Rendimenti fiskal, Rama përballë Berishës

13 Dhjetor 2016, 19:34Ekonomia TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë prezantimit të një projekti të ri të Bankës Botërore për qarqet e jugut, Edi Rama deklaroi se “refoma kundër informalitetit ka dhënë disa rezultate, por ende mbetemi të pakënaqur”. Dhe në fakt, ka vërtet arsye të jetë i pakënaqur.

Një nga treguesit kryesorë të pakësimit të informalitetit në ekonomi është rritja e rendimentit fiskal të qeverisë – thënë ndryshe, e aftësisë së saj për të vjelë taksat e tatimet. Po të krahasojmë vitin e tretë të qeverisjes së Ramës me vitin e tretë të qeverisjes së Berishës, shohim se rendimenti fiskal në dy periudhat ka qenë i njëjtë.

Që krahasimi të ketë kuptim, duhen krahsuar taksa që nuk u janë ndryshuar përqindjet e aplikimit, dhe që të ardhurat prej tyre të llogariten si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (për të shmangur ndikimin në to të rritjes ekonomike dhe të inflacionit).

Dy taksa të tilla janë TVSH-ja dhe sigurimet shoqërore/shëndetsore, të cilat sigurojnë mbi gjysmën e të ardhurave shtetërore. Një nivel i lartë i të ardhurave nga taksa e parë tregon se shumica e mallrave qarkullojnë me fatura reale, ndërsa niveli i lartë i së dytës tregon se shumica e punonjësve janë të regjistruar dhe se pagat e tyre raportohen afër realitetit.

Në 6-mujorin e parë të 2016-ës, të ardhurat nga TVSH-ja ishin sa 8.7% e PBB-së, ndërsa në 6-mujorin e parë të 2008-ës ishin sa 9.6% e PBB-së. Ndryshe mund të themi se të ardhurat nga TVSH-ja do të kishin qenë rreth 60 milionë dollrarë më shumë në 6-mujorin e parë, nëse rendimenti fiskal i kësaj takse do të kishte qenë në nivelin e 2008-ës.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore/shëndetsore ishin sa 5.3% e PBB-së në 6-mujorin e parë të 2016-ës, krahasur me 4.4% të PBBsë që ishin në të njëjtin 6-mujor të 2008-ës. Ndryshe mund të themi se të ardhurat nga sigurimet shoqërore/shëndetsore do të kishin qenë rreth 60 milionë dollrarë më pak në 6-mujorin e parë, nëse rendimenti fiskal i kësaj takse do të kishte qenë në nivelin e 2008-ës.

Nëse i kombinojmë të ardhurat nga të dyja burimet, shohim se rendimenti fiskal i tyre është i njëjtë – 14% e PBB-së.  Po ndërkohë që rendimenti fiskal i qeverisë Rama ishte njësoj me atë të qeverisë Berisha (në vitin e tretë të qeverisjes), ato ndryshojnë për sa u përket shpenzimeve.

Qeveria Rama e mbylli 6 mujorin e parë të këtij viti me suficit buxhetor. Të ardhurat ishin sa 27.5% e PBB-së, ndërsa shenzimet ishin më të ulta – sa 25.3% e PBB-së.

Nga ana tjetër qeveria Berisha e mbylli 6 mujorin e parë të 2008-ës me deficit buxhetor. Të ardhurat sa 26.4% e PBB-së, ndërsa shenzimet ishin më të lartë – sa 26.9% e PBB-së. Dhe problemi me qeverinë Berisha ishte se, nga viti në vit, e uli rendimentin në vjeljen e të ardhurave (24.1% e PBB-së kur mbaroi mandatin), ndërkohë që i rriti shpenzimet (të deklaruara e të padeklaruara).  Gjë që ndikoi për ndërhyrjen e FMN-së më 2013, me një kredi të butë 400 milionë dollarëshe…

4 komente në “Rendimenti fiskal, Rama përballë Berishës”

  1. Krutan says:

    Prandaj shkum ne humnere se rrumpalla harxhote me shume se c”kishte “jorganin” dhe e gjith ekonomia ishte me borxhe.

    Po pse bohet shpia me borxhe o rrumpalle? Plene e ndyte. Kurr mos ardhsh mo.

  2. Tarrasi . says:

    Me pak fjale gjate qeverisjes se Rames

    Taksa e TVSH (e te pasurve ose bizneseve) nuk paguhet ose paguhet me pak se ne kohen e Berishes.

    Taksa e sigurimeve shoqerore (e te varferve se populli i shkret a paguan) paguhet ose paguhet me shume se ne kohen e Berishes.

    rrofsh o Edi Rama o hajdut i te varferve. I merr leket te varferve dhe jua jep te pasureve.
    Hajde Robin Hud i kohes moderne shkerdheje ket popull qe te thote babe si nje here e nje kohe i thoshin Enverit.

    1. financier says:

      shoku tarras, derdhjen e te dyja taksave te tatimet e ben biznesi, por barren reale te te dyjave e mban konsumatori i thjeshte. sepse bizneset rrisin cmimet kur paguajne me shume taksa ne shtet.

      1. Tarrasi . says:

        Faleminderit per sqarimin desha te shtoj e vertet qe konsumeri e mban barren por Biznesi ose te pasurite jane transportiret dhe keto mbledhje taksash firojne rruges derisa dorzohen ne shtet ose nuk paguhen fare.

        Konsumatori peson nje rrjepje te dyfishte. Pa permndur ketu dhe koncesionet e pallogjikshme apo te panevojshme qe i japin rrjepje te panumerta.

        te gjithe bisneset e medha ne Shqiperi qe kane fituar koncesione ose kontrollojne pasuri te medha jane nga biznese fantazme.

        Vetem ne republiken e Bananeve ne Shqiperi.

        Nuk mund te vazhdohet keshtu ose do te zhduket popullsia nga syte kembet (me keq se eshte zhdukur) ose do kete permbysje te pushtetit PS/PD/LSI me “dhune” nga populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje