Kategoria Superiore/ Ndalen Kukësi dhe Partizani, fiton Skëndërbeu

partizani-flamurtariJava e 16-të e Kategorisë Superiore ka dhuruar rezultate surprise, pasi dy skuadrat pretendente për të fituar titullin kampion, Kukësi dhe Partizani janë ndalur.

Të dyja ekipet pretendente nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, duke marrë nga një pikë. Kukësi barazoi në “Zeqir Ymeri” kundër skuadrës së Korabit.

I pari që kaloi në avantazh në këtë takim ishte Korabi me anë të një supergoli të Gavazaj, që iu kundërpërgjigj në pjesën e dytë mesfushori kuksian Kreshnik Lushtaku.

Në vlorë Danilo Alvesh i hoqi mundësinë Partizanit të merrte tre pikë në këtë takim edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të mesfushorit Idriz Batha që shënoi një super gol. Pas këtij barazimi sfida e rradhes ë 15-herë kampionëve të vendit do të jetë kundër Korabit.

Ndërkohë, Skëndërbeu është rikthyer tek fitorja në shtëpi duke mundur skuadrën e Tiranës. Ekipi i drejtuar nga Andrea Agostineli fitoi me rezulatin e pastër 2-0 falë golit të shënuar nga Hamdi Salihi që gjen më në fund rrugën e rrjetës dhe mesfushorit Liridon Latifi. Më këtë fitore Skëndërbeu renditet në vendin  e dytë me pikë të barabartë me Kukësin që kanë nga 32-pikë, ndërsa Partizani klasifikohet në vendin e tretë me 29-pikë.

Në sfidat e tjera Luftëtari vijon serinë e rezultateve positive duke marrë një tjetër tre pikësh të artë në fushën e saj. Bluzinjtë mposhtën me rezultatin 1-0 skuadrën e Teutës me autor të golit talentin Dejvi Bregu. Një fitore e madhe për gjirokastrit që janë në garë për të zënë një vend në Kupat e Europës.

Fitore arriti dhe Laci në sfidën kundër Vllaznisë me shifrat 1-0. Një fitore e rëndësishme për bluzinjtë për luftën për mbijetesë./f.b

Tabela e renditjes

  1. Kukësi 32-pikë
  2. Skëndërbeu 32-pikë
  3. Partizani 29-pikë
  4. Tirana 23-pikë
  5. Luftëtari 21-pikë
  6. Vllaznia 19-pikë
  7. Flamurtari 14-pikë
  8. Laci 14-pikë
  9. Teuta 12-pikë
  10. Korabi 8-pikë
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kategoria Superiore/ Ndalen Kukësi dhe Partizani, fiton Skëndërbeu”

  1. Ilir Traja says:

    Ti qe shkruan komente te tilla, je mercenar dhe jo gazetar, ndaj ekipi i Skenderbeut duhet te te shkerdheje cfare te permban pragu me nene e me motra e me gra. Ekipi i Skenderbeut eshte pretendenti ktuesor pasi ka kryesuar deri me sot, ti plehre e mohon duke e injoruar teresisht kete fakt. Po si mo by.. qi.. nuk i permend as emrin ne keto zhgaravina qe shkruan ndaj ekipit 5 here rrjesh kampion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *