Skandali në Vlorë/ Basha: Mos kandido se na duhet një.... humbës

14 Dhjetor 2016, 18:03Politika TEMA

Çudi, e pabesueshme, por jo e pamundur. Lulzim Basha duke përdorur Flamur Nokën, e bën të vërtetë.

Citynews raportoi disa ditë më parë për zgjedhjet në Bashkinë Selenicë, procesin e deformuar, si dhe intrigat dhe deklarimet e Flamur Nokës dhe të vetë kreut demokrat, Lulzim Basha.

Në Selenicë ka pasur një përplasje të madhe në bazë.

Kjo, për faktin se Flamur Noka sillej si andart dhe xhandar duke përjashtuar demokratët nga kandidimi.

Duke parë sjelljen dhe bandizmin e Nokës shumë prej demokratëve ju drejtuar kreunt të PD Lulzim Basha.

Këtu ndodhi dhe çudia apo sharlatanizmi i vulosur sot.

Një prej kandidatëve me më shumë mbështetje, njeriu që strukturat, demokratët dhe qytetarët e zonës kërkonin ta zgjidhnin në krye të PD, nuk mund të kandidojë.

Flamur Noka dhe Luli ja hoqën emrin nga gara.

Lulzim Basha në një takim që pati pak kohë më parë më Sokol Hodajn, qytetarin, demokratin dhe njeriun që mbështesnin stukrurat e PD-së i deklaroi: Ti nuk mund të kandidosh se fiton.

Sharlatanizmi dhe shpartallimi i PD-së në Vlorë nuk ndalet. Sot është konfirmuar zyrtarisht se Sokol Hodaj nuk do jetë kandidat për drejtimin e PD-së në Selenicë. Në garë do jenë të afërm të drejtuesve të PS në Vlorë, njerëzit e Koço Kokëdhimës apo rivalëve socialistë që garojnë përballë demokratëve ne zgjedhje.

Shpartallimi i PD në qarkun e Vlorës filloi me Himarën, vazhdon me qytetin, konfirmohet me Selenicën.

2 komente në “Skandali në Vlorë/ Basha: Mos kandido se na duhet një…. humbës”

  1. lili says:

    Ndarja e cfliqeve ndermjet PDse e PSse eshte! Loja qe vazhdon tash e 26 vete e do vazhdoje derisa shqiptare te binden se duhet nje Alternative tjeter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje