Nga Siria në Tiranë

14 Dhjetor 2016, 16:28Sociale TEMA

Pasi iu largua dhunës në Siri, Nivin u takua me Salim në Liban dhe pasi dy ranë në dashuri, çifti vendosi të ndërtojë një jetë të re në Tiranë, ku kanë ngritur një biznes.

Nga Fatjona Mejdini

De Gusto është një bar i njohur në qendër tregtare të populluar vetëm disa metra nga Sheshi Skënderbej në Tiranë, që tërheq klientët me një shumëllojshmëri produktesh.

Përveç ekspresit dhe kapuçinos së mirë dhe pijeve të zakonshme, ai ofron çajin tradicional turk, ushqime të shpejta të shijshme dhe nargjile të llojeve të ndryshme.

Diversiteti i produkteve duket se reflekton trashëgiminë kombëtare të pronarëve të lokalit; Salim El Sheikh Youssef është një palestinez, gruaja e tij Nivin është siriane nga periferia e Damaskut, ndërsa djali i tyre tre muajsh është shqiptar nga lindja.

Historia e tyre e dashurisë filloi gjatë luftës në Siri.

Salim, i cili drejtonte një kompani makinash me qira në Homs, më në fund vendosi të largohej nga Siria në fillim të vitit 2013 dhe erdhi në Tiranë ku vëllai i tij më i madh kishte lidhje biznesi.

Nivin gjithashtu u largua nga Siria në 2013, kur babai i saj e këshilloi të largohej nga Damasku dhe të shkonte në Bejrut. Atje ajo u njoh me Salim, që kishte shkuar për një udhëtim biznesi në Liban. Ata ranë në dashuri dhe Salim e ftoi Nivin të vinte me të në Tiranë dhe të krijonin një jetë të re së bashku.

“Më pëlqen të udhëtoj dhe kur më propozoi të vija me të në Tiranë, thashë: përse jo?” kujton Nivin ndërsa tymos nargjile në barin e tyre.

Pasi erdhë në Tiranë ata hapën një bar në shtator 2014, i cili që atëherë ka tërhequr një numër klientësh besnikë.

“Vendndodhja është e mirë dhe ne jemi miqësor me klientët. Tani kemi kryesisht klientë të rregullt dhe biznesi po shkon mirë,” tha ai.

Dy vite më pas, ata të dy thonë se Tirana u ngjan si shtëpi, kryesisht falë faktit se ndjejnë se vendasit e respektojnë kulturën e tyre.

“Ndjej se kultura në Shqipëri ka disa ngjashmëri me kulturën tonë arabe. Ne patëm një kimi të menjëherëshme me mënyrën e jetesës këtu. Njerëzit na respektuan dhe na kuptuan”, shpjegon Nivin.

Salim dhe Nivin gjithashtu filluan të mësojnë gjuhën dhe dy kamarierë shqiptarë janë në punësuar në barin e tyre për t’i ndihmuar.

“Zgjodha Shqipërinë ngaqqë për mua ishte e lehtë të merrja dokumenta pune dhe të krijoja një jetë me familjen time si imigrant i rregullt dhe jo si rëndesë për shtetin, siç po bëhen shumë refugjatë lufte për vendet europiane,” tha Salim/

“Ne nuk e provuam aspak të kërkonim azil në një vend të Europës Perëndimore. besoj se në vendet si Suedia apo Danimarka do të kishim diferenca kulturore ndërsa këtu mund ta shprehim veten pa u gjykuar,” shtoi Nivin.

Në fakt, bari i tyre ka filluar të bëhet një pikë takimi për imigrantët nga Lindja e Mesme dhe vendet arabe, që jetojnë dhe punojnë në Tiranë. Gjuha arabe, shqiptare dhe anglishtja ndërveprojnë me aromën e duhanit duke krijuar një mjedis të këndshëm dhe unik.

Çifti ka vendosur që djali i tyre Omari të ketë shtetësi shqiptare, të cilën e ka fituar meqë ka lindur në Tiranë.

“Vendosëm që ai të jetë shqiptar ngaqë ne e duam shumë këtë vend,” tha Salim, pastaj shtoi “nga nga tjetër, me pasaportën e tij shqiptare, nuk do të ketë nevojë për vizë për të udhëtuar në Europë”.

Ndërsa jeta në Tiranë është e rehatshme, Nivin thotë se ajo trishtohet kur mendon për prindërit dhe tre motrat që kanë ngecur në Damask.

“Jam vazhdimisht e shqetësuar për jetën e tyre,” tha ajo. “Flas me ta nga interneti, megjithëse shërbimi këto kohë është bërë shumë i shtrenjtë”.

Megjithatë ajo çelet në fytyrë kur djali i saj Omari vjen i veshur si Babagjysh i Vitit të Ri dhe i ulet në prehër. Familja fillon të bisedojë në çështje më të lehta, si përgatitjet e tyre për festat e fundvitit.

4 komente në “Nga Siria në Tiranë”

  1. A.R says:

    Histori respekti dhe integrimi. ?
    Ne udhetimet e ardhshme ne Tirane, lokalin e saj kam per ta vizituar patjeter.

    Andrea

  2. Ali Demi says:

    Clidhje keni me shqiptaret ju UFO-t? ? Djalin ta keni me jete te gjate,por shqiptari eshte shqiptar nga gjaku jo nga shtetesia.
    Eshte mbush Tirona me muhaxhedine e arabe,te kam dhi mu ne shtet qe i sjell vetem per servilizem ndaj Amerikes.

  3. Bazarhesap says:

    Mirse vini dhe Mirse te rini ne Shqiperi!!!
    Me casa es su casa

  4. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    ”……familja sunite prej Siriet diskuton per pregatitjet per festat e fundvitit……!!!! cilat festa te fundvitit !!!??? KRISHTLINDJE e Agio Basili!!!!! Kush,sirianet!!!!??? se bashku me muslimonet e Zike sumes!!!!!!!??? o Zot cfare tjeter injoranci sunitoshqipfoles do te na shohen site…………!!!!!!
    Mqs keto dite po jetoj nga afer Tironen,nuk shikoj gjekundi as nje tabele apo banderole ku te thote ”GEZUAR KRISHTLINDJET”,asnje urim mes korrakesh per keto festa ”fundviti”………..te gjithe te mavrisur[te nxire],me kolle e qurrashe!
    O Zot,ketu jeta ka ndaluar mese 5 shekuj………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje