Pavarësisht vetting-ut, zgjedhjeve të qershorit etj…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

zaloshnjaNga Eduard Zaloshnja

Palët në Tiranë vazhdojnë debatin nëse është vetting-u kusht kryesor i çeljes së negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE, apo zgjedhjet e qershorit; nëse Shqipërisë i kërkohet 1 kusht e 5 prioritete,  apo 2 kushte e 7 prioritete.

Por e kanë të kotë. Edhe sikur Shqipëria të plotësojë 15 kushte e 17 prioritete, çelja, dhe ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE do të varet nga gjërat që do të ndodhin në Europë e në botë në vitin në vazhdim.

Çelja, dhe ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE mund të shtyhen për në kalendat greke, nëse Marine Le Pen fiton zgjedhjet presidenciale në Francë ose nëse François Fillon i fiton ato duke premtuar moszgjerimin e BE-së.

Çelja, dhe ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE mund të shtyhen për në kalendat greke, nëse Geert Wilders fiton zgjedhjet parlamentare në Hollandë ose nëse Mark Rutte i fiton ato duke premtuar moszgjerimin e BE-së.

Çelja, dhe ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE mund të shtyhen për në kalendat greke, nëse Frauke Petry fiton zgjedhjet parlamentare në Gjermani ose nëse Angela Merkel i fiton ato duke premtuar moszgjerimin e BE-së.

Çelja, dhe ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE mund të shtyhen për në kalendat greke, nëse Beppe Grillo / Matteo Salvini fiton zgjedhjet parlamentare në Itali ose nëse Renzi/Berlusconi i fiton ato duke premtuar moszgjerimin e BE-së.

E kështu, nëse-të mund të vazhdojnë me rradhë në Europë, sepse mjafton vetoja e njërit prej 27 shteteve anëtare, për të bllokuar procesin e negociatave për futjen në BE (Turqia ka aplikuar për futjen në BE qysh në vitin 1987 dhe i ka filluar qysh më 2005 negociatat që s’po mbarojnë kurrë).

Duke shkuar përtej shteteve europiane, çelja, dhe ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE mund të shtyhen për në kalendat greke, nëse Ballkani përdoret nga Donald Trump-i si një çip në tryezën e pokerit gjeostrategjik që ai pritet të luajë me Putin-in në muajt e ardhshëm.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Pavarësisht vetting-ut, zgjedhjeve të qershorit etj…”

  1. Zara says:

    Sa te paguan saliu ty mor plehre e radhes! PSE I minimizon rendesine qe ka vetingu per shqiptaret. Si do te vazhdojne shqiptaret me kete drejtesi te korruptuar deri ne palce. Sidoqe te shkojne gjerat ne bote , Shqiperise I duhet nje system drejtesie ndryshe dhe nje shtet I forte. Edhe ti firmos ne borderon e ambasades ruse me duket….

  2. Sami says:

    Turqia ka firmosur mareveshjen e associmit me BE qysh ne vitin 1963 dhe akoma sot nuk eshte futur ne BE. Europa e thene cope nuk i do muslymanet dhe kulturen e ferexheve. Ne se Turqia do te hyje ne BE atehere 80 milion turq do ta bejne europen te kerceje naplonin dhe do te kerkojne te ndertojne xhami tej e mbane europes se qyteteruar.

  3. Denis says:

    Ky dhe e motra kane qene te nga te paret ushtare te Saliut. Ky qellimisht ben politike te madhe nderkombetare dhe flet ne emer te forumeve politike europiane. Ketu kerkohet vetem vetingu qe shqiperia te ece perpara me BE. Ky Zaloshnja djallezisht i largohet ketij fakti dhe behet fallxhor i politikes se madhe boterore. Tamam shkerdhate e Saliut.

  4. Lennard says:

    Me mire hesht se sa na prallis deshirat e Plehrave te Kombit.Sum Kapuc!!!

  5. Lennard says:

    Me mire hesht se sa na prallis deshirat e Plehrave te Kombit.Sum Kapuc!!!
    Dhe tia bashkohesh me te Zoti Moderator?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *