“BE e kushtëzon Serbinë me mbylljen e qendrës ruso-serbe në Nish”

14 Dhjetor 2016, 09:48Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm i Federatës së Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë se Brukseli i kërkon Serbisë që ta mbyllë Qendrën Humanitare ruso-serbe në Nish, në qoftë se dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropoian.

Sipas tij, Bruksel e konsideron këtë qendër si fole të spiunazhit dhe si kërcënim për sigurinë.

Shefi i diplomacisë ruse ka shfryrë njëkohësisht ndaj Bashkimit Evropian dhe ndaj Malit të Zi.

“Madje kërkon që Serbia të sillet ashtu siç sillet udhëheqësi i Malit të Zi, i cili thjesht i ka shpërfilluar të gjitha obligimet e veta, premtimet e veta, dhe e ka tradhëtuar Rusinë, ndonëse Rusia nuk i ka bërë asgjë të keqe”, ka shtuar Lavrov.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçic, ka deklaruar më herët se statusi i Qendrës humanitare ruso-serbe në Nish nuk ka qenë temë e bisedës me homologun e tij rus, Sergej Lavrov, dhe se zërat se kjo është qendër e spiunazhit dhe “marrëzi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje