Këngëtari i njohur shqiptar akuzon gruan për dhunë: Dua urdhër mbrojtjeje

14 Dhjetor 2016, 09:22Kronika TEMA
Këngëtari i njohur shqiptar akuzon gruan për dhunë: Dua

Këngëtari i njohur shqiptar Sajmir Çili, ka denoncuar gruan e tij po ashtu këngëtare, suela Kalaja, për dhunë.

Kjo bëhet me dije nga rubrike “Vip Pages” e “Gazeta Shqiptare” sjell sot një histori të dhunës brenda mureve të shtëpisë së dy artistëve; Sajmir Çilit, kantautor i njohur dhe Suela Kalasë, këngëtare.

Prej kohësh Sajmiri dhe Suela ishin në fazën e divorcit dhe shpeshherë marrëdhëniet mes tyre krijonin ulje dhe ngritje. Burime nga policia bëjnë me dije se pas një telefonate janë drejtuar për te shtëpia e dy artistëve, teksa i kanë gjetur në mes të një konflikti.

Bëhet me dije se në prani të forcave të rendit, këngëtarja, në gjaknxehtësi e sipër i ka qëlluar një shuplakë Sajmirit. Nisur nga kjo këngëtari ka bërë një kërkesë për urdhër mbrojtjeje.

Por, ndërsa marrëdhëniet mes tyre janë normalizuar dhe gjykata në fakt ka vendosur të pranojë edhe kërkesën për divorc, prokuroria e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të kantautorit Sajmir Cili, ka vendosur të ngrejë akuzë zyrtare për dhunë në familje ndaj këngëtares Suela Kalaja.

Prej korrikut 2016, këngëtarja po përballet me drejtësinë për këtë akuzë, por ende nuk ka një vendim ndaj saj.

Çështja në fjalë ka kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës, e cila në fakt e ka pushuar çështjen, pasi Sajmir Cili para gjykatës ka deklaruar se nuk do të kryejë akte dhune ndaj gruas dhe vajzës dhe se do të jetojë në studion e tij, larg tyre, derisa të firmoset divorci.

Në seancën e datës 04.05.2016, pala e paditur Sajmir Çili nënshkroi një deklaratë dorëshkrim para gjykatës, sipas së cilës: “Unë i nënshkruari Sajmir Flamur Çili deklaroj para gjykatës se Suela bashkë me vajzën të vijë të banojë në banesë, të cilën do ta modifikojmë secilën me nga një hyrje më vete në shkallë, duke kryer dy ndarje më vete. Derisa të bëhet pjesëtimi ligjor i apartamentit, unë do të banoj në studio, e cila ka edhe një tualet dhe do të përdor derën kryesore, ndërsa nga ana e Suelës të përdoret pjesa tjetër e apartamentit, duke hapur derë në shkallë, konform ligjit. Unë premtoj që nuk do ta shqetësoj Suelën dhe vajzën Isea derisa të përfundojë zgjidhja e martesës dhe pasojat e saj, dhe me pushimin nga ana e Suelës e urdhrit të mbrojtjes, unë do të paraqitem në prokurori të tërheq kallëzimin penal që kam bërë kundrejt Suelës në ngarkim të saj, pasi dua që konflikti midis nesh të mos vazhdojë më dhe të mbyllet njëherë e mirë”.

Suela Kalaja, pasi dëgjoi deklarimin e palës së paditur Sajmir Çili, bëri edhe ajo një deklarim me dorëshkrim si më poshtë:

“Meqenëse nga ana e palës së paditur Sajmir Çili u përpilua deklarata në seancën e dt.4.05.2016, me vullnetin e tij të lirë ra dakord për sa është përshkruar në të, jam dakord të tërhiqem nga shqyrtimi i çështjes dhe kërkoj pushimin e saj”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Ja pse dyshja e mirënjohur i dha fund martesës

Suela Kalaja dhe Sajmir Çili vite më parë kanë bërë publike historinë e tyre. Dyshja janë prindër të një vajze 9- vjeçare, Isea.

Por duket se jo gjithçka ka ecur më së miri në këtë marrëdhënie, teksa kanë nisur problemet e para, dhe pas disa debateve të vazhdueshme, Suela i është drejtuar gjykatës me kërkesën për divorc.

Në seancë gjyqësore, gjykata konfirmoi faktin se fillimisht marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe korrekte, të ndërtuara mbi bazën e dashurisë dhe respektit reciprok. Me kalimin e kohës midis palëve kanë lindur mosmarrëveshjet si pasojë e koncepteve të ndryshme që kanë për jetën dhe, duke mos pasur më komunikim dhe mirëkuptim, bashkëjetesa midis tyre është bërë e pamundur. Aktualisht paditësja Suela Kalaja dhe vajza e mitur Isea Çili jetojnë në një banesë me qira. Gjatë gjykimit, rezultoi se palët pavarësisht nga përpjekjet që kanë bërë për të normalizuar martesën, nuk kanë mundur të gjejnë mirëkuptimin dhe bashkëjetesa midis palëve nuk mund të kthehej në normalitetin e saj”, thuhet në kërkesën për divorc.

 

3 komente në “Këngëtari i njohur shqiptar akuzon gruan për dhunë: Dua urdhër mbrojtjeje”

  1. "horri i bulevardit" says:

    Burrecat e KLAN-it, kjo kategori jane

  2. shqip says:

    do hapi nje dere ne shkalle. me tmerron fakti qe njerezia vendos vete per te hapur e mbyllur mure ne hapesira te perbashketa siç jane pallatet. pra te gjithe ata qe kane mosmarreveshje, mund te nderhyjne ne strukturen e pallatit. burundi apo ruanda jane me shtet se ky albanistani yne. mjere ai vend, e mjere njerezit qe e banojne.

  3. Mark ramy uk scotland irland says:

    Po u beka e famshme kjo zhaba. Tani i duhet te dale nudo ose te deklaroje qe shkonte me 100 burra. Dhebky lo…. A eheeee. Varu ramyn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje