Tërbohet Berisha/ “RD” kërcënon Ramën me jetë: Kujdes se mund të shkosh në P*** të s*****

rdNë Partinë Demokratike janë tërbuar pse policia ka shkuar të marrë Sali Berishën për të dëshmuar me forcë në Komisionin parlamentar për çështjen e CEZ.

Organi zyrtar i Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, ka arritur deri aty sa të kërcënojë në mënyrë të hapur kryeministrin Edi Rama.

Kujdes Edvin se mund të shkosh në p.s”, është titulli i kësaj gazete.

Rama është frikacak edhe kur keqpërdor policinë. Nuk kishte faj. Çonte policë për shoqërimin e Berishës atje ku ai nuk ishte. Berisha ishte në zyrë, Rama ja dërgonte shkresën në adresën e shtëpisë. Më ka çuar nëna me larë gojën, i thonë kësaj.

Megjithatë mirë ka bërë sepse Rama e di se ku mund të përfundojë me këto shkelje të ligjit dhe nuk i bëjnë punë as mercenarët e krimit që mban rreth vetes dhe as makina e blinduar”, thuhet ndërkohë në shkrim.

Duket se Berisha e ka humbur qetësinë, duke qenë se në aferën e CEZ rezulton të jetë i përfshirë edhe i biri, dhe kërkon ta mbyllë këtë çështje me kërcënime.

Por, vështirë se këto kërcënime mund ta shpëtojnë atë dhe të birin nga ato që kanë bërë.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...