Joao Mario: Mund ta bind Ronaldon të luajë për Interin

14 Dhjetor 2016, 16:19Sport TEMA

Joao Mario bën të ëndërrojnë tifozët e Interit. Mesfushori portugez i zikaltërve, një mik i Cristiano Ronaldos, është shprehur për mediat italiane se mund ta bindë sulmuesin e Realit që në të ardhmen të transferohet tek Interi:

“Nëse një ditë Ronaldos i duhet të largohet nga Reali dhe do të mendojë të luajë në Serinë A, mendoj se do të isha në gjendje ta bindja që të vishte vanellën ziklatër.”

Një lëvizje e tillë vështirë se mund të ndodhë pavarësisht dëshirës së tifozëve të Interit për ta parë CR7 të me ngjyrat ziklatër:

“Për Interin do të ishte krenari të firmoste me Ronaldon, por ne e dimë që ai sot është lojtar i Realit të Madridit. Luan dhe po fiton atje prej shumë kohësh dhe është simbol i skuadrës.”

Nga ëndrrat për Cristiano Ronaldon, tek aktualiteti zikaltër. Joao Mario e sheh të mundshëm klasifikimin në treshen e parë të Serisë A në fund të kampionatit:

“Championsi është i mundur, edhe matematika na e lejon. Duhet të zhvillojmë një fazë të dytë perfekte. Sassuolo dhe Lazio? Duhet të zbresim në fushë sikur të mos ketë një të nesërme, pa duhet të fitojmë 4-5 ndeshje radhazi për të rigjetur besimin.”

23-vjecari dalëngadalë po imponohet me lojën e tij në formacionin zikaltër, por ai shton se ka ende vend për përmirësim, dhe këtë ia lejon edhe mosha e re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje