Gjergj Bojaxhi: Rama, plehrat dhe incenerimi i radhës për transparencën dhe mendimin e qytetarëve

bojaxhiNga Gjergj Bojaxhi

Titulli i VKM-së së miratuar së fundmi nga Qeveria më datë 7 Dhjetor thotë shumë dhe asgjë në të njëjtën kohë: “MIRATIMIN E BONUSIT NË PROÇEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURUESE, QË i JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONÇESION PËR NDËRTIM LANDFILLI E INCENERATORI DHE REHABILITIM TË VEND DEPOZITIMEVE EKZISTUESE, TIRANË”.  Thotë shumë pasi kuptojmë që tashmë do të kemi jo thjesht një kompani private, e cila do të menaxhojë pjesën fundore të mbetjeve urbane, por do të kemi një landfill të ri, rehabilitim të landfillit ekzistues të Sharrës dhe një incinerator (djegës) të ri. Ndërsa, nuk thotë asgjë pasi nuk dimë se cila është strategjia e menaxhimit të mbetjeve urbane, ose më saktë cilat janë prioritetet sektoriale.

E fillojmë me më të thjeshtën: kompetenca për të mbledhur dhe për punuar mbetjet urbane është e drejtë e plotë dhe ekskluzive e pushtetit lokal. Konkretisht landfilli i Sharrës i përket dhe menaxhohet nga Bashkia Tiranë. Prandaj, nuk kuptohet se me çfarë të drejte pushteti qëndror vendos të zaptojë kompetencën e administratës vendore. Vetëm një kryeministër që qeveris pa Kushtetutë mund t’a dijë përgjigjen, sepse e drejta për të kontraktuar rehabilitimin e Sharrës i përket pushtetit lokal. Krijimi i një landfilli të ri gjithashtu është e drejtë e pushtetit lokal dhe fakti që administrata qëndrore nis proçesin në formën PPP me një kompani private pa pasur asnjë gram mbetje për të kontraktuar nën administrimin e saj thotë mëse mjaftueshem për respektimin e ligjit dhe procedurave.

Sa i përket inceneratorit që përmendet, kontraktimi nëpërmjet PPP-së së tij, përtej faktit që ka të njëjtën kontradiktë si landfilli, shton edhe një komponent të ri kaosi në menaxhimin e mbetjeve.  Rrezikon të ulë prirjene brishtë për riciklimin e mbetjeve pasi në momentin që ndërtohet inceneratori, është në logjikën financiare që të djegë sa më shumë mbetje për një kthim sa më të shpejtë të investimit. Përtej interesit sasior vjen edhe ai “cilësor” i plehrave. Plehrat më të mira për t’u djegur përsa i takon interesit të pronarit të inceneratorit janë mbetjet e riciklueshme dhe në mënyrë të veçantë ato të plastikës. Domethënë nganjëra anë prodhojmë ligje që lejojnë importimin e mbetjeve plastike për të mundësuar ekzistencën ekonomike të sektorit të riciklimit dhe nga ana tjetër firmosim kontrata PPP që do të shkatërrojnë edhe atë industri të brishtë riciklimi që kemi sot? A është kjo provë, që kemi të bëjmë me qeverisje kasapësh që kujtdo mund t’i shërbejë por jo të përbashktës?

Do të duhej një artikull më igjatë, nëse do të shtrohej pyetja se cila është kj okompani e përfshirë në këtë PPP? Çfarë lloj serioziteti duhet të ketë një kompani dhe njerëzit që do të fusin kapitalin e tyre financiar në të dhe a mundet që ky kapital të investojë në një projekt ku e gjithë marrëdhënia dhe kontratat do të vijnë nga fondet publike pa qenë pjesë e pazareve të fshehta dhe sofrës politike? Çdo qytetar e kupton që ky është një Pazar i filluar në tavolinë dhe nëqoftëse do të mbyllet, do të mbyllet gjithashtu në tavolinë, larg transparencës publike dhe si zakonisht me shumë mundësi në kurriz të interesit të qytetarëve.  Vazhdon saga e koncesioneve “private” me fonde “publike”.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Gjergj Bojaxhi: Rama, plehrat dhe incenerimi i radhës për transparencën dhe mendimin e qytetarëve”

  1. Delli USA says:

    O Gjergj,nuk je i besueshem,je pjelle e Saliut,me eshte mbushur mendja se nga kerma e Vicidolit je ndare per hesape dhe jo per parime,njehere te vetme nga goja jote nuk kam ndigjuar te denosh Sali kriminelin per Gerdecin,detin dhe 21 Janarin,dhe shume poshtersi te tjera.U ktheve nga USA per karier te madhe,por perfundove si shume te tjere ne koshin e plehrave te Sali Qenit.

  2. muzaferi says:

    Ben moral nje demagog. Si mund ti besohet fjalve te tij.

  3. jani says:

    Ik jorgo sqaro me pare leket e vjedhura ato qe te nxoren dhe nuk i justifikoje dot. Pjelle e keqe e berishes kjo eshtw tamam fraza rrit gjarprin te te pije syte. Ti je ambientalist , alpinist, coban me dele , kryetar partie . Por kryesorja eshtw qe je nje mut qe nuk ka landfill qe te riciklon. Pjesa fundore e cdo produkti vetem per pleh ben.te fala zenit apo nuk i shkon me ne zyre?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *