Basha në delir: BE, shuplakë Ramës para zgjedhjeve. Vetting-u, sipas Kushtetutës (harrohet ‘mbështetja’ për integrimin dhe opinioni i Venecias)

14 Dhjetor 2016, 15:10Politika TEMA

Lulzim Basha e cilësoi një shuplakë për qeverinë mospërcaktimin e një date nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, Basha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

“Duke mohuar problemet me drogën, krimin, korrupsionin dhe mosmarrjen e përgjegjësisë për zgjedhje të lira, qeveria e Ramës faktikisht ka refuzuar të marrë përgjegjësi për këtë situatë. Është turp për Shqipërinë e vitit 2016 që në vend të lajmit pozitiv për hapjen e negociatave të marrë një vlerësim të denjë për vendet diktatoriale në Afrikë. Për herë të parë në 26 vite, 6 muaj para zgjedhjeve, qeveria merr këtë shuiplake sepse nuk ka plotësuar asnjë nga 5 prioritetet kyçe”, deklaroi Basha.

Zbatimi i vetting-ut është një nga kushtet e thëna qartë nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, por ligji ndodhet i bllokuar nga Gjykata Kushtetuese e cila ka tashmë në dorë edhe rekomandimin e Venecias, por ende nuk ka folur. Pezullimi i vetting-ut u bë me kërkesë të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Basha tha se Partia Demokratike do të marrë përsipër përgjegjësitë e veta.

“PD-ja do të marrë përgjegjësitë për zbatimin e vetting-ut sipas përcaktimeve kushtetuese për largimin e kriminelëve sipas dekriminalizmit dhe për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Do i heqim këto pengesa për integrimin e vendit”, tha Basha.

2 komente në “Basha në delir: BE, shuplakë Ramës para zgjedhjeve. Vetting-u, sipas Kushtetutës (harrohet ‘mbështetja’ për integrimin dhe opinioni i Venecias)”

  1. Skypion says:

    Shuplake e cfare shuplake!
    Nje flakurime surratit te percudnuar!
    Nje shuplake surratit te percudnuar sociopatit,nje shkelm biitheve te kalaruara perversit,nje mbeshtyme monstres qe i nxori bojen nje kombi te tere.
    Per ironine e hidhur,ky vendim partnereve europiane,as te gezon as te hidheron.As te gezon e hidheron sebashku.As njeren as tjetren.As te dyja bashke.
    Sepse,i refuzuari eshte Kryeministri sociopat i korruptuar dhe i inkriminuar shqiptar dhe qeveria e tij.
    Sepse,pikerisht per kete fakt te hidhur,te refuzuar jemi te gjithe,jane te gjithe shqiptaret.
    Eshte nga ato ndjesi te perzishme,coroditese per organizmin,qe e e ka te veshtire te organizoje qendrat pergjegjese te emocioneve.
    Por,meqe behet fjale per gje qe e kemi ne dore vete ne,vete ne shqiptaret,nuk duhet te jemi edhe aq te hidheruar.Fundja,per ca muaj behet fjale.Per ca muaj.
    Per ca muaj,kur ne,populli i Shqiperise,mund t’i tregojme Europes se jemi te denje per t’u bere pjese e saj.
    Gjithmone e me shume,shqiptaret,kur shohin portretin e buzeqeshur te Lulzim Bashes,nuk mund t’i shmangen krahasimit me ate te Edi Rames.
    Pasi kane deshtuar me te gjitha llojet e diversioneve ndaj Lulzim Bashes,deri edhe tek me perversi,ai i yshtjes se tij drejt nje opozite te protestave te dhunshme,kundershtareve te tij,nuk u ka mbetur gje tjeter,vecse te perqeshin,tepke si ata te dhjerit,te turperuarit qe,ne pamundesi te c’turperojne veten e tyre ,behen palaco qe zgerdhihen ,perqeshin e perkillin ate qe enderruan te ishin.
    Keshtu edhe me Ramen.Enderroi te ishte lider ballkanik,lider boteror…. u katandis ne nje zogth te shpuplisur,te zgerlaqur ,qe nuk ia hedh qurrat askush.
    Ate qe enderroi Rama per veten e tij,per marazin e tij,per ate marazin qe te kop,po behet realitet per Lulzim Bashen.
    Cfare ironie!
    Te cmeritur nga sociopatia e Rames,nga korruptimi dhe inkriminimi i tij,por edhe te neveritur nga korruptimi legjendar i Metes,i vetmi lider politik,i cili shihet si partner normal,por edhe perendimor,si nga ShBA-ja ashtu edhe nga BE-ja,eshte Lulzim Basha.
    Eshte e kote te hysh ne analiza te merzitshme,se qysh e pse.Keshtu eshte dhe pike.
    Vettingu do te behet nen lidershipin e Lulzim Bashes.
    Dekriminalzimi dhe dekanabizimi do te behen nen lidershipin e Lulzim Bashes.
    Integrimi i Shqiperise ne BE,do te behet nen lidershipin e Lulzim Bashes.
    Une nuk verejta ndonje gezim tek Lulzim Basha.Ai eshte njeri edukuar,i permbajtur.
    Por,te rrime drejte e te flasim drejte,arsye ka shume per te qene i tille.

    1. Cadra e qoftes says:

      Pirxhi, pirxhi mor dak, se lerohesh ! Basha, s’eshte per kryetar komune, jo kryetar shteti huhuhu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje