Reagon Bashkia e Durrësit për Lulzim Berishën: Çfarë përmban formulari që plotësoi për punë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

LulPasi BIRN zbuloi sot vendimin e Gjykatës së Apelit për lirimin e ish -kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, për të cilin vetë kryebashkiaku, Vangjush Dako kishte dërguar një letër garanci për punësim, vjen edhe reagimi i Bashkisë së Durrësit.

Burime pranë Bashkisë së Durrësit bëjnë me dije për News 24 dhe BalkanWeb se Lulzim Berisha ashtu si të dënuar të tjerë, me qëllim që të fitonte liri me kusht kanë plotësuar një formular tip, i cili përfshin punë vullnetare në komunitet.

Ky formular, sipas burimeve të Bashkisë së Durrësit ofrohet në të gjitha bashkitë e vendit. Pritet që nesër të ketë një reagim edhe nga kryebashkiaku Vangjush Dako, pasi të shqyrtojë dokumentet në dosjen e gjykatës së Apelit.

BIRN mësoi sot se, treshja e gjyqtarëve të Apelit është bazuar tek raportet pozitive të administratës së burgjeve si dhe një karakteristikë familje të lëshuar nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako më 8 korrik 2016. “Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për t’u punësuar në ndonjë subjekt privat,” citohet shkresa e Dakos në vendimin e lirimit.

Më pas, gjyqtarët argumentojnë se “pozitiv vlerësohet fakti se aktualisht kërkuesi Lulzim Berisha ka një mundësi punësimi të garantuar nga Bashkia Durrës”.

Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit ka marrë gjithashtu vlerësimin se Lulzim Berisha “shfaq një gjendje shumë të rënduar psikologjike për shkak të kohës së gjatë të dënimit të vuajtur”, pendesën e tij për krimet dhe faktin se dy prindërit e tij janë të sëmurë rëndë dhe jetojnë vetëm.

Ky vendim solli sot reagime të ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili tha se lirimi Berishës ishte i papranueshëm dhe duhet të na indinjojë. Kambanë alarmi e cilësoi nga ana tjetër edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Reagon Bashkia e Durrësit për Lulzim Berishën: Çfarë përmban formulari që plotësoi për punë”

  1. adi says:

    Edhe nese ndonje idiot do besonte vertet te demagogjia e rilindjes per reformen ne drejtesi faktet jane skandalozisht kokeforta.
    Rilindja do reformen ne drejtesi po kr rilindasi nuk shkarkon kr bashkiakun kriminel te kavajes.
    Rilindja do reformen ne drejtesi po me shqiperine det me hashash
    Rilindja do reformen ne drejtesi po kriminelet me te rezikshem lirohen me kerkesen e me firme te rilindjes.
    A ka me idote te ngelur ne bote te besoje me te prallat e liderit global????

  2. koha jone says:

    Tek lirimi i ketij krimineli ka dore vete qeveria e cila fshihet mbas gishtit . Vangjush Dako nuk ben as cicin pa lejen e Rames . Justifikimet per lirimin e ketij super krimineli jane skandaloze . Besoj qe nuk e ka te gjate,kane per ta la hakjn njerzit e atyre te vrarve .
    Gjithashtu dhe gjygjetaret duhet te largohen nga ajo karrige , ndryshe do te perfundojne me plumb mbas koke , si te poshter qe jane .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *