FOTOT/ Masakra në Filipine, shokon “Ndëshkuesi”: Kam vrarë edhe vetë! (Pamje te renda)

14 Dhjetor 2016, 17:18Bota TEMA
FOTOT/ Masakra në Filipine, shokon “Ndëshkuesi”: Kam

Në Filipine janë vrarë 6 mijë njerëz deri tani, sipas një raporti të publikuar dy ditë më parë.

Presidenti Duterte i mbiquajtur “Ndëshkuesi” ka nisur një fushatë spastrimi që kur erdhi në pushtet.

Ai premtoi shpërblim për çdo polic që vriste përdorues apo trafikant droge.

“Do pushoj vrasjet kur ju të lini drogën”, deklaroi ai pak ditë më parë.

Por sot ka shokuar me një tjetër deklaratë të tij.

“Unë kam vrarë edhe vetë kriminelë”, ka thënë ai.

Presidenti Duterte, ka deklaruar se “personalisht ka vrarë kriminelët” në kohën kur ka qenë kryetar i qytetit Davao në mënyrë që t’i “jap shembull Policisë”.

“Në Davao këtë e kam bërë personalisht që t’iu tregoj policëve se nëse unë mundem, munden edhe ata. Kam patrulluar rrugëve me motoçikletë dhe kam kërkuar probleme. Kam hyrë në konflikte vetëm që të mund të vras”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje