyn apo jo turqia ne be por be don kandidate te dorzuar pa kushte si ballkani dhe lindja e europes ky nuk eshte rasti i turqise sepse ajo nqs do hynte do e bente si lider por mesa duket vendet lider ne be jane zene dhe askush nuk ka qejf te ngushtohet
    Ai puc u pergatit nga perendimi mund tu perseriste nje siri e dyte imagjinoni 80 milion popull qe kerkon ti ike konfliktit sot krejt europa do ishte ne lufte midis veti ballkani do ishte bere mut fare

    1. Jezusi Hebre ska lidhje me Europen says:

      Po Kush ka bythe te bej Lufte me Turqin?

      1. stolicknaja says:

        Janulla ..

  6. nje "simpatizant" i te dy Turqive says:

    Me Turqine , kane bythe te bejne lufte nja 20 shtete te tjera te Botes , qe kane ekonomi dhe ushtri , shume me te forta se Turqia .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje