Ylli Manjani komenton lirimin e Lulzim Berishës: Kush hyn në burg, duhet të dalë një ditë

13 Dhjetor 2016, 09:28Kronika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar lirimin me kusht nga Gjykata e Apelit në Durrës të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i akuzuar për përfshirje në disa krime.

Manjani u shpreh se nëse ka qenë në kushtet e lirimit me kusht, lirimi i tij është në përputhje me ligjin. Manjani e bëri këtë koment gjatë një interviste në “ORA News”.

“Nëse ka qenë në kushtet e lirimit me kusht, kjo është ligjore.

Kjo niset nga sensibilitetet e publikut. Kush hyn në burg, edhe duhet të dalë nga burgu një ditë.

Nuk jam unë përgjegjësi, ose nuk kam kompleks që të trajtoj raste të veçanta.

Nuk është falur, është ende i dënuar por me kusht.

A e ka merituar apo jo, a është me korrupsion apo jo, kjo është çështje konkrete.

Gjykatat kanë këtë mision, e bëjnë mirë apo keq..?!

Kush ka ankesë për gjykatën unë jam gati ta bëj një inspektim. Unë nga media e kam marrë vesh që është liruar Lulzim Berisha”, tha ai.

4 komente në “Ylli Manjani komenton lirimin e Lulzim Berishës: Kush hyn në burg, duhet të dalë një ditë”

  1. Drejtesia says:

    Nxirrni ndonje fukara me kusht qe se quajne si ky zotria. Kur te ndodh na tregoni.vini ere qelbesire te gjithe te korruptuar.

  2. kasem gahinji says:

    Nuk je i qarte ose je i tmerruar(nuk po them i korruptuar)Po flitet dhe kerkohet per nje rast konkret mbi te cilin rendojne disa vrasje.Inspektimi duhet te kish filluar.ret 6 veta dhe lirohet me kusht.Atehere psr nuk lironi edhe ata qe kane vrare nga nje?

  3. wow says:

    O god, e komentojne si u intereson. Krimet e tija nuk i lane dote as nje lume keta e lirojne per merita te vecanta.

  4. david rroku says:

    maskarenj gjykates, e cuat kete vend ne vrime te halese! Perse nuk veprohet keshtu? ky mbrroklla te lirohet gjykatesi te zere vendin e tij ne qeli dhe ja ceshtja zgjidhet. me I keq eshte nje gjykates se nje kreminel. kreminelin e kap shume shpejt policia kurse gjykatesit ska cti bej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje