Vrasjet horror në Korçë/ Marsela: Ç’nënë je ti, t’u përgjërova për bukë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nena e Marseles

Përballje live mes Marsela Toshit, nënës që humbi dy fëmijët pasi i mbyti burri që më pas vari edhe veten dhe nënës së saj biologjike, që e ka braktisur pas lindjes e jeton në Itali. Teksa nëna biologjike Mimoza Grëmi tregoi në emisionin me “Zemër të hapur” në “News 24”, se si e kishte marrë vesh lajmin e kobshëm, ka ndërhyrë me telefon Marsela nga Greqia.

Marsela: Cfarë të flas unë, unë kam humbur dy fëmijët e më dalin e më bëjnë legjendë, cfarë të them unë. këta nuk e kuptojnë c’do të thotë të humbasësh dy fëmijët, a është nënë ajo që del aty që unë iu luta të më niste 50 euro se nuk kisha miell për bukë, iu luta të më merrte në Itali të punoja e s’mu përgjigj, tani më del e më bën përralla me mbret aty. Si ka mundësi të vras fëmijët e mi, kur unë të gjitha për ata i bëra.

Ku ishte duke u gdhirë 5 dhjetori?

Nuk di c’datë ka qenë, natën që ndodhi kjo unë isha në një makina me 4 pjesëtarë duke ikur për Selanik të merrja trenin për Athinë, e nuk kam mundësi, si ta var atë burrë unë, a jeni me këmbë në tokë, Kam qenë e dhunuar, e bëra edhe në policinë shqiptare, unë kam fjetur jashtë në Korcë me dy fëmijët, më nxirrte nga shtëpia, nuk duroja dot më, fëmijët e mi kanë fjetur përtokë. Vija punoja natën, vija në orën 5 haja dru, flija përtokë, ngrihesha në 7 rregulloja fëmijët e mi, unë tani gjej belanë humbas fëmijët. Ç’burrë kisha, burrë që më thoshte puno, ik hap edhe këmbët se ke tre vetë për të ushqyer. Ajo nënë më ka dhënë 200 euro për 24 vjet, iu përgjërova, për 50 eruo për një thes miell edhe nuk e cau topin e tani del e më bën përalla mua, unë nuk fle dot më natën.

Kanë qenë nipi dhe babai i burrit tënd që të kanë akuzuar.

Si ka mundësi të vras fëmijët e mi, kur unë i bëra të tëra për ata. (qan)

Ku ke qenë duke u gdhirë 5 dhjetor?

Natën që ndodhi kjo unë kam qenë me një familje prej 5 anëtarësh duke ikur për në Selanik për të kapur trenin. Si ka mundësi ta bëj unë një gjë të tillë. Të jemi më këmbë në tokë. Si ta varja unë atë burrë.

Ti ke deklaruar se je dhunuar?

Unë kam fjetur jashtë me dy fëmijë të vegjël në Korçë. E kam denoncuar në Greqi, kam shkuar edhe në policinë shqiptare. Atë natë që kam shkuar kam fjetur në tokë. Unë humbas fëmijët e mi, që të tëra i bëra për ata. Ajo nënë ka akoma gojë dhe flet, që më ka lënë 200 euro për 24 vjet. Iu përgjërova më ço 50 euro të blej një thes me miell dhe nuk e çau topin e tani del dhe më bën përralla mua. Që nuk më zë gjumi natën.

Si e mësove lajmin?

E mësova nga interneti vetëm për burrin isha në metro dhe pastaj për fëmijët, mu prenë këmbët. Nuk i besoja syve. Nuk më lanë as t’i shihja. Kam ardhur në orën 2-­3 të mëngjesit dhe në 4 ika, u zgjova nga gjumi në 2 e ca të drekës e 3 kam dalë nga shtëpia, mori hotelin te trekendeshi, ika me vrap të takoja fëmijët, iu putha dhe iu luta të më jepte fëmijët, me nxori jashtë, me mbylli derën, ika direkt mora plackat dhe ika.

Me cfarë pune merresh?

Unë punoja kamariere dhe pastaj punoja natën, kam ikur me vullnetin e tij.

Kush nuk të la të merrje pjesë në varrimin e fëmijëve?

Babai dhe nuk kam për t’ja falur kurrë, doja të shikoja për herë të fundit fëmijët e mi.

Kush ta tha?

Policia, që të mos kishim probleme.

Sa e vështirë ishte për ty?

Unë dua të mbyll plagët, kush flet ashtu, nënë është ajo që s’më la bukë të haja, më la 5 vjec. Unë haja miell të skuqur, ajo hante bërxolla, jam rritur me një palë pantallona.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Vrasjet horror në Korçë/ Marsela: Ç’nënë je ti, t’u përgjërova për bukë”

  1. LORA says:

    Nena dhe babai biologjik I Marsela Toshit jane ,per mua ,”prinder” kriminele ,,,,qe e braktisen ne nje femijeri te tmerrshme femijen e tyre dhe sot,me ndihmen e mediave bordello ,,,,,duan te bejne edhe moral tek shoqeria e tronditur shqiptare .nga vdekja tragjike e vogelushve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *