A është ky njeriu i parave të fshehura të familjes Berisha?

izet haxhiaDy ditë më parë Sali Berisha në një intervistë televizive e akuzoi ish-truprojën e tij se po flet për t’i shërbyer Edi Ramës, që ky i fundit të mos i dërgojë dosjen në Strasburg.

Në vijim të bisedës me DITA-n, Izet Haxhia i jep përgjigje kësaj akuze, ndërsa thekson se Berisha ka bërë çdo përpjekje për të ndikuar në hetimin ndaj dosjes “Hajdari”. Haxhia thotë se Berisha aktivizoi njeriun e tij të besuar në Gjykatën e Strasburgut, Ylli Peçi. Sipas tij, “pas këtij misioni në shërbim të Berishës ai u transferua në Londër. Ai është avokati, menaxheri i parave të fshehura të Berishës e njerëzve të tij të familjes” .

Më tej, Haxhia flet dhe për funksionimin e SHIK-ut të kohës, kush ishin grupi i specializuar për të kryer vrasje e rrëmbime, emrat e të cilëve i dinin vetëm Gazidede e Xhahit Xhaferi dhe disa prej tyre edhe Berisha. Ai thotë se këta vrasës të SHIK-ut ishin kryesisht ish-të persekutuar nga Mirdita, nga Dibra dhe disa nga Tropoja.  

Në fund Haxhia i bën dhe një sfidë publike Sali Berishës; përballjen e tyre në një gjykatë për të gjitha akuzat që kanë ndaj njëri-tjetrit…

Në intervistën e tij, ndër të tjera Berisha tha se SHIK-u i viteve ’90 ishte pa eksperiencë dhe ka bërë dhe gabime. A mos vallë po justifikon krimet që ka bërë SHIK-u i kohës, ku përveç rrahjeve e dhunës ndaj medias, opozitës i rëndon dhe zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha? Sipas jush kemi të bëjmë me mungesë eksperience apo SHIK vepronte me urdhra nga lart?

SHIK-u u krijua në kohën e Ramiz Alisë në vitin 1991 pas shkrirjes së Sigurimit të Shtetit. Duhet thënë se pjesëtarë të lartë të kupolës drejtuese të SHIK-ut të drejtuar nga Irakli Koçollari ishin vizitorë të shpeshtë në zyrat e PD-së tek rruga e Kavajës në orët e vona të natës, përfshirë këtu edhe vetë Koçollarin, sidomos zyra e Azemit nuk ishte asnjëherë bosh, pa këta mysafirë, por edhe ajo e Berishës vizitohej herë pas here. Pas fitores së 22 marsit, Irakli Koçollari vazhdoi i qetë detyrën deri në korrik të atij viti kur u shkarkua nga Berisha pasi thurën një skenar të rremë, sipas të cilit dy grupe kriminale, njëri nga Kruja e tjetri nga Tropoja, donin ti bënin atentat Berishës e Hajdarit. Kjo ishte e gjitha lojë e Hajdarit, pasi ai ishte i zhgënjyer ngaqë nuk mori postin e ministrit të Brendshëm, por i kushtoi postin Irakli Koçollarit.

Çfarë ndodhi më pas?

Pas kësaj, fillon epoka “Gazidede”, në drejtimin e SHIK-ut. U larguan pothuajse 90 për qind e personelit të vjetër të SHIK-ut për t’u zëvendësuar me militantë të rinj e ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, spiunë birucash e agjentë të UDB-së e shërbimit sekret maqedonas. SHIK-u u kthye në instrumentin më të besuar të Berishës, aq sa ndodhte që deri në pesë herë në ditë vinin zarfe me tre vija të kuqe që kishin brenda tyre spiunime e të dhëna të lloj-llojshme të mbledhura nga SHIK-u. Kësaj i shtohej edhe vizita e përnatshme e Gazidedes tek Vila 4. Pra, Berisha filloi të kishte ushqim të përditshëm informacionet që vinin nga SHIK-u, duke filluar që nga infot për Meksin, e duke vazhduar me ato për opozitën, e duke përfunduar në ato për gazetarë e media që ishin kundër Berishës. Pra çdo veprimtari e SHIK-ut të kohës ishte në funksion të Berishës dhe pushtetit të tij personal. Berisha e ktheu SHIK-un në armën e tij më efikase e besnike në luftën për pushtet duke shtypur çdo zë opozitar brenda PD-së, duke shantazhuar spiunët e shumtë në PD me dosjet e tyre kur fillonin të ngrinin kokë duke masakruar gazetarë e politikanë dhe duke kryer vrasje e rrëmbime si ajo e Remzi Hoxhës apo vrasje si ajo e drejtorit të burgjeve Bujar Kaloshi.

Si funksiononte SHIK?

Siç doli edhe në kaosin e 97-s, SHIK-u kishte edhe një grup të specializuar për të kryer vrasje e rrëmbime, emrat e të cilëve i dinin vetëm Gazidede e Xhahit Xhaferi dhe disa prej tyre edhe Berisha. Këta vrasës të SHIK-ut ishin kryesisht ish-të persekutuar nga Mirdita, nga Dibra dhe disa nga Tropoja. Për vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës unë kam folur edhe disa herë të tjera, por është mashtrimi më i madh ajo që thotë Berisha që nuk kam patur dijeni për këtë rast të krimit shtetëror. Duhet theksuar se shumë pjesëtare të kohës së SHIK-ut të Gazidedes janë në lidhje me njëri-tjetrin dhe presin momentin e aktivizimit të tyre në bazë të porosive të shefit të madh të SHIK-ut të Gazidedes, Berishës.

Berisha ju akuzoi se ju po përdoreni nga Rama, që kryeministri të mos iu dërgojë dosjen në Strasburg. Si e komentoni dhe sa qëndron kjo deklaratë e tij?

Këtu qëndron edhe mashtrimi më i madh dhe idiotesk i tij. Por dua të sqaroj në lidhje me këtë mashtrim të tij. Kërkesën për shqyrtim të çështjes time në Strasburg e ka bërë familja ime në Tiranë. Kjo nuk ka të bëjë me çështje ekstradimi, por me çështjen ku jam dënuar në mungesë 25 vjet, pra për çështjen “Hajdari”. Sipas Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, pika tre, unë kam të drejtë të rigjykohem pasi jam gjykuar në mungesë pa u hetuar, marrë në pyetje apo bërë mbrojtjen time. Por për të penguar që të fitoj këtë të drejtë të ligjshme timen, Berisha aktivizoi njeriun e tij të besuar, Ylli Peçi, i cili me para dhe njohje të tij duke shfrytëzuar edhe prirjet e tij seksuale si një gay i deklaruar, arriti që këtë vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Strasburg ta pengojë. Menjëherë pas këtij misioni në shërbim të Berishës ai u transferua në Londër. Ai është avokati, menaxheri i parave të fshehura të Berishës e njerëzve të tij të familjes. Pra ato që ka bërë vetë ndaj meje dhe dosjes, çështjes time tashmë të përfunduar në Strasburg, mundohet t’ia veshë Ramës me një mashtrim sa banal aq dhe të djallëzuar, sikur unë i shërbekam Ramës ngaqë nuk më çon dosjen në Strasburg. Këto janë shenjat e një skizofreni që i kanë djegur shumë dëshmitë e mia dhe përdor mashtrime të tilla të çmendura. As unë nuk kam nevojë për Ramën e as ai për mua. Rama siç duket e dëshiron Berishën kështu të çmendur siç po tregohet dita-ditës, se besoj se është shërbëtori më i mirë për Ramën për të qëndruar sa t’i ketë qejfi në pushtet…

Ai tha se me Azem Hajdarin kishte marrëdhënie të ngrohta vëllazërore dhe se “Azemi ishte një kafshë politike”, duke dhënë dhe shpjegimin pse nuk e bëri asnjëherë ministër? Sipas jush pse Azemi nuk u fut kurrë në kabinet?

Në përgjigjen e pyetjes lidhur me Azemin, Berisha tregoi fytyrën e një vrasësi të lig e të pabesë. Në qoftë se  ka një njeri të keqpërdorur deri në ekstrem në të gjallë dhe pas vdekjes, ky është Azem Hajdari nga ana e Berishës. Pasi e përdori në fillim të Lëvizjes së Dhjetorit për të bërë strehë në PD, dhe duhet thënë që Azemi luajti rol kryesor në ngritjen e Berishës deri në postin e Kryetarit të PD, të cilin e mban edhe sot, edhe pse formalisht ka zgjedhur një kloun të tij për kryetar. Por Berisha, si një i lig që është, me të forcuar pozitat në PD, filloi mënjanimin e të gjithë atyre që i shihte si rrezik për pozitën e tij sunduese dhe nga të parët që u mënjanua ishte edhe Hajdari. Përplasja e tyre e parë ishte në Kuvendin e parë të PD ku Azemi me sugjerimin e grupit të Pashkos, hodhi kandidaturën për kryetar të PD kundër Berishës, në mënyrë që votat e përkrahësve të Azemit e të Berishës të ndaheshin mes tyre sepse përkrahësit ishin të njëjtë për të dy dhe me këtë rast fitonte kandidatura e Cekës. Por Berisha ishte një hap para tyre, sepse ai kishte dijeni për këto plane. I njoftuar nga miqtë e tij që e futën në politikë dhe përgjonin shtëpinë e Pashkos ku thureshin këto plane…emisarët e Berishës, një nga këta dhe unë, punuam me delegatët e çoroditur të PD nga rrethet për t’u mbushur mendjen që Azemi kishte devijuar nga rruga e PD dhe i shërbente klaneve të pushtetit ngaqë ishte spiun i Sigurimi. Kjo bëri efektin e saj dhe Berisha i dërmoi të dy, si Cekën, si Hajdarin, duke fituar shumicën e votave që e zgjodhën kryetar të përjetshëm të PD,de facto..Pas kësaj përpjekje të dëshpëruar të Hajdarit, ai hyri në listën e zezë të kundërshtarëve të Berishës… Megjithë përpjekjet e Azemit për të fituar besimin e Berishës e për t’u afruar me të duke bërë lloj-lloj lajkash e servilizmash, ai nuk arriti kurrë më të fitojë përkrahjen dhe besimin e Berishës që ishte kusht kryesor për të marrë një post në qeverisjen që po dukej në horizont..Azemi, edhe pse shpresonte shumë se do t’i jepej posti i shumëdëshiruar prej tij, ai i ministrit të Brendshëm pas 22 marsit ngeli me gisht në gojë nga Berisha. Aq shumë e dëshironte e shpresonte atë post Azemi, sa fill pas 22 marsit, filloi të ndajë poste shefash policie e drejtorësh tek Kafja e Dajtit e 15-katëshit..Por Azemi, edhe pse mori goditje të njëpasnjëshme nga Berisha deri në heqjen e imunitetit e procedimin penal, vazhdoi luftën e tij në fshehtësi kundër Berishës dhe në dukje apo tek njerëzit që ishin të afërt me Berishën, paraqitej si përkrahës i marshallit, siç e quante Azemi me servilizëm Berishën… Pra, që nga tetori i vitit 1991 e deri në natën e 12 shtatorit kur Berisha e nxori tek pritja e vdekjes Hajdarin, nuk ka patur jo dashuri e vëllazëri, por një armiqësi e pritje për t’u hakmarrë në momentin e përshtatshëm ndaj njëri-tjetrit. Po ju tregoj vetëm një moment poshtërues që sqaron gjithçka pse Berisha nuk i dha kurrë Hajdarit postin e ëndërruar të tij, atë të ministrit të Brendshëm. Ishte fundi i qershorit 1997, kur të majtët kishin fituar zgjedhjet e 29 qershorit. Minjtë e PD-së kishin filluar të braktisnin anijen që po mbytej dhe një nga këta ishte edhe ministri i Brendshëm i PD në qeverinë “Fino”, Belul Çela. Azemi i kërkon qoftë edhe për një muaj Berishës ta bëjë ministër të brendshëm sepse në fund të korrikut mblidhej parlamenti i ri . Berisha i thotë Azemit që në darkë do ta dekretoj emrin tënd për ministër të Brendshëm, por me tallje e duke e poshtëruar Azemin, dekreton për ministër të Brendshëm Ali Kazazin. Berisha duke e ditur që Azemi ishte një kafshë, siç e thotë edhe ai vetë, sapo të merrte fuqinë që të jep posti i ministrit të Brendshëm, të parin që do të shqyente ishte Berisha. Kjo është edhe arsyeja e vetme që Berisha nuk i dha kurrë post Azemit, por në fund e nxori edhe në pritë për ta përdorur si hero pas pritës ku e nxori vetë me dijeni të plotë se kush e priste dhe çfarë e priste.

Keni ndonjë mesazh për Sali Berishën?

 Patjetër që kam. Sali, desha të them dy fjalë si përfundim. Ti më ke denoncuar, siç thua vetë në mënyrë të fshehtë dhe me këtë denoncim jam dënuar. Unë të gjitha ato që kam rrëfyer për ty me dëshirën time e pa ndikimin e askujt, as në shërbim të askujt, vetëm në shërbim të vërtetës, jam gati të ballafaqohem me ty para një gjykate të pavarur shqiptare, pa të huaj. Po ti a je gati të përballesh me mua para kësaj gjykate? Atëherë do shohim kush është i paburri e frikacaku. Kush ka frikë nga burgu dhe e vërteta. Unë apo ti…

Pak më lart ju i bëni një sfidë publike ku i thoni se jeni gati të përballeni me të në çdo gjykatë. Mendoni se do vijë kjo ditë e përballjes finale mes teje dhe Berishës përpara drejtësisë?

Unë e kam thënë edhe më parë që jam i gatshëm të përballem me të para një gjykate të pavarur në atdheun tim. Unë i qëndroj deri në fund kësaj për t’u ballafaquar me Berishën. Nuk është në dorën time ta sjell Berishën para gjykatës e drejtësisë, por është në dorën e prokurorëve e gjykatësve që do marrin detyrat pas fillimit të reformës në drejtësi ta bëjnë këtë gjë. Detyra ime është të rrëfej e të tregoj përpara këtyre gjykatësve e prokurorëve të vërtetat e mia për Berishën dhe krimet e tij. A do të vijë kjo ditë? Të shpresojmë, por në qoftë se duan të vendoset drejtësi e të tregojnë se në një shtet ligjor nuk ka të paprekshëm e të pandëshkuar për ata që bëjnë krime, kushdo qoftë ai, kjo duhet filluar me Berishën. Po mbeti në dorë të politikës ndëshkimi i Berishës, të jeni të sigurt se ai nuk ka për të ardhur kurrë, sepse qenia e Berishës në politikë e në drejtimin de facto të PD, kundërshtarët e tij i lë në pushtet të përjetshëm. Është fat i madh për një pozitë të ketë një opozitë me tipa që e kanë specien e rrallë si Berisha, për të mos thënë që është i vetmi në mashtrimin, çmendurinë, antishtetin, antikombëtarin dhe armikun e popullit të tij.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “A është ky njeriu i parave të fshehura të familjes Berisha?”

  1. Bushi says:

    Bravo zoti IZER HAXHIA! Je trim dhe sy patrembur.Deshmit e tua jane shume te sakta e te mira,por ato do dalin kur te perfundoi reforma ne drejtesi,ne te gjithe shqiperine.Po i bene nje sherbim shume te mire popullit shqipetar,po i hap syt.

  2. "horri i bulevardit" says:

    nxjerrja e emit nga ana e Izet Haxhise te ketij njeriu te berishes, duhet te fuse ne pune prokurorine dhe instancaat financiare, te shtetit, kjo eshte edhe aresyeja e nervozizmit te saleh berishes, se tani po e sheh se dalja e emrit et ketij njeriu ndoshta do te beje qe t sekuestrohen miljarda dollaret e vjedhura nga familja Berisha.
    cfare pret kryeprokurori, moa pret qe salehu te hedh bomben atomike qe te veproj, PS-ja, mos te rrine si humbameno por ta padise urgjent kete njeri dh te ktheje parate e vjedhura tek shqiptaret.

  3. majlinda says:

    Te lumte Izet, Je djale trim, Populli thote me mire vone se kurre, keshtu qe ti vazhdo denoncoje kete sharlatan dhe plak te cmendur qe do vetem veten e tij dhe pas tij kerkon zjarr dhe hi,

  4. e says:

    jo jo mos prisni kot sepse sa te jete llalla nuk do te ndolle asgje

  5. sofia says:

    PO ku eshte sot ky Ylli Peçi? Zireni dhe tridheni.

    1. Peco says:

      O Sofia, lexo me vemendje. Cfare ti tridhet Ylli Pecit, ai qenka i tredhur nga allahu, Qenka, mender zoterise tende, homo, shkurt, prere dhe qart, shqip na i themi bythe qire. Por kete fjale te bukur shqipe, qe te ngop gojen kur jua thua ketyre individeve, keta te flamosur modern te sotem e kane zevendsuar dhe perdorin fjalen homo, nje huazim i peshtire, qe behet me te vetmin qellim, per te varferuar gjuhen tone te bukur shqipe vendce.

  6. mokja says:

    Me keto qe ka bere dhe po vazhdone te bej saliu tregon se eshte shume izoti dhe se edhe ligji qe ne si shoqeri presim te realizohet ne shqiperi
    s do mund ta fusi brenda qe te realizoj pritshmerit e popullit shqipetar.Duhet te jete nje sozi si ai qe te bej te mundur kete gje

  7. Azemi says:

    Nje melodie i bie izeti qe ne fillim.Normale qe je kunder Berishes mor djale sepse te ka perdorur dhe ne fund kur doje te luaje ne dy porta ate me Berishen dhe ate me banditet
    Berisha ta ktheu shpinen te hodhi si nje lecke pa vlere dhe beri gjithçka per te denuar per vrasjen e Azemit ty dhe tet vella.Por ketu nuk ka faj Berisha mor djale se llafet nuk kane kurrfare vlere,duhen prova ,prova te pakontestueshme per te akuzuar dhe denuar dike.Po sa i besueshem je ti o Izet kur te gjithe e dime qe ke shume mekate e mbi te gjitha eshte vertetuar pjesmarrja jote ne organizimin e vrasjes se Azem Hajdarit.Per me teper ju nuk keni lene gje pa thene per Azemin cka do te thote qe e urrenit vertet…….
    Berisha nuk tha kot une e kam akuzuar per te justifikuar qe qe gjithçka thoni ju eshte per hakmarrje…..pse nuk ke thene ketu nje here se menduat qe bashke me vellezrit eleminonit Berishen……Nejse koken tuaj hengshi po ka shume kotradita ne ato qe thoni……

  8. Na bashkoj kenga popullore says:

    Saleh kriminelin e mbrojn agjenturat e huaja duke i paguar ato me gjakun Shqiptarve,po ca kujtoni se per çka i perdor miljardat e vjedhura te rruges Kombit apo deti i shitur Grekerve apo arkat e shtetit qe i la bosh.

  9. orli says:

    Azem!si thua ti:me mire Izeti qe thote se azemi ka qene nje trap, i degjeneruar, spiun etj.(gje qe nuk do te thote se e ka urryer) por eshte plotesisht e vertete qe ka qene i tille apo sala qe e ka akuzuar per spiun, pastaj e ka nxjerre ne prite per ta bere “hero” sipas situatave (lexo cfare ka thene sala per azemin kur ka dashur ti heqi imunitetin e ne vazhdim) nuk besoj te kete njeri qe ta kete urryer azemin me shume se sala, vetem po qe e shoqja fatmira qe aq forte e ka pas rrahur azemi sa qe ka deshtuar nga dajaku i tij tek bahcja e shtepise.

  10. doktori says:

    Nje kronologji e shkurter,koncize 25 vjecare …..e me tej, per Saline dhe gjithe kupolen politike te Shqiperise.Nje retrospektive e qarte se si ata qe kane qene ne krye te ketij vendi,kurre asnje dite te vetme, nuk kane qare hallin e vendit dhe popullit.Nje deshire e madhe e Izetit qe te ndodh ndonje mrekulli ,te ndryshojne gjerat dhe te ndeshkohet kryekrimineli.Kjo eshte dhe deshira e nje populli te tere ,pamvarsisht se Vetingu p.sh. nuk i lihet popullit ta bej,i eshte lene atyre qe s’duan ta bejne se eshte njelloj sikur te hapin varret ,me duart e tyre….dhe ata nuk duan ti hapin gropen vetes!…..Sa per Izetin ….jam pa fjale: eshte kutia e pandores per kriminelat qe jane bere pashallare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *