Zoti prokuror, e dëgjuat dje Berishën? Ju sfidoi duke pranuar vrasjet e 21 janarit dhe SHIK, dhe tha se do vriste dhe Ramën

13 Dhjetor 2016, 11:51Politika TEMA

Nga Erjon Braçe

 

Mbase eshte e pazakonte ti drejtohesh nje prokurori nga ketu, por duhet; une mendoj se duhet.

Prokuror, nuk di nese ju keni mundur te degjoni dje Sali Berishen.

Natyrisht, per pjesen e deshmise se tij qe ka lidhje me krimet e nje pushteti, pushtetit te tij, aspak per pallavrat politike qe si duhen me kujt pas 25 vitesh.

E kam fjalen per krimin e tmerrshem te 21 janarit dhe, per krimet e perbindshme te ish- Sherbimit Informativ Kombetar.

Te lidhura e te konsumuara qartesisht me e ne pushtetin e tij si kryeminister dhe, me pushtetin e tij si president.

Per 21 janarin, une e di qe ka nje gjyq dhe disa pale vendime, te cilat konkludojne se vrasjet ne bulevard kane ndodhur nga pakujdesia.

Ashtu sic di qe per nje nga vrasjet, ate te Aleks Nikes, hetimet jane ende te hapura.

Nga Sali Berisha, dje posacerisht, kuptova ne menyre te qarte se, vrasjet e 21 janarit, te katerta por edhe plagosjet po ate dite, nuk jane nga pakujdesia, por te menduara, planifikuara dhe plotesisht me dashje.

Me burim nje njeri, Sali Berishen-kryeminister i Shqiperise para, ate dite dhe pas 21 janarit.

Eshte nje sfide e hapur, publike qe i behet drejtesise, organit qe ju drejtoni-Prokurorise se Republikes, fakti qe Sali Berisha, rrezon qartesisht vendimin e gjykates duke sjelle fakte te reja-per te kater vrasjet deri ne vrasjen e mbetur ne tentative te kryetarit te atehershem te opozites Edi Rama dhe ju, si institucion, as atehere-kur ndodhi krimi dhe sot kur deshmohet mbi krimin, nuk reagoni.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha, me shume i pari se i dyti eshte mesuar te heshte, deklaron ne menyre te perseritur rrethana te krimit qe ne planifikim, ne cilesine e kryeministrit ne zyre dhe ministrit po te tille, deklaron vendime te marra prej tij per vrasje dhe, as njeri e as tjetri, Sali Berisha e Lulzim Basha, nuk therriten per tu pyetur rreth ketyre rrethanave.

Jane rrethana te reja kriminale, te pa hetuara deri me sot lidhur me krimin e tmerrshem te 21 janarit.

Deshmojne per pushkatim, jo per vrasje nga pakujdesia.

Ashtu sic, pohimi per krimet e SHIK, nuk mund te jete si ajo ndjesa qe po perdoret politikisht, per te na treguar te gjitheve se keta i pranojne gabimet, kur ikin nga pushteti, por i pranojne.

Krimet e SHIK nuk jane gabime ordinere politike.

Jane krime!

Jane rembyer, torturuar, vrare e zhdukur njerez nga SHIK, me urdher e me perfshirjen e drejtperdrejte te Sali Berishes, njeriut qe dje foli qarte duke deshmuar se ka dijeni per keto krime.

Eshte nje sfide e dyte per organin qe ju drejtoni, pohimi i krimeve te Sherbimit Informativ Kombetar nga eprori direkt i ketij institucioni-ish Presidenti i Republikes Sali Berisha dhe, ju nuk reagoni.

Sali Berisha nuk eshte degjuar kurre nga nje prokuror, per rrethanat ne te cilat nga SHIK jane kryer “shkelje ligjore te papranueshme”, jo me te jete hetuar per to.

Keshtu tingellojne si percaktime rutinore, por nuk jane te tilla kur ke parasysh Remzi Hoxhen, Ziso Kristopullin e te tjere si ata, te torturuar e ne fund te vrare e zhdukur nga SHIK.

Jane me shume se vrasje edhe keto.

Po e perseris;

Eshte nje sfide shume e madhe te deshmosh per pushkatime, vrasje, plagosje, rembime, tortura dhe, te mos pyetesh kurre, te mos hetohesh kurre.

Po e perseris;

Jane rrethana teresisht te reja, te ndryshme dhe permbysim vendime te meparshme te prokurorise apo gjykatave.

Ju perplasen ne fytyre juve dhe cilitdo shqiptari qe kerkon te jetoje ne kete vend i sigurte, jo thjesht nga krimi i rruges, por nga krimet e pushtetit!!

Dhe meqe jemi ketu;

Fjalia e djeshme e Sali Berishes- “Nuk e kisha konceptuar deri në atë ditë kurrë si armik, por të nesërmen ashtu siç i pata çuar fjalë nëse nuk do të përmbahej ai nuk do të ishte më”, adresuar kryetarit te opozites Edi Rama,  eshte tipike e boseve te MAFIA-s siciliane, te penduar por ne rastin tone kurre te hetuar.

Sali Berisha ishte kryeminister!

22 komente në “Zoti prokuror, e dëgjuat dje Berishën? Ju sfidoi duke pranuar vrasjet e 21 janarit dhe SHIK, dhe tha se do vriste dhe Ramën”

  1. Dyrrahu says:

    Sali Berisha eshte pergjegjesi kryesore per te gjitha krimet qe jane bere ne Shqiperi sepse me urdherin e tij jane bere vrasjet.
    Te gjitha keto jane ditur edhe me pare, por dje u vulosen nga dore e pare e vrasesit me dore te veresve te tij.
    Nje gje eshte per tu diskutuar, pse nuk merret Sali Berisha ne burg??!!!!

  2. "horri i bulevardit" says:

    zoti Brace, vertet he me te drejte i drejtoheh kryeprokurorit, pr krimet tahme te faktuara te sali berishes, por te kujtoj e duht t kishit vepruar ju i gup prlamentar ne fillim, duke e shkarkuar, si te paafte dhe duk shkarkuar presidentin shqupist, si fajtorin kryesor te pengimit me dashje t drejtesise.

  3. Timi says:

    Edhe prokurori duhet të qohet në prokurori.

  4. sokrat says:

    SB dje i sfidoi te gjithe pushtetet, mire qe nuk tha me rr…. t….! Seanca e djeshme ishte nje komedi, sigurisht pa leke! Kjo eshte Shqiperia ne te cilen ligjin vazhdon ta beje ky i forti, qe prej 25 vitesh! Brace i ben thirrje kryeprokurorit, gje qe eshte per te qeshur dhe per te qare! Thirreni ne parlament te jape llogari dhe veproni me ashpersi per te miren e ketij vendi te sfilitur! Kushdoqofte duhet te jape llogari dhe te denohet per krimet qe ka bere apo qe po ben!

  5. Pa fjale nga kercenimi I mbrepshem I kriminelit Sali Miloshevic Karaxjic “Berisha”! Ai Po Jua ben Te qarte, Nese do denohem une, djali I’m Shkerdheni, Argita ose Lulzim- ja, do behet kerdia, prandaj na leni Te qete Te gezojme ato para Te vena me gjakun e njerezve Te pafajshem! Kemi vrare Shume e do vazhdojme Nese do na fusni ne burg! I bej thirrje Ambasadorit Amerikan, ku felliqesire duhet Te cohet para gjyqit Te Hages, per Te gjitha Krimet Qe ka bere e Po ben!

  6. Turi says:

    Kjo eshte thjejsht nje kercenim qe i ben z.Berisha atij qe do te guxoje ta hetoje. Eshte kushtrim per te ruajtur pozitat ne sistemin e drejtesise.
    Ky po i ben thirje elektoratit te vet.
    Keto tuajat z.Brace jane kakarisje kundrejt asaj qe thote ky

  7. Faro says:

    Ah mor Brace! Vetem ti!
    Ku jane te tjeret?!
    Si ka mundesi te hesht media para ketij skandali?!
    Po “Libra” qe hesht pajtohet me kete egersi, primitivizem, qe si shqiptar na turperon

  8. morr i kuq says:

    Po o morr i kuq ,po,
    Nese futet Rama me dhune ne kryeministri sigurisht Berisha do jepte urdher per ta vrare.
    Por Rama dhe ca morra si ty e pane nga larg dhe derguan te tjeret te vriten per ta.
    Kur Gjinushi kerkon te beje Tunizine Shqiptare,ka dicka te erret…
    E paske nje huq ti morr i kuq ..lol..

  9. morri i kuq says:

    Ti morr i vigel dhe morrat e medhenj (po te kuq) e dine se : Sali Berishen nuk e prekni dot ,sot , mot ,bile as te vdekur nuk do guxoni dot t’a prekni.
    Ju dukeni si femije(jo nga qe je xhuxh ,se edhe i gjati femije duket para Berishes) perpara autoritetit dhe integritetit te doktorit.
    Nje si ty ,qe shan me nene,me moter, thote b…qi..ne parlament…duke pertypur cimcakiz..nuk mund t’i qaset Berishes.
    Jeni te vegjel perpara tij, ju kerma te kuqe, qe kur linded linded si kerma te kermave.
    Ju mbajme mend 20 vite me pare ,kur bertusnit ne mbrojtje te kryemonstres,Enverit.
    Rri ne paqe me realitetin ti “morr i kuq”: nuk e prekni dot Doktorin.

    1. Karma says:

      @morri I kuq, zoti te vrafte ty, e cfar ke per zemer. Sali Karaxhici eshte nje nga kriminelet, genjeshtaret, hajdute, gelbaza, kerma, vemja me e ndyre qe ka pare njerezimi ne shekuj. Vdekshi te gjithe si minj o kriminele te lindur o rrace serbi…o kopila…o ndyresira,,,,gjakpires…shif sypeshkaqnin, sypidhin, si shetit me leket e gjakut te popullit,,,,mos ju zente janari,2017 ty te parin qe po ma mbron ate kerme.

    2. Posht latot says:

      O morri i kuq.. të paska qirë Berisha si bisha…

  10. Dyshi says:

    Z.Brace!
    E ke kuptuar qe jeni ne qeverri e qeverrisni?
    E ke kuptuar qe nuk keni bere asgje per hakmarrje per 11 janarit?
    E ke kuptuar qe “llap llap se lap bukur” nuk te ben pushtetar?
    E ke kuptuar se edhe po te hapen hetimet, derisa te perfundojne gjygjet,Saliu do jete ne boten tjeter?
    E ke kuptuar qe Saliu po tall karin ter diten e dite per dite me qeverisjen tuaj?
    E ke kuptuar qe edhe Flamur Noka tall karin me qeverrisijen tuaj?E ke kuptuar qe Noka u shan nga robte?E keni kuptuar qe Noka eshte kapur me “dosje” serbe,dhe ti e partija jote e degjoni si ju shan nga e keni e si e kini?

    Leri prokuroret..se jeni burra pa koqe ju!

    1. Posht latot says:

      O morri i kuq.. të paska qirë Berisha si bisha…

  11. xhulio says:

    Kushdo te ishte kryeminster i Shqiperise, ne nje sulm te eger per te zaptuar ndertesen s kish alternative tjeter para popullit , ligjit dhe demokracise.Ky miu dhe disa te tjere, mos deshen Nanon aty qe krisi e iku?Kush eshte burre, nuk frigohet , thuhet ne hymnin kombetar, Selia e qeverise ne nje shtet demokratik eshte e paprekshme.Po mashtrusi Rama, per karriken e vet, dhe i kudondodhuri Ngjela i cuan delet me vetedije te kasapi.Pse nuk flet ky krymi Brace , se per c fare u be gjiithe ajo gurgule?Pse nuk thote qe shkaktarin e saj e ka sot aleat ne qeverisje dhe te dy bashke po bejne namin , po e rrjepiin kete vend?Flisni mor si qytetare qe e duan kete vend , qe duan ligj dhe jo si partiake te njeres apo tjetres pale.

  12. LORA says:

    Brace djali,,,,je out fare,,,qe nga adresimi tek llalleria e me tutje.
    VETTING-u I dashur Erjon,kur do fillojne byzylyqet dhe konfiskimet e pasurimit te paligjshem,,,ne 26 vjetet e fundit te rrumpallhanes kriminale dhe antishqiptare.?????

  13. vrastari says:

    Kur u sulmua Nano ne Kryeministri ai nuk iku se ishte frikacak, por per te shmangur qe te mos kishte te vrare, pavaresisht se plani ishte bere me detaje qe te vriteshin njerez sa me shume, por kur ky e deklaron me gojen e tij per cka beri, atehere c’duhet bere ne kete rast, ai sapo te dilte duhet ti kishin vene prangat se cdo gje e ka bere me vetedije te plot, nuk lironte zyren, po pse Nanos nuk donte t’ia merrte zyren, c’jane keto brockulla,kush i ha keto, dhe ati zoteria e degjonte me vemendje, po c’e merrni se nuk duam tia shohim suratin, tallet me nje popull.

  14. soni says:

    urdhrin per zjarr e ka dhene berisha dhe ne zyre ka qene komandinti gardes dhe n.drejtori i policise kulici, andrea prendi ka pas frik te qellonte ne popull ka hezituar te jepte urdhrin dhe ne ate cast ka nderhur kulici dhe e ka ofenduar dhe e ka goditur ne fytyre me grusht qe edhe ju be shenje ne sy dhe e ka nxjerre jasht neper shkall prej leckash qe te dilte jasht. kurse andrea prendi ka deklaruar qe ishte goditur nga nje gur!!!!!!! Po te ishte goditur do kishte minimumi 5 qepje ne sy se eshte vendi me i dobet…. shaka mes kolegesh i ka thene sala nje dit me vone prendit…

  15. grand says:

    Zoti Brace, me se nuk dua te te fyej! Pse kaq mendje lehte! Kaq i trashe je o njeri! Cfare kerkon, do te shpetosh Berishen?
    A e degjove dje kur e pyeti kolegu yt te komisioni i Balles lidhur me 105 milion EURO si ju drodhe buza! A dine qe kane dal dy emra ne gazete Muel dhe Mue me 15 milion euro ne bankat ne Prage qe supozohet eshte nje familjar i tij me emer fallco! llogjika elementare te thote qe ky njeri e di tashme qe balla dhe Qeveria ka dokumenta reale ne dore e cojne Berishen pas vetingut direkt ne burg, pa pasur nevoj per gerdec dhe tmerrin e vrasjets se kater qytetareve! Ae kupton qe ai kerkon te shkoj ne Prokurori per Brockulla te tilalla si kam deshe te vrase ER? Ae kupton qe kjo eshte vetem llapaqeneri, qe nese ecen ai e quan vehten te burgosur politik, hero, etj. Kurse leket e Prages ( 15 mil a me shume) fluturojne nga duarte e shqiptareve! o braqe, ai po kerkon kete qe ke shkruar ti! Po me zhgenjen me intelegjencen tende! Se paku aprioori ndihmo T. Ballen!

  16. tomori i beratit says:

    Po kujt i drejtohesh more Erjon.Ky Adriatik Dhalla eshte nje funderin nje vegel e ndyre e berishes nje qen i zgjebosur si vet i zoti i tij bujar nishani.Ky kopuk qe eshte me kriminel se zani caushi duhet ti jepet gjyqit neser.Mos mendo o tik dhalla qe je sot i “forte” Si lepuri do te jesh neser.Dhe kjo eshte e vertet si drita e diellit ,si buka qe ham.Ndersa berishes ISHALLAHHHHHH e mer ky viti i ri qe te shpetoj SHQIPERIA.

  17. shqip says:

    pu, pu,pu. sa te thella paskan qene keto pune… ore njerez, duhet te mbledhim mendjen. fakti qe saliu eshte aty dhe sfidon edhe ligjet e ” gravitetit”,tregon qarte mediokritetin tone si shoqeri. saliu eshte aty sepse jemi ne. saliu vret, vjedh, perçudnon, se ka qelluar ne vendin e duhur, me popullin e duhur. braçe e di fare mire qe as prokurori e as gjyqtari, nuk e prishin gjumin per thirrjet e tij. eshte nje postim si mijra te ketij lloji qe shkruhen e rishkruhen ne 26 vite. edhe nje here , saliu eshte e do jete aty sa te jemi ne. ja prova me e qarte qe demo(n)kracine nuk e sollen kalamajt e universitetit, apo profesoret e tyre spiune e servile karrieriste. regjimin e ndryshuan vete ata ne momentin qe ju duk me e pershtatshme. ne fakt regjimi kish vite qe kishte nderruar jete. me ikjen e enverit , shteti qendronte ne kembe vetem fale emrit qe rrinte mbi kokat e shqiptareve. sepse i bindeshin ligjit. ne momentin qe shteti ra, atehere lindi berishizmi. nje embrion i ushqyer me gjithe mllefin e inferioritetit e te servilizmit hileqar. dhe sapo kushtet u krijuan, fara berishiste hodhi rrenje e shtat. me te u zhvilluan njeherazi grabitja e prones. vrasjet misterioze. aferat korruptive te permasave marramendese. vegjelia mesoi nga parimet e partise e te liderit. doktore, mesues, administrate, ne gare te hapur drejt nje çvatje kolektive. prandaj erion mos postoni me te tilla pamflete. e urrejme mostren me shume se ju e nuk na ben asnje efekt thirrja ne zbrazetire. ju nuk kishit vullnet ta benit. perndryshe nuk do qeverisnit bashke me shtetin paralel. erion kam respekt per perkushtimin si deputet. po fatkeqsisht, vishon, llallen, jarin me dhe pa mustaqe, zaganjorin, e sa te tjere, te na falesh, po e di e gjithe shqiperia qe jane nen kontrollin e shqupit. ju deshet te tregonit se nuk jeni si ata. se jeni te moderuar, se i permbaheni kushtetutes, etj. po nuk funksionon keshtu me ta. nje reaksion ka dhe nje kundereaksion. qe eshte ne trajte e ne potence i njejte. qe ta binit te birin e sheqeres me kembet e veta para drejtesise, duhet te benit ato qe ai i beri me 70+ 1/2 deputete. tani rrini kendojini vetingut “mora rrugen per janine “. versionin nga anglishtja ne anglisht lerjani bylykbashit se eshte pelivan per perkthime ( shtremberime).

  18. brusli says:

    berisha duhet burgosur nje ore e me pare. eshte kriminel i rrezikshem.

  19. Poshtë larot. says:

    Morin e kuq., e paska qirr Berisha. E paska dobësi ish doktorin e kuq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje