Bushati nga Shkodra: Duhet të preket kulla e paprekshme e drejtësisë. PD ka vendosur të bëhet palë me korporatën e drejtësisë

14 Dhjetor 2016, 13:51Politika TEMA

“Duhet të preket kulla e paprekshme e drejtësisë, pasi vendet anëtare mbështetën rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian me mirëkuptimin, që të zbatohet ligji i Vettingut”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, njëherë koordinator i PS për qarkun e Shkodrës gjatë vizitës në kryeqendrën e Veriut ditën e sotme.

Bushati akuzoi Partinë Demokratike se ka vendosur që të bllokojë ligjin më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi duke u bërë palë me korporatën e drejtësisë.

“PD ka vendosur të bëhet palë me korporatën e drejtësisë. Duhet preket kulla e paprekshme e drejtësisë” deklaroi ai gjatë takimit me strukturat e PS në Shkodër.

Përsa i përket procesit të integrimit Bushati tha se Shqipëria është peng i kalendarit të zgjerimit.

“Ne jemi peng i kalendarit të BE sa i përket zgjerimit. BE i ka kërkuar KE të përfshihet në dialog për çështjen e Reformës në Drejtësi”.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ranë dje dakord me rekomandimin e Komisionit europian për hapjen e bisedimeve me Shqipëri.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje