Donald Lu takim me Ramën në Kryeministri. I bashkohet dhe kreu i SHISH Visho, Ajazi Lika

Donald-Lu-km-Rama-420x219Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu ka filluar mëngjesin e sotën me një takim në kryeministri.

Lu po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërkohe dy ditë më parë ai u takua edhe me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Takimit i eshte bashkuar dhe Shefi i Shërbimit Informativ Shqiptar, Visho Ajazi Lika.

Takimi mes Ramës, Donald Lu dhe Visho Ajazit ka nisur prej orës 09:00 të mëngjesit.

Për më shumë se një orë kryeministri ka zhvilluar një bisedë vetëm me ambasadorin amerikan në Shqipëri, ndërsa më pas i është bashkuar tryezës edhe kreu i SHISH.

Takimi i sotëm vjen vetëm pak ditë pas vizitës së kreut të CIA­-s në Shqipëri, i cili sipas ambasadës së SHBA diskutoi për bashkëpunimin kundër terrorizmit.

Por nuk përjashtohet mundësia që temë e bisedës të ketë qenë edhe ndikimi rus në Ballkan.

Takimet e ambasadorit Donald Lu vijnë menjëherë pas opininit të Komisionit të Venecias për Ligjin e “Vetting”-ut dhe qëndrimeve të tij se Gjykata Kushtetuese duhet të nxitojë të japë një vendim pozitiv.

Por takimi vjen dhe një ditë para seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Donald Lu takim me Ramën në Kryeministri. I bashkohet dhe kreu i SHISH Visho, Ajazi Lika”

  1. Spartaku says:

    Bobo sa xheloz do jete bere Saliu dhe Bashmuti per takimin Rama,Lu,Ajazi!

  2. Luan zaimi says:

    DUAM DREJTESI TAKIMI TREGON SE PUNET PO ECIN NE DREJTIMIN E DUHUR RESPEKT URIME DHE SHUME SUKSESE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *