Sherri i plotë/ Balla-Berishës: Zoti dëshmitar, ngrihuni në këmbë dhe betohuni se do thoni vetëm të vërtetën. Berisha: S’i përgjigjem një përdhunuesi

13 Dhjetor 2016, 10:58Politika TEMA

Ky është debati i plotë mes Taulant Ballës dhe Sali Berishës në Komisionin hetimor për çështjen e CEZ, ku Berisha ishte thirrur dje nën cilësinë e dëshmitarit.

Taulant Balla: Zoti dëshmitar duhet të bëni betimin: Pranoni që do thoni të vërtetën dhe vetëm të vërtetën? Dëshmitari çohet në këmbë dhe thotë betohem.

Sali Berisha: Nuk mundet kurrë të përdhoset betimi para një shpifësi ordiner, të dënuar me vendim të formës së prerë.

Taulant Balla: Pa bërë betimin, s’mund të merret dëshmia…

Sali Berisha: Nuk ke moral, nuk ke kredibilitet, s’ke autoritet të marrësh betimin e asnjërit, gjersa je një i dënuar me vendim të formës së prerë. Ke përdorur pushtetin për të mos ekzekutuar vendimin. Unë zgjodha të respektoj Parlamentin, por në asnjë mënyrë njeriun e dënuar si shpifës i ndryrë dhe që nuk pranon të paguajë 10 milion lekë gjobë për atë që ka bërë. Je dy herë kriminel, për shpifjen dhe për mospagesën.

Taulant Balla: S’besoj se ke ardhur të kërkosh lekët këtu?!

Sali Berisha: Nuk po flas për akuzat monstruoze që rëndojnë mbi ty, siç është përdhunimi i një të sëmure me HIV/ AIDS dhe ti pagove para. I ke shumat me dokumente, me transaksione.

Taulant Balla: Zoti dëshmitar, nuk pranoni të bëni betimin?!

Sali Berisha: Duhet të hapje seancën me ndjesë publike të shumëfishtë. Ti s’je i denjë për deputet, por as për të qenë njeri.

Taulant Balla: Zoti dëshmitar, thoni emër mbiemër për efekt procesverbali…

Sali Berisha: Nuk mundet t’i them asgjë një personi të dënuar si shpifës i ndryrë. S’i jap asnjë të dhënë një shpifësi ordiner, që thotë se nuk jam dënuar kurrë.

Taulant Balla: Zoti dëshmitar nuk provokohem fare.

Sali Berisha- Ulsi Manjës: Mirë ai (Balla), që e ka porosi, por ti që as në listën e deputetëve s’ke për të qenë më. Rri ti rri, por do ta shohësh listën që po bëhet.

Taulant Balla: Mos nuk të vë Luli ty, por kët mos e ki merak.

Sali Berisha: Je me nder shpifës, sepse ke një vendim të formës së prerë. Pusho, se je në konflikt interesi! Mbylle!

Taulant Balla: Zoti dëshmitar, është një dëm prej 414 milionë dollarësh. Nuk keni asgjë për të thënë?

Sali Berisha: Ju keni frikë nga Edi Rama, ju ka heq nga listat. Ua them unë… Taulant Balla: Ministri i asaj kohe, zoti Ridvan Bode, në mbledhjen e qeverisë ka ngritur shqetësim që veprimet që po bëhen me CEZ-in mund t’i sjellin dëm shtetit. Ka pasur debat në atë mbledhje, por ju si drejtues i mbledhjes në fund e keni votuar. A keni dijeni për këtë fakt? Sali Berisha: Shpifësi po kapardiset në shpifjet e tij. Kërkon të shpëtosh kryehajdutin Edi Rama nga vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë, 634 milionë euro fatura të certifikuara nga kompani ndërkombëtare. Por nuk shpëtoni dot. Aq sa shpëtove ti nga shpifjet, aq do të shpëtoje ai pa u kalbur deri në 35 vjet burg në qeli. Aq më thonë specialistët e penales. Pasi i ka bërë një dëm dhe një gjobë të tmerrshme qytetarëve shqiptarë, të paketën 3 mijë euro. Taulant Balla: Keni ndonjë opinion për faktin e mbledhjes së qeverisë? Keni qenë në këtë mbledhje qeverie? Ministri i Financave ju ka thënë që jeni duke e bërë gabim. Sali Berisha: Po ku kupton ti! Sado të qëndrosh në atë karrige, e di si ngjan ti? Si një grumbull shpifës. Mund të them një gjë tjetër, por s’e lejon edukata. Si një grumbull shpifës. Kaq i menderosur sa ti, s’mund të jetë burri. Pse del dhe flet vetëm ti. Nuk del kjo zonja apo Pjerini? Pjerinin s’e lënë tenderët! Pjerin Ndreu: Çfarë tenderësh? U sqarua ajo punë… Sali Berisha: Pjerin humbet tenderët, prandaj pajtohesh me këtë. Jeni në konflikt interesi. (Ulsi Manjës) ti s’je më në listë. Taulant Balla: Po të vuri Luli ty në listë… Sali Berisha-Ndreut: Pjerin, ja ku je (tregon “iPad”-in), duke bërë avokatin e Saimir Tahirit. (qesh) Arben Ristani-Ballës: Ne ta kemi sjellë provën, vendimi i gjykatës thotë që je i dënuar për shpifje, kjo është e vërtetuar… Taulant Balla: E pranoj, por në rast se ti tërheq atë që the në mbledhjen e kaluar, që s’ke qenë i arrestuar! Të kam këtu procesverbalin, ke dorëzuar çelësat dhe një biçak.

Arben Ristani: Me nder kryetar, do ta lësh të flasë? Me nder kryetar se ta gjeti tamam. Ta vuri thesin sipas kokës. Taulant Balla: Këtë teatrin e Lul holandezit, që kur e tirrnim nxirret pretekste, lëri këto me mua. Përgjigjuni pyetjes: Këshilli i Ministrave ka marrë kompetencat e ERE-s. A keni dijeni për këto veprime, për këto VKM që keni miratuar? Sali Berisha: Shpifësi është i lindur nxjerr vetëm shpifje. Ka një vendim të Gjykatës së Lartë që ka rrëzuar çdo gjë, por për këto shpifje ngrihet vetëm për të shpëtuar Edvin Kristaq Ramën, i cili më parë që vodhi bashkë me të tjerët te CEZ ngriti sarajet e Surrelit. Në atë kohë kishte 3 mijë euro. Taulant Balla: Ke qenë ti kryeministër atëherë, këtë VKM e ke firmosur ti. Sali Berisha: Ti mos fol se je shpifës. Të flasin të tjerët. Ti jo! Edi Rama do të mbulojë sarajet me shpifës si ti, 35 vite do të kalbet në burg për vjedhjen e tmerrshme i ka bërë CEZ. Taulant Balla: Për kryeministrin e asaj kohe e ke? Je ti ai… Po do 35 vjet burg, dakord! Sali Berisha: Ti me nder shpifës, ti nuk skuqesh, as nuk zverdhesh, ti njeh vetëm bixhozin, heroinën dhe kanabisin. Je një ordiner që je marrë me të gjitha trafiqet… Taulant Balla: Ky është komision, nuk japim dot burg… Sali Berisha: Rama të ka dosjen e përdhunimit dhe të aferave të tua. Shko paguaj paratë e dënimit ti, atë bëj. Taulant Balla: Nuk jemi këtu për paratë e Shkëlzenit, por për paratë e CEZ-it.

Sali Berisha: Një kërkesën kam për deputetët, mos merrni pyetje me SMS, dorëzoni celularët dhe flisni… Rama paratë që vodhi po i investon. Disa thonë që po i investon në qytete të caktuara me të vëllanë. Për paratë ai është i çmendur, me këtë ves po e lë Shqipërinë në bankinë.

Taulant Balla: Kthehu në objekt te vetingu!

Sali Berisha: E përshëndes Komisionin e Venecias meqenëse e do… Dha përgjigjen më serioze. Sërish opozita dhe ekspertët e saj shpëtuan Reformën e Drejtësisë nga kthetrat e zeza të Edi Ramës.

Taulant Balla: Si ka mundësi që e dridhni kështu. Uaa uaa ua…, brenda javës, si e dridhni kështu?… Tani zhbllokoje!

Sali Berisha: E di çfarë thotë “Venecia”? Vetingu, kompetencë totale e institucionit Kushtetues. E dini çfarë thotë “Venecia”? çdo dokument që sjellin mafiozët e Edi Ramës, çdo dokument do të verifikohen nga institucioni Kushtetues. “Venecia” thotë që këshilltari i Komisionit Kushtetues për vetingun do të ketë akses në çdo qelizë. “Venecia” tha atë që kërkoi opozita. E la Edi Ramën edhe një herë cullak, kësaj herë i nxirë më i zi se ti. E humbi dhe “Venecian” kësaj radhe. Na i nxori dhe draftet me Xhafaj dhe stër-Xhafaj, por kur erdhi raporti lexojeni pak.

Taulant Balla: Opinioni rrëzoi PD-në! Ty dhe kur të rrëzon, thua kam fituar. Vetëm mos e lexo në anglisht se s’të merr vesh njeri. Në italisht lexoje.

Sali Berisha: Iku dhe mori fund edhe Surreli. E ndërtoi vilën me 3 mijë euro. Ndërkohë që vetëm pigmenti i ka bërë 70 mijë euro. “Venecia” thotë që çdo gjë do ta vendosë Gjykata Kushtetuese.

Taulant Balla: Do të kërkoni ndjesë për bllokimin dhe vonesat?

Sali Berisha: Doni t’ia jepnit kontrollin mikut të Shullazit, atij të DSIK-së që luan bixhoz me Shullazin. Apo këtij të shkretit, Alket Hysenit. “Venecia” ju hodhi jo në Lanë, por në kosh të plehrave. Çojeni prapë kunatin e Xhafajt në Strasburg, çojeni.

2 komente në “Sherri i plotë/ Balla-Berishës: Zoti dëshmitar, ngrihuni në këmbë dhe betohuni se do thoni vetëm të vërtetën. Berisha: S’i përgjigjem një përdhunuesi”

  1. Spartaku says:

    O zot! Na ruaj nga ky kafshe me dy kembe dhe me fytyre te ndyre njeriu.Sali Beerisha e ka vendin ne burg per jete.

  2. EG says:

    Nuk e kuptoj pse e perserit kerkesen ky Balla.
    Nese ai nuk do te betohet, kush eshte hapi tjeter?

    Ne kete rast ai duhet te denohet per mos respektim te autoritetit.
    Nuk ka rendesi kush eshte Taulant Balla, dhe cfare ka bere ai, e rendesishme eshte qe ne pozicionin qe ka ai perfaqson ligjin dhe flet ne emer te tij duke ndjekur procedurat.
    Sala duhet te gjobitet me nje shume te madhe dhe ti jepet nje paralajmerim se nese do sillet perseri ne kete menyre, hapi tjeter eshte izolimi ne qeli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje