Rama nuk kursen batutat në pritjen e fundvitit me mësuesit: Të na rrojnë gratë, se burrat nuk bëhen

Rama mesuesKryeministri i vendit Edi Rama ka organizuar një darkë me mësuesit më të dalluar në pritjen e fundvitit. Në këtë takim, Rama nuk ka kursyer as batutat, kur është shprehur se “burrat përmirësohen, por nuk bëhen”.

“Kur filluan të flasin disa në tavolina vetëm burrat flisnin ndërkohë që gratë mbanin fjalim. Burrat përmirësohen, por nuk bëhen. Prandaj të rrojnë gratë sa malet dhe pastaj nën hijen e maleve të rrojnë dhe burrat”, deklaroi Rama, duke ironizuar me burrat mësues.

Kryeministri i vendit ka folur edhe për rritjen e pagave të arsimtarëve, duke shtuar se sfida më e madhe është rritja akoma më shumë e tyre.

“Tre vjet më parë ju paguheshit më pak dhe taksoheshit më shumë. Ne hoqëm taksën 10% që bënte që ju paguanit më shumë se ministrja e Arsimit dhe rritëm fuqinë tuaj blerëse. Për shkak të reformave dhe për shkak të daljes nga borxhi që trashëguam dhe vendosjes së shtetit nga pikëpamja financiare në binare, jemi të gatshëm të rrisim rrogat tuaj. Dhe ju jeni në dijeni se nga 1 marsi rroga do të rritet me 10%. Është e konsiderueshme, por jo e mjaftueshme. Mbetet sfidë që ne ta rrisim edhe më shumë. Dhe këtë sfidë ne do ta fitojmë”, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit tha gjithashtu se synimi është që deri në vitin 2020 në të gjithë territorin shkollat do të jenë me standardet më të mira.

“Të rindërtojmë nga e para 108 shkolla që janë në inventarin e ministrisë së Arsimit me synimin që deri në vitin 2020 të mos ketë asnjë shkollë në asnjë pjesë të territorit të mos jetë e standardeve më të mira, njësoj si shkollat që konsiderohen me standardet më të mira”, deklaroi kryeministri. Rama u shpreh se me ndihmën e mësuesve janë pastruar 600 tekste.

“Ne nuk hyjmë në xhunglën e teksteve me shpatën e qeverisë që i di të gjitha, por ne pastruam  600 tekse duke pyetur ju. Ishit ju që dhatë konsideratat për tekstet dhe më pas nxorëm konkulzionet se kush ishin tekstet që duhen pastruar”, përfundoi kreu i qeverisë.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rama nuk kursen batutat në pritjen e fundvitit me mësuesit: Të na rrojnë gratë, se burrat nuk bëhen”

  1. says:

    E dini historikun e Ramës. E filloi si student, më pas nisi trafikimin e ikonave anembanë Evropës, ku Nano i propozoj ministrinë e pederastëve ,dalëngadalë i rrëmben kraun Fatosit. Vjen 21 janari 2011 ku i eksituar nga toksikomania tenton rrëzimin e Berishës dhe paralizimin e selisë rozë për të dëbuar gangon nga gjiri sajë. Vjen 23 qërshori 2013 dhe ëndrra i bëhët realitet. Shndërrohet parlamenti në ditët në vazhdim në bordello ndërsa vëndin në kooperativë hashashi. Ndoqën politikën e Erdoganit duke pushuar opozitën në postet kyçe dhe sot mpreh dhëmbët për vazhdim

  2. joel shkodra says:

    “Kush ishin tekstet” – thote k/ministri. “Kush” perdoret vetem per njerezit. Ketu duhej te thoshte: “Cilat jane tekstet”. (Se mos me thoni se fjala “tekstet” eshte mashkullore dhe duhet “cilet”. Jo, Fjala “teksti” vertet eshte mashkulloire, por shumes del femerore: “tekstet”). I falet! Nu ka mbaruar per gjuhesi dhe nuk ka pasur kohe ta mesoje tani qe eshte ne kryeministri sepse duhet te beje piktura, duhet te pergjigjet ne facebook etj. Pastaj, kur gabojne ne perdorimin e ketij peremri pyetes “Kush?” edhe gazetaret, folesit e radios e televizionit etj., perse te mos gaboje edhe kryeministri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *