Vendet europiane ku duhet të punohet më gjatë për të dalë në pension, mes tyre edhe Shqipëria

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

pensionNëse doni të dilni në pension, në vende ku klima është dhe më e ngrohtë, duhet të merrni në konsideratë vendet e Europës Juglindore, si : Bullgaria, Maqedonia, Turqia dhe Greqia. Në këto vende mund të dilet në pension pas 31 apo 32 vitesh.

Në Shqipëri, individi pritet që të jetë aktiv në tregun e punës për 35 vite, në mënyrë që të përfitojë pension të plotë. Një shifër kjo që është më e lartë se Maqedonia, Greqia apo Turqia, raporton Monitor.

Sipas raportit për 2015-ën të Eurostatit, periudha aktive në tregun e punës është më e shkurtra për italianët, nën 31 vite.

Në mbarë Europën, popullsia në plakje dhe presioni që i shkaktojnë arkës së shtetit, po detyrojnë shumë qeveri që të rrisin moshën e daljes në pension.

Megjithatë ka shumë diferenca sipas shifrave të dala nga zyra e statistikave e BE-së, i cili mati se sa gjatë do t’i duhet një individi të moshës 15 vjeç që të jetë aktiv në tregun e punës.

Malta, ku mosha e pensionit është rritur deri në 65 vjeç për të dyja gjinitë, e shtoi pjesën më të madhe të viteve të aftësisë për punë midis viteve 2005 dhe 2015. Në Maltë njerëzit duhet të punojnë rreth 5 vite më shumë se sa një dekadë më parë.

Disa vende europiane, përfshire dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë, e kanë rritur moshën e daljes në pension me më pak vite, por për një moshë më të lartë. Të dalësh në pension në moshën 67 apo 68 vjeçare do të jetë ligj në vend në të ardhmen. Për më tepër, mosha e daljes në pension për burrat dhe gratë është në një linjë, duke i vendosur ato në një nivel fiks.

Islanda kryeson listën e vendeve europiane ku njerëzit duhet të punojnë më gjatë, afërsisht 46.6 vite punë, rreth 16 vite më shumë se italianët. Në Zvicër duhet të punosh më shumë se 42 vite.

Në Suedi jeta aktive në punë duhet të jetë jo më shumë se 41 vite. Më pas renditet Holanda, Danimarka, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, me një deri në tre vite më pak se Suedia.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Vendet europiane ku duhet të punohet më gjatë për të dalë në pension, mes tyre edhe Shqipëria”

  1. ... says:

    KA ARDH puna deri aty sa nuk duan te japin pension fare , do arrij mosha pensionit shum shpejt qe nuk do ket njeri shancin ta marr ate , ky sistem ka marr fund tashme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *