Kthesa autokratike e Erdoganit!

14 Dhjetor 2016, 14:09Bota TEMA

Nga Jarosllav Trofimov, WSJ

Në vitin 1910, përgjatë një lufte kundër një grupi të rebeluarish në Jemenin e largët, një oficeri të ri i ushtrisë së perandorisë osmane i pëlqente shumë që t’i argëtonte ushtarët e tij duke i vënë që të dëgjonin muzikë: opera franceze dhe italiane, të cilat ai i vinte përnatë të luheshin në gramafonin e tij, i vetmi në mes të krejt shkretëtirës.

Preferencat rinore muzikore të Ismet Inonysë, i cili më vonë do të ngrihej deri në pozitën e presidentit të Turqisë tri dekada më vonë, nuk ishin thjesht shije e tija personale. Qysh prej mesit të shekullit XIX, kur një sërë reformash kishin bërë të domosdoshëm organizimin e zgjedhjeve, renditjen e një varg të drejtash themelore të njeriut dhe institucione moderne përkundër perandorisë osmane në rënie, elitat drejtuese të Turqisë e kishin hedhur vështrimin e tyre kah Perëndimi, i cili përfaqësonte për ta të vetmin standard të iluminimit dhe qytetërimit.

Mustafa Kemal Ataturku, një oficer shekullarist i ushtrisë, i cili themeloi edhe Turqinë moderne në vitin 1923, donte që t’i përvijonte edhe njëherë kufijtë vjetër të vendit të tij në Lindjen e Mesme. Si një revolucionar, i cili rezultoi në shndërruesin e tërësishëm të jetës së përditshme turke, Ataturku vendosi që alfabeti latin dhe E Drejta Civile Zviceriane të zëvendësojë shkrimin arab dhe ligjin e Sheriatit Islam. Kjo prirje kaq e suksesshme dhe jetëgjatë ndaj Perëndimit e ka bërë Turqinë të shihet si një shembull i rrallë një shoqërie me shumicë të konsiderueshme myslimane qëështë njëherazi edhe e zhvilluar, me një demokraci të qëndrueshme (dhe, që prej vitit 1952, anëtare e NATO-s).

Sot kjo traditëështë nën sulm si asnjëherë më parë. Afërsisht një shekull pasi perandoria osmane ia la vendin Republikës së Turqisë, sot duket sikur te porta ka ardhur një tjetër rrëshqitje e fortë tektonike. Nën regjimin me grusht të hekurt të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Turqia po largohet sa vjen e më tepër prej aleatëve të saj historikë të Perëndimit, çka përbën një nga zhvendosjet më domethënëse të mirëfillta gjeopolitike të kësaj periudhe.

Turqia e z. Erdogan ka filluar të duket sa vjen e më shumë e ngjashme me qoshet e tjera plot probleme të Lindjes së Mesme. Kësisoj, shumica e turqve dhe perëndimorëve i tremben shumë faktit se vendi mund të infektohet prej të njëjtave epidemi – mungesa e tolerancës, autokracia, represioni – që e kanë helmuar këtë rajon gjeografik për dekada me radhë.

Kohë më parë, z. Erdogan, i cili ka qenë në krye të drejtimit të vendit që prej vitit 2002, mbahej si një demokrat me parime të forta. Megjitatë, këto vitet e fundit, ai është ka bërë një kthesë të ashpër në të kundërtën, veçanërisht pas tentativës për grusht shteti në muajin korrik, ku ai ka nisur një spastrim të paprecedentë nëçdo shkallë të administratës. Ndërsa tani, ai po kërkon edhe një varg ndryshimesh kushtetuese që do t’i jepnin atij një autoritet thuajse absolut, çka do ta ndihmonte atë që të siguronte qëndrimin e tij të padiskutueshëm në krye të popullsisë 80-milionëshe deri në vitin 2029.

Qëllimi i vërtetë i Erdoganit është ta nxjerrë Turqinë prej bllokut perëndimor, jashtë botës së civilizuar, duke e kthyer Turqinë në një vend mirëfilli të Lindjes  së Mesme, prej nga ai të mund ta vijojë udhëheqjen e tij pa kurrfarë pengese, – është shprehur Kemal Këllëçdarogllu, kreu i partisë më të madhe opozitare në vend, njëherazi edhe kryetar i Partisë Popullore Republikane, ose CHP në akronimin e saj. “Ai do që ta kthejë Turqinë në një vend ku nuk ka vend për shekullarizëm dhe ku njerëzit janë të ndarë në bazë të identitetit të tyre etnik dhe të besimit të tyre fetar. Vendi ynë po kthehet në një vend që bart konflikte të ashpra të brendshme si ato që kemi parë rëndom në Irak, Siri apo Libi.”

Zyrtarët turq vijojnë të ankohen se është Perëndimi që po e braktis vendin e tyre dhe jo e anasjella. Jo shumë kohë më parë, z. Erdogan e akuzoi Bashkimin Europian për “reciprocitetin e saj të pakuptimtë” përgjatë gjithë këtyre dekadave bisedime për anëtarësim të Turqisë në një bllok qëështë në prag të kolapsit. “As Bashkimi Europian as vendet evropiane që janë në prag të rënies në kthetrat e racizmit do të mund ta përjashtonin Turqinë nga Evropa, – u shpreh presidenti Erdogan. Ne nuk jemi të ardhur, por vendës në Evropë.”

Anëtarët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të z. Erdogan, që njihet ndryshe edhe me akronimin AKP, theksojnë shpesh se ishte presidenti rus, Vladimir Putin, që telefonoi i pari për të shprehur keqardhjen dhe mbështetjen ndaj presidentit Erdogan pasi u mor lajmi i tentativës për grusht shteti dhe kjo ndodhi orë të tëra para se të bënte të njëjtën gjë edhe presidenti Barak Obama. Atë natë, shumë politikanë perëndimorë heshtën ose, akoma më keq gëzuan bashkë me puçistët.

“Nuk është Turqia ajo që po e distancon veten prej Evropës. është Evropa që po i largohet aksit të demokracisë. Për ta, demokracia ekziston vetëm kur ne të mos zgjedhim Erdoganin dhe, nëse ne zgjedhim atë, atëherë kjo është diktaturë, – thotë Mehmet Metiner, një ligjvënës i njohur i partisë “AKP”. “Demokracia turke është më e mirë se demokracia e zbatuar në perëndim.”

Deklarata të tilla i bëjnë shumë zyrtarë perëndimorë që të tundin kokën me dëshpërim, ndërsa e vënë theksin edhe më fort te regjimi autoritar i z. Erdogan. Plot 150 gazetarë kritikë të qeverisë turke gjenden sot në karrigen e të akuzuarit, shifër kjo që shenjon njëkohësisht edhe vendin me më shumë gazetarë të burgosur në botë, sipas të dhënave të bëra të mundura prej grupit për lirinë e shtypit “Reporters without Borders”. Dhjetëramijëra turq të dyshuar për opozitë apo tradhti ndaj vendit, nga mësues deri te burokratë dhe oficerë policie kanë humbur vendin e tyre të punës pas spastrimit që nisi me tentativën për grusht shteti në korrik. Dhe, vetëm gjatë muajit të shkuar, qeveria e z. Erdogan ka arrestuar bashkëkryetarët e njërës prej tri partive opozitare në vend.

Ndërkohë që Turqia vijon fushatat e saj të gjata kundër rebelimeve të acaruara nga ana e kurdëve në juglindje të vendit. Dhjetëra fshatra dhe rrethina janë kthyer në fushëbeteja urbane të përgjakura mes forcave qeveritare dhe anëtarëve të PKK-së, thënë ndryshe Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila është cilësuar si organizatë terroriste, si nga ana e Ankarasë, ashtu edhe nga ana e Uashingtonit. Poende, një zinxhir shpërthimesh terroriste kanë goditur qytete të ndryshme turke, të cilat bartin nënshkrimin e Shtetit Islamik.

Vetëm një muaj pas tentativës për grusht shteti, z. Erdogan iu desh të hynte ushtarakisht jashtë kufijve të saj: trupat turke rrethuan veriun e Sirisë, ku ata janë duke luftuar përkrah rebelëve sunitë arabë kundër Shtetit Islamik dhe grupeve militare kurde, këto të fundit të lidhura gjithashtu me PKK-në. Z. Erdogan nuk ka reshtur së përmenduri edhe ndërhyrje të mundshme në Irak dhe forcat turke i janë afruar mjaft Mosullit, pjesa më e madhe e të cilit mbetet nën kthetrat e Shtetit Islamik.

Me një Turqi që përmendet për keq nëçdo kryetitull gazete, industria e turizmit në vend thuajse ka prekur dyshemenë, ndërkohë që monedha po përjeton një rënie të lirë, çka po bëjnë që mrekullia ekonomike e Turqisë që ushqente popullaritetin e z. Erdogan ka filluar të venitet.

Dikur, jo shumë kohë më parë, bota islame i shihte me zili arritjet e Turqisë, mirëpo sot nuk është edhe aq i madh numri i liderëve myslimanë që e shohin rolin e Turqisë si ai i një roli model. Yashar Yakësh, një ndër anëtarët themelues të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, i cili ka shërbyer edhe si ministër i jashtëm në ditët e para të drejtimit të vendit nga ana e ish-kryeministrit Erdogan.

Ndërkohë që Turqia largohet prej Perëndimit, presidenti Erdogan ka nisur të priret nga aleanca me vende që nuk do të ishin kritike ndaj sjelljes së tij re autoritare. Muajin e fundit ai shfaqi mendimin se Turqia mund t’i bashkohej Organizmit të Bashkëpunimit Shangai, një pakt politik dhe i sigurisë ky që bashkon Rusinë, Kinën dhe shumë vende turkike të Azisë Qendrore. Pjesëmarrja me të drejta të plota në atë grup do të ishte diçka që bie ndesh me anëtarësinë e saj në NATO.

Si për të treguar afrimin e tij me Rusinë, z. Erdogan e ka zbutur tejmase qëndrimin e tij ndaj luftës në Siri. Më veçanërisht, ai ka nisur të shprehet pro diktatorit Asad për rimarrjen e zonave që janë nën kontrollin e rebelëve në Alepo, megjithëse kjo do të kushtojë shumë mbi shpatullat e civilëve, të cilët janë të pambrojtur.

E, megjithëse z. Erdogan e nisi karrierën e tij politike si një islamist, ky është një faktor plus, sepse kjo ideologji nuk bie ndesh me devijimin e qëndrimeve nga ana e Turqisë. “Ai e di fare mirë që nuk mund ta kthejë vendin në një shtet islamik. Ai i trembet faktit se një ditë Turqia mund të kthehet në një vend si Arabia Saudite; ky është makthi i tij, – shprehet Ali Sajdam, një ndër analistët kryesorë të së përditshmes “Agimi i ri”, gazetë kjo e njohur për vijën e saj editoriale pro-AKP-së.

Megjithëse deri më tani z. Erdogan, i cili ka treguar se mund të priret nga çasti nëçast nga njëra ideologji në tjetrën, shumë turq shprehen se atë po e karakterizon më shumë nervozizmi se nuk po përfillet nga fuqitë më të mëdha të planetit aktualisht. Shumë herëështë dëgjuar teksa përdor parrullën “Bota është më e madhe se pesë vende”, duke iu referuar pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Dhe dyshimi i fuqive më të mëdha nuk duket se do të ndryshojë edhe aq gjatë presidencës së Donald Trump-it, megjithatë z. Erdogan duket sikur do të përpiqet që të ketë një qëndrim më të ekuilibruar ndaj administratës së ardhshme. Ai e kritikoi ashpër thirrjen e z. Trump vitin e shkuar për t’i ndaluar myslimanët që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, madje edhe duke bërë thirrje për marrje masash ndaj kullave “Trump” që gjenden në Stamboll. Por, me të parë se z. Trump shfaqi një qëndrim pro tij në periudhën pas tentativës për grusht shteti në korrik, z. Erdogan është treguar i kujdesshëm që të mos bëjë deklarata që nuk do të pëlqehehn nga ana e presidentit të sapozgjedhur, Trump.

Erdogan duket se do t’i mirëpresë ndryshimet në administratën e re. Me t’u zbardhur disi situatat e përpjekjes për grusht shteti në korrik, Michael Flynn, gjenerali në pension, i cili duket si njeriu i përzgjedhur prej z. Trump për këshilltar për sigurinë kombëtare, u gjend në deklarata publike që u dilnin në mbrojtje puçistëve, të cilët sipas tij ishin të organizuar prej një agjende të njohur shekullariste. Mirëpo, pasi z. Erdogan akuzoi klerikun turk që jeton në Pensilvani, Fethullah Gylenin, si organizator të grushtit të shtetit, gjenerali Flynn shkroi një opinion editorial në gazetën Hill, duke bërë thirrje për ekstradimin e këtij “mullai të errët islamik” (megjithëse çështja është ende nën vëzhgimin e Departamentit të Drejtësisë) dhe u shpreh se “Shteteve të Bashkuara u duhet që ta shohin botën prej perspektivës së Turqisë”.

Ripozicionimi i Turqisëështë thjesht një pjesë e zhvendosjeve të mëdha që po ndodhin në rang globa, përfshi këtu daljen e Britanisë prej Bashkimit Evropian, zgjedhjen e z. Trump në krye të SHBA, – ka deklaruar Dogu Perinçeku, kryetari i partisë së vogël nacionaliste “Vatan”. Marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin patjetër që do të dobësohen nëse Amerika do të kthehet më tepër brenda vetes pas një bote të pasluftës të dominuar prej Shteteve të Bashkuara, – ka parashikuar ai. “Turqia po largohet prej sistemit Atlantik, duke kërkuar pozicionin e saj në sistemin euroaziatik,” – ka përfunduar ai.

Zyrtarët turq shprehen se Turqia vetëm sa po rregullon disa ekuilibra të natyrshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke u përshtatur në rendin e ri ekonomik, ku kanë filluar të kenë zë të veçantë edhe shumë vende joevropiane, duke filluar që me Kinën. Kursi i ri politik i Ankarasë “nuk do të thotë se Turqia nuk do që ta vijojë bashkëpunimin me Perëndimin apo se do ta ndërrojë rrugën e saj drejt Lindjes,” – u shpreh kryekëshilltari i z. Erdogan, Reha Denemeç. “Mirëpo Turqia është transformuar. Për thuajse 70 vjet ne kemi harruar miqtë tanë të vjetër, ato vende të Lindjes, dhe tani e kuptojmë se duhet të bashkëpunojmë me to.”

Perëndimi, shtoi ai, nuk duhet të vijojë ta mbajë z. Erdogan në të njëjtin standard, thjesht të liderit të një vendi në paqe që përpiqet për një fqinjësi të qetë: “Nëse ju e kritikoni z. Erdogan me parametrat e brendshme të një vendi si Austria, ku nuk ka shpërthime terroriste dhe nuk ka fqinjë si Siria, Iraku apo Rusia, ku është më se e lehtë që të qeverisësh, ku nuk bëhet fjalë për grusht shteti, atëherë ky është një gabim shumë i madh strategjik.”

Deri më tani z. Erdogan nuk se i rëndej po ta gjykonin përmes standardeve evropiane. Ai u përpoq jashtë mase për ta integruar Turqinë në BE pasi erdhi në pushtet në vitin 2002, duke e afruar mjaft Turqinë drejt anëtarësimit qysh prej vitit 1987 kur ajo e shfaqi këtë aspiratë.

AKP-ja filloi ta shihte Evropën si një aleat të dobishëm ndaj establishmentit shekullarist të mbrojtjes në vend, i cili shqetësohej pa reshtur për rrënjët islamiste të kësaj partie. Duke përdorur procesin e anëtarësimit në BE, i cili i kërkonte Turqisë që të përmbushte normat evropiane, AKP-ja vuri në zbatim një sërë reformash liberalizuese, të cilat e dobësuan pushtetin e krerëve të ushtrisë, të cilat mund të përbënin rrezikun më të madh ndaj regjimit të z. Erdogan.

Reformat i dhanë më shumë liri grave myslimane konservatore turke, të cilat tashmë mund të vishnin mbulesë ndërsa ndiqnin studimet e tyre në universitete apo ndërsa kryenin shërbimin e tyre në administratë dhe, po ashtu, edhe minoritetit të margjinalizuar kurd iu njoh e drejta e përdorimit të gjuhës së tyre amtare. Ndërkaq, ishin më tepër liberalët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut që e vlerësonin më së tepërmi z. Erdogan dhe partinë e drejtuar prej tij.

“Në fillim ne pandehëm se ai donte me të vërtetë që t’u shpallte luftë strukturave ushtarake në Turqi. Ne e besuam plotësisht këtë, – thotë Eren Keskin, një jurist i njohur në Turqi, i cili është edhe bashkëdrejtues i Shoqatës për të Drejtat e Njeriut në Turqi, i cili përballet tashmë me një akuzë të stërgjatë për fyerje ndaj shtetit të drejtuar prej z. Erdogan dhe rrezikon deri edhe heqjen e lirisë për vite me radhë.

Mirëpo, shumë shtete anëtare të BE, përfshi këtu Francën dhe Gjermaninë, e kishin të vështirë që të pranonin një vend kaq të madh me shumicë myslimane. Ndërkohë që turqit prisnin me padurim në paradhomë, shumë prej vendeve me shumicë të krishterë, por të dobëta nga pikëpamja ekonomike, si Bullgaria, po ndihmoheshin me procedurat për t’u përfshirë më shpejtë në aleancë. Vala e spastrimeve që pasoi tentativën për grusht shteti vetëm sa e përkeqësoi edhe më tej gjendjen. Në nëntor, Parlamenti Evropian votoi në shumicë për t’i pezulluar bisedimet e anëtarësimit me Turqinë.

Zhgënjimi me Perëndimin gjatë dekadës së fundit e shtuy z. Erdogan që të prirej kah një politikë e jashtme “neo-otomane”, që kërkon të rindërtojë tregun historik të Turqisë dhe lidhjet politike me Lindjen e Mesme, duke u kthyer kësisoj në liderin informal të rajonit. Kjo përpjekje u duk si e suksesshme sidomos pas Pranverës Arabe në vitin 2011, kur të gjitha partitë islamiste, të cilat ishin ideologjikisht të afërta me AKP-në erdhën në pushtet në vendet respektive. Mirëpo politika e Turqisë ra në ujë pas rrëzimit me anë të një grushti shteti të Vëllazërisë Myslimane në vitin 2013 në Egjipt, e cila ishte zgjedhur me rrugë demokratike dhe Ankaraja ishte përfshirë tërësej në luftën civile në Sirinë fqinje.

Megjithatë, Turqia mbeti relativisht e lirë, kjo falë sfidave të vazhdueshme ndaj autoritetit të z. Erdogan nga ana e sistemit të drejtësisë dhe lëvizjes rivale të drejtuar prej z. Gylen, mbështetësit e të cilit në drejtësi hapën një sërë hetimesh për afera korruptive ndaj rrethit të ngushtë të presidentit. Një pikë kthese qe edhe qershori i 2015, kur AKP-ja humbi për herë të parë në trembëdhjetë vjet shumicën e saj parlamentare – kjo pjesërisht edhe prejf faktit se shumë kurdë që kishin votuar dikur për z. Erdogan përqafuan partinë e re prokurde, “Partia Demokratike e Popujve” dhe liderin e saj karizmatik, Selahattin Demirtash.

Mirëpo z. Erdogan, i gjendur përballë faktit se i duhej të formonte një qeveri koalicioni, vendosi që të mos e ndante pushtetin. Kësisoj, ai vendosi të shkelte disa herë marrëveshjet e armëpushimit me njësitet guerrile të PKK-së, për të nisur mandej një valë sulmesh agresive ndaj militantëve kurdë. Kjo lëvizje mjaftoi që t’i shtynte votuesit nacionalistë radikalë që ishte z. Erdogan ai që duhet të merrte një mazhorancë absolute në zgjedhjet e thirrura së afërmi në nëntor 2015. Nga ana e tij, z. Demirtash, është arrestuar muajin e shkuar bashkë me shumë liderë të tjerë kurdë.

Osman Xhani, një ish-deputet i AKP-së, i cili është zgjedhur vetëm një herë si i tillë dhe njëherazi anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, i cili dha kontributin e tij në bisedimet për koalicione, është i alarmuar për atëçfarë parasheh për të ardhmen. “Kanë dështuar institucionet,” – thotë ai. “Ne nuk kemi më institucione që mund të ofrojnë vendime racionale në politikë. Gjithçka tanimëështë në duart e një njeriu të vetëm, të z. Erdogan, dhe kur është një njeri i vetëm që vendos për gjithçka, atëherë unë mund të them me plotë gojën se për Turqinë nuk ka asnjë të ardhme të mirë.”

http://www.wsj.com/articles/turkeys-autocratic-turn-1481288401

5 komente në “Kthesa autokratike e Erdoganit!”

  1. akili says:

    Turqia duke zhvendosur boshtin e alencave te saj me ne lindje do shkaktoje trazire te madhe ne Lindjen e Mesme pasi keshtu do kerkoje te afirmohet ne kete rajon edhe keshtu mjaft te paqendrueshem. Nese i shtojme edhe orientimin islamist-ekstremist te Erdoganit te cilin kerkon tja imponoje gjithe vendit do te duhet qe BE te marre vendim perfundimtar per nderprejen e plote te bisedimeve per antaresim. Evropa nuk ka nevoje qe ne gjirin e saj te fuse nje bombe me sahat si Turqia qe nuk respekton pakicat,qe nen rrogoz financon organizata te dyshimta islamiko-terroriste e qe i ka vene kazmen demokracise dhe sekularizmit laikal Kemalist qe shihte drejt Perndimit te ardhmen e vendit. Turqia Erdoganiste eshte sot faktor destabiliteti mes Evropes dhe Lindjes se Mesme duke ngritur rivendikime territoriale ndaj Greqise,duke dhunuar pakicen e forte Kurde e duke mbajtur qendrime te dyshimta pro-Ruse. Erdogan dhe Turqia e tij po mundohet te luaje me dy porta por keshtu rrezikon te beje autogol te dyfishte.

    1. Arben Patoku - greece &turkey are shit says:

      …qe ne momentin qe ti thua qe turqia nuk respekton te drejtat e pakicave dhe se Europa nuk duhet ta pranoje atehere direkt me shkon mendja te greqira e cila jo vetem qe nuk respekton te drejtat e pakicave por ka kryer genocid dhe me e keqja eshte se e mohon dhe nderhyn ne ceshtje te Shqiperise dhe FYROM ne nje kohe qe dihet boterisht se Maqedonia e lashte nuk ka lidhje me greqine moderne dhe se Epiri, Morea dhe Maqedonia etj jane pjese te Shqiperise. …e pra europa nuk e ka problem te kete pjese te saj nje plehre shtet si greqia por e paska problem te kete turqine plehre……sa kohe qe europa kurve vazhdon me kete politike dhe mision religjioz nuk do beje gje tjheter por varrin e saj dhe te greqires gjithashtu. Popujt nuk jane me budallenj dhe thjesht shtimi i agonise europiane nuk eshte gje tjeter por nje tenxhere me presion e pa valvul shkarkimi e cila do pellcase nje dite duke i marre te gjithe me vete…..turqira dhe greqira jane e njejta pjelle aziatike qe ndahen te kisha e te xhamia……te fala janulles

      1. Adriatik says:

        O zot i madh do ju iki baba per lesh o turkoshqiptare dhe ju ca do beni pa babe jetim ngelet gjithe jeten.

  2. pjatalarsi says:

    Erdogani nuk duhet pare me si nje nyje e vetme dhe e pavarur. Ai eshte pjesa kulmore e nje shoqerie nacionalisto-fetare, e cila e ka akoma te veshtire ta pranoje nje shtet kurd, pra largimin e nje pjese te Turqise. Nese kjo shoqeri do te ishte gati tu lejonte kurdeve territorin e tyre, po ashtu Siria dhe Irani, qe kane shume me pak kurde, ne gjithe ate zone do te mbreteronte paqja prej shekujsh, (perjashto incidente te vogla gjate viteve te fillimit te shtetit kurd). Me vendosjen e paqes ne ate rajon, shitja e armeve perendimore do te binte!

  3. Pellazgos says:

    O Akil.
    Kujton ty se nuk e dinte Evropa dhe Amerika qe futen Turqine ne Nato?
    Problemi ka qene,eshte dhe do jete Rusia dhe kurban per kete loje gjeopolitike eshte Greqia.
    Ashtu si Sllavet,Amerikanet,Turqia jane shembull i padrejtesise njerezore.
    Kush po krijon konflikt me emrin Maqedoni?Eshte Rusia me Serbet me doktrinen e Pan Sllavizmit.
    Eshte Amerika qe Shkupin enjeh me emrin Maqedoni dhe kryeqytet Selanikun,ashtu edhe Qipron Amerika ka gisht,prandaj Erdogani kapardiset,se edhte Rusia ne mes,po ashtu me Kurdet qe Erdoganin e mbeshtet Natua dhe kur themi Natua dihet kush ben komando.
    Ajo ka qene edhe shkaku pse Amerika donte Ahmetin mbret dhe jo Nolin se qellimi Rusia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje