Efraim Diveroli i “Gërdecit” le qelinë dhe thyen heshtjen: E vërteta e kontrabandës së armëve

14 Dhjetor 2016, 14:53Kronika TEMA
Efraim Diveroli i “Gërdecit” le qelinë dhe thyen heshtjen:

Efraim Diveroli ka fituar lirinë dhe ka vendosur të flasë. I rikthyer në jetën luksoze, ai tashmë është autor i një libri autobiografik të titulluar “Dikur një trafikant armësh”, që është hedhur sëfundmi në treg dhe që siç mëson “BalkanWeb” është një rrëfim në vetë të parë për historinë e jetës së tij, përfshi edhe eksperiencën e tregëtisë së armëve në Shqipëri.

“Gjatë procesit penal dhe kur fillova dënimin tim me burg, nuk e kam patur fillimisht në plan të tregoj historinë time. Por me kalimin e kohës dolën në dritë ‘investigime’ të shkrimtarëve dhe industrisë kinematografike që rezultuan me një libër shumë të shitur dhe me një film të Hollivudit.

Libri dhe filmi janë bazuar në shkrimet e mia paraprake, që janë përdorur pa autorizimin tim dhe që për fat të keq janë zmadhuar e dramatizuar pa u konsultuar më parë me mua, pavarësisht vullnetit tim për t’iu thënë të vërtetën e ngjarjeve. Versione të tilla të paautorizuar që rrëfejnë jetën time më kanë detyruar të përgjigjem me një libër.

Në fillim të procesit penal ndaj meje, dikush më tha një shprehje të vjetër sipas së cilës “Kur tregohet historia e jetës tënde, sigurohu që të jesh ti ai që e mban stilolapsin”. Pra … jam unë tani që e mbaj stilolapsin dhe jam i detyruar të tregoj një kapitull të trazuar të jetës sime”, – është shprehur sëfundmi për mediat amerikane, Diveroli, raporton “BalkanWeb”. “BalkanWeb” ka siguruar gjithashtu dhe disa foto ku ishkontrabandisti i armëve shfaqet teksa bën të njëjtën jetë luksoze si ajo para se të burgosej.

Lidhjet me Shqipërinë

Efraim Diveroli, trafikanti amerikan i armëve, kompania e të cilit arriti disa vjet më parë të siguronte një kontratë 300 milionë dollarëshe me Departamentin amerikan të Mbrojtjes, u dënua me 4 vjet burgim. Emri i tij është i lidhur ngushtësisht me “Gërdecin”, një nga tragjeditë më të mëdha të ndodhur gjatë viteve të pluralizimit në Shqipëri, ku humbën jetën 26 vetë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë Në vitin 2011 ai u dënua me katër vite burg për shitjen e miliona municioneve kineze të ndaluara Pentagonit për t’u përdorur nga forcat afgane.

Në një marrëveshje me organet e drejtësisë, Diveroli pranoi se në vitin 2007 pati planifikuar bashkë me punonjësit e kompanisë me bazë në Miami, AEY, për t’i shitur ushtrisë amerikane municione të ndaluara kineze me vlerën e 10, 3 milionë dollarëve, të cilat ata u përpoqën t’i paraqisnin sikur të ishin prodhuar në Shqipëri. Ky veprim shkeli embargon e vendosur në vitin 1989 nga Kongresi amerikan ndaj armëve të prodhuara në Kinë, pas masakrës ndaj studentëve kinezë në sheshin Tienanmen të Pekinit. Diveroli është njëherazi njeriu që denoncoi lidhjet me trafikun e armëve edhe të një njeri të pushtetshëm në Shqipëri, që sipas përshkrimeve u përfol se ishte Shkëlzen Berisha, djali i ishkryeministrit shqiptar Sali Berisha. “Kjo ka shkuar lart e lart tek Kryeministri dhe i biri. Unë nuk mund ta luftoj dot këtë mafie. Është shumë e madhe. Ata kafshë kanë dalë jashtë kontrollit”, – kështu do të shprehej Efraim Diveroli në një bisedë me Kosta Trebicka, i cili do të humbte jetën në një aksident tragjik në zonën e Lekasit në Korçë, pak kohë pas tragjedisë së Gërdecit. Por çdo aludim për përfshirjen e tij në një trafik të mundshëm armësh është hedhur poshtë në disa raste nga djali i Berishës.

Libri dhe filmi

As Hollivudi nuk e la në harrësë Efraim Diverolin. Skandali që përfshiu Shqipërinë e Pentagonin bashkë u shndërrua në një subjekt filmi, që tashmë e ka dhe një emër. “Arms and the Dudes” (Armët dhe Çunat) ka përcjellë përmes ekranit të madh historinë e jashtëzakonshme të të riut dhe miqve të tij amerikanë që arritën të firmosnin një mega­kontratë 300 milionëshe për armatosjen e ushtrisë afgane. Filmi u bazua mbi librin me të njëjtin titull të gazetarit investigativ amerikan Guy Lawson.

3 komente në “Efraim Diveroli i “Gërdecit” le qelinë dhe thyen heshtjen: E vërteta e kontrabandës së armëve”

  1. HYGO says:

    nje nga pjeset me te rendesishm te regjistrimit te bisedes ndermjet trebicke dhe diverolit per cudi nga te gjitha gazetat shqipare eshte perkthyer gabim. Ai nuk thote” KJO KA SHKUAR LART E LART DERI TEK KRYEMINISTRI dhe i biri ” por thote ” KJO CESHTJE KA VAJTUR SHUME LART , KA KALUAR DHE KRYEMINISTRIN DHE TE BIRIN ”

    KE DUAN TE MBULAJNE MEDIAT SHQIPTARE , POSHTE KENI ADRESEN E NJE BLOGU ITALIAN QE E KA PERKTHYER SIC DUHET
    http://etleboro.blogspot.it/2008_03_01_archive.html

  2. mirel says:

    Aksident tragjik apo perfundim tragjik i Kosta Trebickes?
    Kosta pasi vdiq ne aksident beri ca metra zvarre i vdekur dhe u largua nga makina e karamboluar.
    Eshte lloji i aksidentit
    Ndersa Diveroli i brri ca vjet burg, po eshte i gjalle he per he

  3. London says:

    Arms and te dudes????arms ne anglisht nuk do te thote Armë (shqip), por Krahë (gjymtyrë)
    Kurse filmi quhet War dogs. Naten e mirë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje