Ambasadorja e re në Greqi, Ardiana Hobdari: Dialog dhe zgjidhje të problemeve

14 Dhjetor 2016, 15:28Politika TEMA

Shqipëria ka vendosur të ndërrojë “fytyrë” në përfaqësimin e saj diplomatik në Greqi.

Në kohën kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk janë më të mirat e mundshme, Shqipëria përgatitet të dërgojë në Athinë një tjetër ambasadore.

Pas përfundimit të mandatit të ambasadorit aktual, Dashnor Dervishi, është pikërisht Ardiana Hobdari, e cila ka mbajtur postin e ambasadores së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, ajo që pritet ta zëvendësojë atë.

E thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, Hobdari theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë tejet të rëndësishme dhe fokusi i punës së saj do të jetë në vijimin e dialogut mes dy shteteve për zgjidhjen e problemeve.

“Tashmë kemi një mekanizëm komunikimi mes dy Ministrive të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe të Greqisë, për trajtimin e të gjitha çështjeve dypalëshe duke synuar gjetjen e zgjidhjeve për to, të ndara në 3 shporta kryesore. Së pari, çështjet e trashëguara nga e kaluara, me origjinë nga Lufta e Dytë Botërore, zgjidhja e të cilave do të çlironte energji pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Së dyti, çështjet e së tashmes, që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë mbi jetën e përditshme të qytetarëve tanë, kryesisht të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Së treti, çështjet me rëndësi përcaktuese për të ardhmen”, tha Ardiana Hobdari, kandidate për ambasadore të Shqipërisë në Greqi.

Në këtë seancë dëgjimore ishte i pranishëm edhe Selim Belortaja, i cili është kandidat për të drejtuar selinë diplomatike të Shqipërisë në Pekin. Për të, marrëdhëniet me Kinën janë tejet të rëndësishme dhe do të duhet më shumë vëmendje për të thithur sa më shumë investime.

Pas raportimit të të dy kandidatëve, mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku mësohet se deputetët e pranishëm kanë kërkuar informacione lidhur me punën e komisioneve të përbashkëta shqiptaro-greke, kryesisht ato që kanë të bëjnë me çështjet konsullore.

8 komente në “Ambasadorja e re në Greqi, Ardiana Hobdari: Dialog dhe zgjidhje të problemeve”

  1. Beni gabim te leshoni pe ketyre kafsheve primitive ato nuk kuptojn gjuhe tjeter pervec gjuhes qe perdorin ate te kercenimit e dhunes dicka tjeter do te ishte komplet mosnjohje realiteti kundrejt ketyre anadollakeve

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    ku e gjetet kete ”thia”……!!??

  3. Aziz says:

    Per ambasadoren qeshtja Qome nuk ekzi
    stuka ?!!

    1. korcari says:

      lol “qeshtja Qome”
      Ceshtja Came o njeri. Meso te flasesh!

    2. tr says:

      sa pune e mire ambasador ne greqi vetem nje jave te punoj e sigurova jeten dhe per niperit,,po te ishte doganier duhen dy dit dhe jo me shum,,,,

  4. Nallbani says:

    Bac u dhije edhe Gazeta Tema mbasi qe s´i publikon komentet, jo vetem kaq, por u dhije edhe me kete qorren
    qe reklamon : “Perfito ulje deri ne 90%” , eshte be monotone ma zi se “diarrhoe”

  5. Krio says:

    Greqia vuri nje grua dhe ne shum mire bem qe vum nje grua. Grate e bejn punen me mire kur ka probleme te vjetra kanunore sic esht nacionalizmi

  6. kodrasadikitk says:

    Nese kjo bije shqiptare ka punuar ne BE duhet si pike e pare shtetit mike e fqinje ti kerkon lirite e te drejtat qe parshifen nga ligjet e EU .Greqija te hape shkollat shqipe gjithandej dhe te njifen piksepari Arvanitasit me shkolla shqipe dhe me lirine e predikimit fetare ne gjuhen Arvanite- shqipe .Se dyti te njifet qeshtja Qame dhe e drejta legjitime mbi pronen e asaj popullsije .Nese do te avancohen keto dy qeshtje marrdhenjet mes Shqipnis e Greqise do te ishin te peraferta me marrdhenjet mes Austrise e Gjermanise mike dhe kjo ambasadore do te lavdohej gjithhere ne trojet tona e njashtu edhe ne Greqi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje