Intervista e Izet Haxhisë: Ja çfarë më thanë Argita dhe Liria

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

izetiMos ua vër veshin atyre që thotë Saliu, sepse është në gjendje psikologjike të rënduar”.  Kjo lutje e Liri Berishës detyroi Izet Haxhinë të mos braktiste Sali Berishën në pranverën e vitit 1997. Telefonata dhe lutja është përsëritur edhe nga e bija e Berishës, Argita ndaj truprojës që kujdesej posaçërisht për jetën e ish-presidentit të kohës. Kjo histori vjen sot nga njeriu që i qëndroi besnik Berishës për thuajse shtatë vjet. Në fakt, reagimi i Izet Haxhisë vjen si përgjigje ndaj një interviste të Sali Berishës ku e akuzoi Haxhinë si vrasës dhe frikacak. Ky që po më thoni ju, ia mbathi, ka ikur se nuk është trim si i vëllai, që qëndroi këtu. A mund të citohet një vrasës, të cilit Edi Rama nuk ia çon dosjen në Strasburg,pikërisht për të bërë këto deklarata që ai bën?!”, u shpreh Berisha. Në një bisedë për “DITA”, Izet Haxhia shprehet se akuzat e Berishës thjesht i shtojnë humorin. Haxhia përmend sërish gabimin, siç e cilëson ai, mbajtjen e Berishës në zyrë dhe mbrojtjen e tij.

 

Izet, dy ditë më parë Sali Berisha dha një intervistë të gjatë ku preku thuajse të gjitha temat e nxehta të karrierës së tij politike. Cilat ishte ndjesia që patët pasi u njohët me deklaratat e tij?

Mendja më shkoi 26 vite më parë. Ishim plot ëndrra e shpresë në atë dhjetor të ftohtë e të zymtë. Dhe për mua, e jo vetëm për mua, njeriu që na mbushte me shpresë ishte pikërisht ky doktor sorra që kakariste mbrëmë në emisionin televiziv të një gazetari të respektuar, Sokol Ballës. U trishtova në brendësi të vetes, se si është e mundur që një njeri të degradojë në këtë farë feje. Në të vërtetë, ky person që as njeri nuk e meriton të quhet, degradimin e ka që në genin e tij gjakprishur, që në ngjizjen e tij nëpër skutat e kullës së tij, në atë vjeshtë të 1943-shit…

Mes të tjerave, ai ju quajti dhe “vrasës, frikacak dhe i paburrë”…

Të m’i thotë dikush tjetër këto akuza vërtet që më vrasin e më mërzisin, por kur dalin nga goja hale e këtij mashtruesi të pacipë pa moral, vetëm ma shtojnë humorin. Po pse more Sali qënkam frikacak e i paburrë? Ngaqë të besova e mbrojta ty që nga dhjetori i 1990 e deri në korrik të 1997-s? Të shoqërova në çdo hap tendin, i pangrënë e i pagjumë, ku mendoja që gjëja më e mirë që mund të më gjente ishte burgu, kur edhe njerëzit e tu të gjakut të shanin e të mallkonin sepse kishe tradhtuar partinë që të shkolloi e të bëri njeri, por që në fakt ti njeri nuk u bëre kurrë. 

Kujtoni ndonjë moment që ju vërtet e keni shpëtuar Berishën?

Sigurisht. Po të isha i paburrë e frikacak duhet ta braktisja e ta lija vetëm në mars të ’97-s, siç e lanë të gjithë bashkëpunëtorët e tij hajdutë e spiunë. Ta lija t’ia mbathte atë natë të 13 marsit 1997 për tek vila e mikut të tij, bashkëpunëtorit të Sigurimit te Shtetit, Ahmet Ulaj në Mamurras, e pastaj me helikopterin e forcave ajrore franceze në rrugën e tij të pa kthim të arratisë e tradhtisë. Vërtet nëqoftëse s’e kam bërë ndonjëherë paburrëri, është ajo natë e 13 marsit, që ai dridhej si qen i rrahur nga frika, duke thënë se çdo gjë mori fund, dhe e mbajta me zor në atë zyrë të mallkuar. Nëse unë isha frikacak, dua të kujtoj një episod që më vjen në mend. Ka qenë muaji prill, më duket i 97-s, kur u rrah Nikoll Lesi tek Hotel Rogneri. Më thërret Berisha në zyrë ku po shihte lajmet e Rai Tre që po tregonte për rrahjen e Lesit, i cili më akuzonte mua për këtë gjë. Berisha në një gjendje të

dërrmuar më thotë që “e shef çfarë bëre? Ti po mundohesh të më bësh gropën mua”. I thashë që mund të kem bërë gjëra të pakontrolluara që mund t’ju kenë dëmtuar juve në radhë të parë, por asnjë nga ato që kam bërë nuk i kam bërë me qëllim që t’ju dëmtoj juve… Më tha “po ç’do ti që del në skenë, ke plot njerëz të tu që mund të bëjnë këto gjëra. Ti nuk duhet të ekspozohesh se pastaj do të dyshojnë sikur të kam futur unë”. I thashë që unë po largohem përfundimisht nga mbrojtja juaj sepse dyshimi yt është i rëndë për mua.

Dhe ju u larguat?

U largova duke njoftuar edhe njerëzit që kisha pranë që unë po largohem, por pothuajse të gjithë njerëzit që kisha afër u bashkuan me mua duke u larguar edhe ata nga ruajtja e Berishës. Berisha i zënë në panik së bashku me familjen e tij, sepse kishte ngelur i vetëm dhe pa mbrojtje, fut gruan e tij të më marrë në telefon, duke më thënë të mos ua vija veshin atyre që thoshte Saliu, sepse e kishte gjendjen psikologjike të rënduar. Të njëjtën telefonatë mora edhe nga vajza e Salës që të kthehesha. Vendosa të kthehesha, por me zemër të thyer dhe pasi fola me miqtë dhe shokët që ishim bashkë, u thashë këtë: Unë po kthehem, por deri në zgjedhjet e 29 qershorit. Më datën 30 fitoi apo nuk fitoi Berisha e PD, unë nuk kam për të punuar kurrë më për të sepse fjalët e tij haluçinante se unë “po punoja për ta groposur” më vranë shumë dhe thyen përfundimisht lidhjet e mia me të. A është e hijshme për një burrë zakoni si puna jote o Sali, të fusë mik femrat e shtëpisë tek një “i paburrë e frikacak” si puna ime?

Berisha pranoi gjithashtu se ishte ai që ju ka denoncuar te Ambasada Amerikane…

Ai thotë se është dora vetë që më paska denoncuar mua si vrasës në Ambasadën Amerikane e në bazë të këtij denoncimi paskam marrë dënimin e merituar. Po pse more Sali, një burrë trim si puna jote, i shkon të denoncojë në derën e një të huaji, qoftë edhe një vrasës të paburrë e frikacak si puna ime? Desha ta pyesja: kush është i paburrë, ai që si ato gratë e liga shkon e denoncon në mënyrë të fshehtë, një njëri të cilit i kishte borxh jetën e tij dhe të familjes, apo unë që edhe pse e dija këtë denoncim tëndin, edhe pse m’u ofrua një kërkesë nga ata tek të cilët më denoncove, në vitin 2001 që të rrëfeja bëmat e krimet tua, e hodha poshtë me neveri?

 Çfarë denoncimi ka bërë?

Përmbajtjen e atij denoncimi e kishte shkruar në mënyrë të ligë e djallëzore, sepse aty nuk përmendte emrin tim, por shkruante që në vendngjarje ka qenë edhe I. Haxhiaj. Duke aluduar për vëllain e madh Ismetin meqë ishte punonjës policie, por ai e dinte shumë mirë, se të paktën tre emrat e ne vëllezërve Haxhiaj, fillojnë me I. Në fakt jo tre emrat, po të nëntë emrat e vëllezërve e motrave të mija fillojnë me germën I. Pastaj ai vazhdon me mashtrimet e tija se përse nuk u paraqit në gjyqin tonë, sepse e kishte dhënë dëshminë e tij para ndërkombëtarëve dhe nuk kishe besim tek gjykatat e inkriminuara. Po e pyes atëherë: ç’punë kishin prokurorët e çështjes “Hajdari” në zyrën e tij gjatë gjykimit tonë? Apo këto vizita nuk i mban mend? Natyrisht që ashtu do thuash. Po në mbrojtjen e tij që i ka dërguar gjykatës së Strasburgut, ku i ishte kërkuar se pse nuk je paraqitur për të dëshmuar në gjyqin e Hajdarit, pasi ai ishte denoncuesi kryesor, ai si një trim i çartur që është, kishte shkruar se nuk kisha garanci për jetën, prandaj nuk jam paraqitur për të dëshmuar. Po pse more vëllai i Radovan Karaxhiçit, ju e keni në gjak trimërinë e krimin, ju nderon juve një përgjigje e tillë prej frikacaku…?! Si duket genet e trimërisë, babai jot Vuk Karaxhiç ia paska përcjellë vetëm vëllait tënd, Radovanit, ndërsa ty ligësinë e pabesinë gjenetike të etërve të tu serbë.

A i keni çuar ndonjëherë kërcënim Sali Berishës?

Sapo u lirova nga burgu që bëra pesë vjet në Turqi, një dhuratë nga Saliu, pas një telefonate timen të përgjuar nga spiunët e tij, me një njeriun tim, ku unë thashë se “tani që dola nga burgu, i vetmi synim që kam në jetë është të vras Sali Berishën”, ai të nesërmen filloi të vishte antiplumb dhe me urgjencë i kërkoi ministrit të tij të Brendshëm të rinovonte kërkimin tim ndërkombëtar nga Interpoli. Kush është frikacak, unë apo ai që për dhjetë vjet me radhë nuk guxoi të shkelte në vendlindjen e tij? Dhe kur mori guximin të shkojë, mori me vete ushtri, polici, banditë e kriminelë, autoblinda e snajperë. Apo kishte frikë nga Shota (Zylfije Haklaj)? Po pse more Sali, tremben trimat me fletë si ti nga një grua? Të mos flasim pastaj për mosvajtjen tënde që nga mosha 14 vjeçare, për arsye të inçestit tënd…

Për t’u kthyer tek intervista e fundit e zotit Berisha. Ai tha se studentët protestues i kishte takuar vetë më parë, dhe pas kësaj e dërgoi Ramiz Alia. Në dijeni tuaj si është e vërteta?

Në ditët para fillimit të lëvizjes së dhjetorit Berisha ka qenë për vizitë disa ditore në Itali ku merrte pjesë në një konferencë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Është kthyer nga Italia më datën 8 dhjetor i thirrur me urgjencë nga dikush me potencë në regjimin komunist të kohës. Të nesërmen më datën 9 dhjetor rreth orës 13:00 ka qenë i ulur me Besnik Mustafajin tek kafja e 15-katshit. Aty ka shkuar Kujtim Çashku, një ndërlidhës edhe i mëvonshëm i Berishës me njerëz të regjimit dhe sigurimit, që i ka përcjellë mesazhin e regjimit për të shkuar tek Liceu Artistik ku ishim të bllokuar ne studentët që kërkonim të dilnim në qendër të Tiranës. Kur ka filluar dhuna ndaj ne studentëve, Berisha ka ndërhyrë duke thënë që mos godisnin. Në këtë moment më kujtohet skena kur një ushtar me lopatë xheniere u nis të godiste Berishën, por një civil, që siç e mora vesh më vonë ishte oficer i rëndësishëm në hierarkinë e Sigurimit të Shtetit, e ndalon këtë ushtar. Kjo ishte një skenë e krijuar përpara studentëve që të ngrihej figura e Berishës në sytë e studentëve si përkrahës i tyre. Në atë kohë, askush nuk e kuptoi që ishte diçka e inskenuar nga Sigurimi. Pas shpërndarjes me dhunë të studentëve dhe arrestimit të disa prej tyre, Berisha “humbi” për një katër orë për t’u shfaqur rreth orës 17:00 në “Qytetin Studenti”. Gjatë këtyre katër orëve, siç e pohon edhe vetë, ka bërë takim tek Vila 30 me Ramiz Alinë. Po siç doli më vonë, në këtë takim ka qenë edhe Xhelil Gjoni, nr. 2 i regjimit. Pas një takimi në zyrën e drejtorit të “Qytetit Studenti”, Xhevdet Pata, Berisha është pritur keq nga një pjesë e studentëve të pranishëm në këtë takim, sidomos nga Shenasi Rama ku është akuzuar prej tij si misionar i Ramizit e Sigurimit. Pra ky është takimi i parë i Berishës me studentët, e jo siç gënjen ai se jam takuar më para. Pra, Berisha ka ardhur atë pasdite të 9 dhjetorit në “Qytetin Studenti” si një i dërguar i Ramiz Alisë. Dua të shtoj edhe një detaj interesant të asaj dite, ku sëbashku me studentët e arrestuar, u arrestua edhe një intelektual, edhe ky mik i Berishës, Zenel Hoxha të cilin Berisha e bëri më vonë kryetar të PD-së për degën e Tiranës, por që doli që ishte një spiun i Sigurimit që ishte arrestuar me plan nga Sigurimi për t’u bërë i besueshëm tek studentët. Por roli që i ishte dhënë Berishës, siç doli më vonë, ishte më i madh se roli i spiunit Zenel Hoxha, pra roli i futjes në dorë të lëvizjes studentore…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Intervista e Izet Haxhisë: Ja çfarë më thanë Argita dhe Liria”

  1. Toma says:

    Izet thuaj ca te duash tani asgje nuk ka vlere kur ti e ndihmove S.B serbin dhe nuk ja dorezove popullit ne 1997. Keto qe thua ti sot kane vlere morale per ty dhe keshtu po i ben nje sherbim drejtesise (kurdo qe kjo te vendoset, se sic thuhet ajo vonon por kurre s’harron) si dhe ke zbardhur shume nga krimet e S.B serbit per te cilat shume familje qe kane humbur te dashurit kane qene ne dyshim per Autorin. Fale teje sot shume njerez e dine qe familjarin ja ka vrare S.B serbi prandaj dhe do te veprojne mbi te dhe femijet e tij sipas kanunit qe vete S.B serbi ringjalli.

  2. ben says:

    Kam fillu ta besoj Izetin,sepse me te vertete Kujtim Cashku ka qene i rekrutuar nga sigurimi.

  3. reshit says:

    Ore! Tema e mban me buke kete Ibretin?!

  4. Besniku says:

    Jam nje nga ata qe kam punuar me te dy.izet muslimani nuk e mban besen , keshtu thoshte Saliu.
    [email protected]

  5. Baxhanaku says:

    Bravo trim Izeti,ja nxorre te gjithe te palarat ketij katili te gjithe shqiptareve!Genjeshtar dhe mashtrues i papare ,kriminel me gjak te ftohte.Asnje kryeministri apo presidenti nuk i jane lakuar per keq ,pjestaret e familjes e vec. femijet ,si te saliut.Turp per nje malesor!

  6. grag says:

    Po eshte e vertete , ZH, aktualishte eshte ndoshta edhe spiun i ……! Ai perfaqeson aktualisht nje fondacion anglez tek blloku. Eshte shume depertues!

  7. pedro i ri says:

    Historira qe nuk i hyne ne pune askujt me. Le te shohin tashme sa dem i kane bere ketij vendi

  8. TRAPI says:

    pune malokesh pune muti…shkoi nje evgjit tek lokali i malokut ne tirane ,,i tha me mbush nje teke per vella..maloku ja mbushi,,,me mbush edhe nje teke tjeter mer vlla…maloku ja mbushi…evgjiti kerkoije te treten ,,ma mbush edhe nje mer vella…U nxe laloku dhe i tha jevgut,,,ku me gjete vella mua,,,i tha jevgu …vellezer jemi,,,jemi nje mbiemer,MUA ME THONE JEVG MUTI,,TY TE THONE MALOK MUTI,,,JEMI ME NJE MBIEMER,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *