Edhe SHISH në gjurmët e Balilit, informatorë në çdo cep të Tiranës

14 Dhjetor 2016, 16:08Kronika TEMA

Edhe Shërbimi Informativ Shtetëror përfshihet në kërkimet për të ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit”.

Prej dy ditësh, SHISH ka kaluar në shërbim të përforcuar sidomos në kryeqytet, ku dyshohet se fshihet Klemenet Balili.

Vizion Plus ka mësuar se, Shërbimi Inteligjent po mban në mbikëqyrje të plotë të gjithë familjarët e po kështu edhe miqtë e tij më të ngushtë.

SHISH ende nuk ka mundur të zbulojë vendndodhjen e trafikantit të drogës. Sipas procesverbaleve, ai nuk është pikasur në ambientet publike.

Hetimet greke, kishin zbuluar më herët se Balili kishte ndërruar emrin. Ndërkohë burime të rezervuara pohojnë se Balili mund të ketë ndryshuar edhe pamjen e tij të jashtme.

Nga ana tjetër SHKB, ka nisur një hetim për dekonspirim të operacioneve.

Tre janë efektivët të cilët janë pezulluar nga puna deri në përfundim të hetimeve, ndërsa shërbimi i kontrollit të brendshëm mbetet i rezervuar në dhënien e informacioneve për këtë çështje.

44-vjeçari Klement Balili akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Greqi e po ashtu edhe me vendet e BE-së.

1 komente në “Edhe SHISH në gjurmët e Balilit, informatorë në çdo cep të Tiranës”

  1. ad says:

    Ia di Rama numurin e dyte te Vodafonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje