Donald Lu: SHBA ka 7 muaj që ka kërkuar nga Adriatik Llalla arrestimin e Klement Balilit. Nëse nuk arrestoni atë, si do i kapni ‘peshqit e mëdhenj’?

14 Dhjetor 2016, 10:52Politika TEMA

Ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi se mos-arrestimi i Klement Balilit është një “dështim i policisë dhe sistemit të drejtësisë” në Shqipëri.

Politikanët i kanë kushtuar vëmendje interesave të kriminelëve dhe biznesmenëve të korruptuar.

Ndryshe, si mund të shpjegohet që Klement Balili është ende i lirë?

Ky është dështim i policisë dhe sistemit të drejtësisë”, u shpreh Lu gjatë analizës vjetore të Avokatit të Popullit.

“Kanë kaluar 7 muaj që kur policia greke ka arreastuar trafikantët e lidhur me Balilin.

Tani janë 10 000 faqe dokumentacion.

Agjencitë e SHBA-së i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ta arrestojnë Balilin.

Nëse nuk kapet Balili, si mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj drejtësia shqiptare?

Kush do e besonte se ky është vend serioz në luftën kundër trafikut nëse nuk procedohen peshqit e mëdhenj”, shtoi Donald Lu.

Pjesë nga fjala e Donald Lu

Shqipëria do të ishte një vend më i mirë nëse qeveritë do ti vinin veshin zyrës së Avokatit të Popullit.

Në vend të kësaj politikanë nga e majta dhe e djathta i kanë kushtuar vëmendje interesave të fuqishme të biznesmenëve të korruptuar, kriminelëve të mëdhenj, madje edhe trafikantëve të drogës.

Si mund ta shpjegojmë ndryshe faktin se trafikanti i drogës Klement Balili është ende i lirë. Sipas medias ai ka shmangur 200 policë që kanë qenë në ndjekje të tij.

Të premten e kaluar zyra e Prokurorit të Përgjithshëm nuk kishte urdhëruar arrestimin e tij.

Po nëse në arrestimin e Klement Balilit, ish-zyrtar në Sarandë, përfaqëson një dështim të madh të policisë dhe sistemit të drejtësisë. kanë kaluar 7 muaj që kur policia greke arrestoi trafikantët e drogës të lidhur me Balilin në Greqi, që atëherë ka qenë në kërkim nga policia greke.

Kanë kaluar 7 muaj që kur Ministria e Drejtësisë dergoi personel në Greqi për tërheqjen e dokumentave. Tani ata kanë 10 mijë faqe dokumentacion.

Agjencitë ligjzbatuese të SHBA i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të arrestojë Klement Balilin.

Për 7 muaj kam nxitur policinë, Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm që ta arrestojnë.

Nëse Shqipëria nuk mund të kapë Klement Balilit si mund të shkojë pas “peshqve të tjerë të mëdhenj”?

Kush do të donte të punonte me Shqipërinë, kush do të besonte se ky është një vend serioz në luftën kundër trafikut të drogës?

SHBA i kanë thënë Shqipërisë se bashkëpunimi i ardhshëm kundër narkotikëve është i kushtëzuar nga arrestimi dhe procedimi penal i “peshqve të mëdhenj” nga ana e Shqipërisë, përfshirë Klement Balilin.

13 komente në “Donald Lu: SHBA ka 7 muaj që ka kërkuar nga Adriatik Llalla arrestimin e Klement Balilit. Nëse nuk arrestoni atë, si do i kapni ‘peshqit e mëdhenj’?”

  1. TR says:

    Kjo eshte arsyeja ,qe Europa eshte duke na bere dalje. Balili nuk arrestohet se punon per qeverine .

    1. Turi says:

      Ka shume trafikante qe nuk jane arrestuar dot nga Amerika per vite e dekadajo sepse ata bashkepunonin me trafikantet por trafikantet fshiheshin. Kjo nuk do te thote qe qeveria eshte e korruptuar. Qeveria po punon per arrestimin. Sigurisht faktet nga Greqia sapo erdhe nje jave me pare. Ka raste kur disa kriminele jane kapur edhe pas 40 vjetesh ne Amerike sic ndodhi kohet e fundit me njje mafioz e trafikant te new York-ut qe ishte fshehur me te dashuren e tij ne Kaliforni. Prandaj nuk mund te sulmohet nje qeveri e tere sepse ska kapur nje trafikant! Po ashtu nuk mund te thuhet qe ju nuk kapni peshqit e medhenj kur dihet qe drejtesia eshte e kapur nga Saliu. Cdo beje qeveria edhe kur kapen peshqit e medhenj kur drejtesia i nxjerr te pafajshem. Guvernatori i Bankes se Shqiperise Fullani jo vetem u nxorr i pafajshem por edhe kerkon demshperblim. Kjo eshte drejtesia e Saliut dhe duhet bere diference.

  2. @ says:

    Shqiptaret do te vazhdojne te hane akoma………. peshkun e qelbur nga koka…

  3. mmoisiu says:

    Se i pari duhet te arrestohet vete Llalla !

  4. fakti says:

    sa te jene ne radhet e policis pjestaret e LSI keshtu do sabotohet lufta kunder droges e krimit,
    Po A llallen kush e beri kryeprokuror? LSI e I Meta personalisht.

  5. shqip says:

    nese shkon ne zyren e saliut per t’ju lutur atij, si do ti kapim sy peshkaqenet e medhenj?

  6. Brahoo says:

    Po Tak Ngjela na ka thene qe do arrestohen dhe peshqit e medhenj ! Thuaj qe Taku t’ja ket futur kot !

    Se mos pyetet Takun me perpara edhe per Balilin edhe ta shifnit qe do arrestohej si Berisha.

  7. pjatalarsi says:

    7 muaj paska ambasadori i nje vendi te huaj qe i thote prokurorit shqiptar te arrestoje x y-nin! per kete veprim antikushtetues dhe ne kundershtim te hapur me ligjet shqiptare, nuk interesohet njeri!!! Une nuk e njoh kete trafikantin e droges, nga ana tjeter jam i sigurte se mjaft politikane shqiptare kane lidhje me drogen, por per nje gje jam shume here me i sigurte: drejtesi e tille, ku nje ambasador i huaj i jep urdhera nje prokurori shqiptar, nuk eshte kurre drejtesi! Tallni bythen me kete vend o amerikane dhe europiane, se keni gjetur, por dhe keta mafiozet tane ua kane gjetur hilete, ndryshe nuk do te benin hasha, sic po bejne!

  8. xhemi says:

    Ooo Liooo, mos n’a boj dengla, se ju n’a sollet ne kete derexhe.
    Ju imperialistet doni hunin n’myth, mire thoshte “diktatori”: -poshte imperializmi amerikan!!!!!!

  9. Ky echte vet Dora e gjithckaje te mbrapsht qe ndodh ne politiken shqiptare
    -pasusi arixhiut i cili vendosi lopcarin llalla ne kye te prokurorise

  10. gora says:

    Zoti ambassador balili e gelltit grepin dhe skapet dot nga prokurori se e keput, kurse keta peshqit e medhenj e gelltisin me gjith shkop, aq shume ju eshte rritur barku. nese ben ndonje gje SHBA atehere do kemi besim por nga prokurori ASNJEHERE.

  11. Keli says:

    Ministri i Dreejtesise ka qene i zene me menaxhimin e pagave te punonjeave te burgjevev qe ndryshe nga ç’thote ligji duhet ti pagihen aty Ku duan Te besuarit apo Te afermit e Ministrit, prandaj nuk ma SI Te meret me Balilin apo Te tjera probleme.

  12. Like sheiku i skraparit says:

    O pjatalaresi i Berishes! Bashkepunetori dhe informatori i Like-Berishes i quajtur llalle gjumashi ka 5 vjet qe ka sabotuar qellimisht vendosjen e drejtesise ne kete vend dhe duhet te pergjigjet ligjerisht per shperdorim detyre.Ai jo vetem qe si kryeprokuror leshi qe ishte instiktivisht dhe me inisiativen e tij nuk ka kryer detyren per te cuar ne gjykate shume ceshtje te nxehta penale sic ishin 21 Janari,Gerdeci,CEZ-i apo dhe arrestimi i mafiozit te LSI-se,Klement Balilit, ose me sakte agjenti mafioz i Ilir Metes,por edhe kur te huajve iu sos durimi dhe duke pasur informacion te sakte se cfare po behej ne keter vend dhe cilet ishin personat qe kryenin veprimtari kriminale dhe ne rastin konkret Balili dhe i thone atij se perse nuk vepron,ai prape ia fut gjumit dhe informon ciftin Like-Berisha ( qyte-Karin dixhital)per kontaktin me ambasadorin amerikan.Kjo eshte dhe aresyeja se perse likja mbajti publikisht anen e tij ,kur ambasadori amerikan e denoncoi llallushken publikisht.E kupton ore teveqel (neqoftese nuk e kupton,se nese je nga ata te like-lylo-berisho-munikes qe nuk duan ta kuptojne kete,sepse e kane ndare mendjen se ne cilen ata jane) se si eshte puna? Ambasadori amerikan nuk ka aresye ti beje presjon llallushkes,sepse ai mbron interesat e shtetit te tij dhe ka ardhur ketu as per syte e Edit dhe as per sypeshkaqenkin e Berishes dhe as per koken katrore te Likes dhe gojen e shqyer te Munikes.Kuptohet dhe as per surratin tend e timin.Ky vend ka 5 vjet pa prokurori dhe shyqyr qe erdhi koha te shporret ky mafioz i inkriminuar qe ka vegjetuar ne ate post per kaq kohe.Por pasi te iki ky duhet te japi llogari para drejtesise per shperdorim detyre,per kompllotim kunder drejtesise dhe pasurim te paligjshem.Te shpresojme se do fryje pak ere ne ate zyre dhe do dalin nga sirtaret dosjet e plutrhurosura qe ky handikap ka mbyllur sepse ashtu eshte urdheruar nga cifti liko-berisha dhe do e detyrojne te ktheje mbrapsht parate,leke apo euro, qe i jane dhene per sherbimet qe u ka bere atyre dhe te tjere mafiozeve si ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje