A po presin anëtarët e Kushtetueses të këndojë kali?

15 Dhjetor 2016, 21:15Politika TEMA

Nga Ilva Tare

Një nga shkrimtarët e  lashtë, një historian i quajtur Herodoti, tregon historinë e një hajduti që do të ekzekutohej. Kur ushtarët e morën për të kryer ekzekutimin, ai filloi t’i përgjërohej mbretit t’i falte jetën. “O mbret, brenda një viti të premtoj se do t’i mësoj kalit të preferuar të këndojë” .Të burgosurit e tjerë e panë të dënuarin që iu këndonte kuajve dhe ja plasën të qeshurës. “Nuk do ja dalësh dot”,- i thanë atij. “Askush nuk ja del dot”. I dënuari për vjedhje ju përgjigj: “Po, por të paktën kam një vit kohë dhe kush e di çfarë ndodh deri atëherë. Mbase vdes mbreti. Mbase ngordh kali. Mbase vdes unë. Dhe mbase mbase kali mëson vërtet të këndojë”.

Kjo anekdotë po përdoret javët e fundit nga të interesuarit për zbatimin e menjëhershëm të vetting-ut si një ilustrim i asaj çfarë po ndodh me Gjykatën Kushtetuese dhe ankimuesve të ligjit themelor për fillimin e ngritjes së sistemit të ri të drejtësisë. Qëllimi i mbajtjes në sirtarët e anëtarëve me mandat në fuqi apo të skaduar të Gjykatës Kushtetuese të një ligji kaq vendimtar për epokën e re të drejtësisë në Shqipëri është shtyrja në maksimum e gjasave për të filluar tërmetin e pritshëm.

Hipoteza e shtyrjes në kohë nuk është e pakuptueshme nga ata që I tremben pasojave të vetting-ut. Ka nga ata që e thonë publikisht se gjërat mund të ndryshojnë dhe prioritetet e partnerëve bashkë me to. Mund të largohen ambasadorët që janë investuar me kohë të plotë në përmbajtje dhe teknikalitetet e reformës në drejtësi. Madje, kanë filluar tregojnë edhe histori me ikje të parakohshme, gjë që nuk ka të vërtetë sipas burimeve diplomatike.

Por edhe sikur të mos u prishet entuziazmi për vonesë dhe shtyrje të gjatë të vënies në punë të makinerisë së vetting-ut, ëhstë e vështirë të shpjegohet interesi I anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të mos dhënë vendim sa më të shpejtë për këtë cështje. Në kushtet aktuale sistemi është në kolaps dhe Ministri I Drejtësisë Ylli Manjani dha alarmin në Tonight Ilva Tare për pamundësinë e institucioneve për të vepruar në kushtet e miratimit të Kushtetutës së re dhe mbetjes në fuqi të së vjetrës.

Paraliza e korpusit të institucioneve që duhet të garantojnë dhënien e drejtësisë është sërish një faturë që shkon në llogarinë personale të qytetarëve shqiptare. Shkelësit e ligjit, të frikësuarit, të inkriminuarit janë të kënaqur me bllokimin e qëllimshëm jo vetëm si përfitues të tij, por ndoshta edhe si sponsorizues të interesave që e kanë kycur ligjin në gjykatën me fuqi supreme në vend.

Në këto kushte, gjyqtarët aktualë të Kushtetueses nuk u bënë të njohur nga publikimi I emrave në analizën e Mustafa Nanos, apo në raportimet e shpeshta në Bruksel, Ëashington dhe Venecia. Me apo pa negociata ata nuk duhet të ngarkohen me përgjegjësi. Autorët e vonesës nuk janë vetëm ata. Frymëzuesit e shtyrjes pa afat duket se i kanë të varura shpresat në ndryshimin e rrethanave dhe faktorëve që I përcaktojnë ato. Mbase, selitë perëndimore nuk do të insistojnë për zbatimin sa më parë të vetting-ut. Mbase, shqiptarët në zgjedhje nuk i penalizojnë autorët e vonesës apo mosdashjes. Mbase, vitin tjetër gjyqtarët me problem ikin vetë nga sistemi. Mbase këndon dhe kali I Heroditit. Por, Kushtetuta do të jetë e pamundur të mos zbatohet. Nesër, vitin tjetër apo pas dhjetë vitesh. (Javanews.al)

13 komente në “A po presin anëtarët e Kushtetueses të këndojë kali?”

  1. Maloku says:

    Jo pas 100 vitesh. Drejtesia duhet te vihet ne vend nje ore e me pare. Fakti qe po e ndalojne tregojne impotencen e politikaneve tane qe nuk jane ne gjendje te aktualizojne as reforma me mbeshtetje te tille popullore. Nuk e kuptojne ata qe me kaq mbeshtetje qe ka kjo reforme, edhe sikur tju shkoje policia ti marre per zhelesh ata gjyqtaret e kushtetueses dhe ti plase ne burg dhe tju hedhe çelesat ne det, nuk ngrihet as edhe nje person ne proteste per kete.

  2. Skifteri says:

    Po presin qe ti, Iva, Alba, Mira, Anjeza te mbaroni darkat me Ajola Xoxen dhe Linda Ramen se keni qene icik te zena keto kohe.

  3. lulashi says:

    Po Ilva. Ata po presin te kendoje kale Saliu.

  4. Skypion says:

    Shih,shih!Nje historian t lashte,nje qe na u quajtka Herodot(!), na e paskesh zbuluar gazetarja e grupit “Shtypi i Lire ne Kohe te Rilindjes”,i vetmi grup gazetaresk te cilin, Edi Rama, nuk e fut ne mediat e kazanit!
    Gazetaret medioker,te palexuar ne pergjithesi,kur u duhet te bejne nje shkrim apo kur jane te ftuar ne nje studio televizive,hapin internetin per te gjetur quota te njerezve te medhenj,por edhe batuta,barcaleta,anektoda(sidomos keto te fundit),per t’i leshuar mandej si lopa bajgen,pa piken e lidhjes,ne shkrimet dhe debatet.Eshte tipike per ta,kjo gje.
    Te njejten gje ben edhe gazetarja e “Shtypit te Lire te Edi Rames”,zonja Tare.
    Po,dje ne Parlament,nje tjeter zonje,jo gazetare,por politikane e “Politikes se Lire te Edi Rames”,demokratja Majlinda Bregu,tha pak a shume te njejten gje.Edhe ajo i ka qejf citimet e njerezve te medhenj.
    Ajo qe (nuk) me habit tek keto zonja eshte se,si feministe(medemek) qe jane,nuk citojne njerez te medhenj femra,e te tilla ka plot,por meshkuj!
    Nuk me habit ,sepse e ka nje shpjegim.Ky shpjegim ka nje emer.Nje emer magjik per ta.Ky eshte Edi Rama…
    Une e kam thene edhe me pare,qe vetem nje merite i njoh Edi Rames,dhe kete e them pa ironi,me sinqeritetin dhe seriozitetin me te madh.Kjo eshte magjepsja qe ky tip ka arritur te krijoje tek kategori te caktuara femrash.Vdesin per batutat e tij…vdesin per snobizmin e tij…!!!
    Per pak,madje,sa nuk vdiqen fare kur,ne mbremjen e bere per nje pjese prej tyre,ku ishte edhe zonja Tare,u tha : “ju jeni shtriga…”!
    Aq u mrekulluan nga kjo batute … u shkrine fare nga qejfi…. kaluan ne ekstaze e desh vdiqen!
    Kur e adhuron dike,sic kjo kategori zonjash adhurojne Ramen,edhe e imiton dhe kopjon ate ne shume gjera,qofte edhe ne menyre te pavetedijshme.
    Eshte kjo arsyeja,se pse keta zonja te magjepsuar nga sharmi i snobit tone sociopat,zonja Tare dhe zonja Bregu,citojne burra te shquar dhe jo gra te tilla qe,sic e thame, ka shume e qe do te ishte e natyrshme per femra qe e konsiderojne veten feministe.
    Nje gje e tille,tradheton qofte feminizmin e tyre fallc,qofte adhurimin qe kane per snobin Edi,i cili,meqe ra fjala,as nuk e ka cuar ndonjehere nepermend te citoje femra te shquara,sepse eshte nga ata snobe,qe i konsideron femrat kokboshe.
    Rama eshte mashkulli tipik,qe i percmon femrat si qenie me intelekt inferior.
    E pikerisht per kete,per paradoks,kemi nje adhurim kaq te afshte per te ,nga kategori te caktuara femrash per te cilat,intimidimi,qofte edhe duke i poshteruar,eshte nje afrodiziak i parezistueshem qe i cmend fare.
    Kemi thene shpesh ketu qe,Rama eshte braktisur nga te gjithe mbeshtetesit serioze dhe me integritet,si nga politika ashtu edhe nga shoqeria civile;e te vetmit qe i kane mbetur dhe e mbrojne,jane ca derdimene,qesharake,qe kane talljen, perbuzjen dhe percmimin e madh te opinionit publik.I kemi permendur me emer.
    Por,pervec tyre,ka edhe nje kategori tjeter.Per mua,kjo eshte edhe me besnikja.Sepse,ka dimensionin e vecante emocional,ne kuptimin frojdian te fjales.
    Kjo eshte kategoria e grupit te femrave e ” Shtypit te Lire te RAmes”,ku spikat zonja Tare dhe ajo e grupit te zonjave te “Politikes se Lire te Rames”,ku shkelqen demokratja Bregu.
    Keta kane cuar tej kufirin e vete percaktimit te nocionit te lirise…te jesh i/e lire ,te jesh vertete i/e lire,apo kulmi i lirise per to,eshte te mendosh e flasesh si …Edi Rama!
    Me falni qe nuk komentova per Vettingun.Eshte aq qesharake te komentosh budallalleqet e ketyre trularaskave,sa te vjen shuurra kur e con ne mendje nje gje te tille,cka eshte edhe rasti im tani, e qe me ben ta mbyll komentin.
    Flm per mirekuptimin.

    1. Grigor says:

      Çfarë mirëkuptimi do mor kaqol i Saliut? Apo qe e morem vesh se kush eshte kali? Dolën dy kuaj, se nje nuk mjaftonte. I pari eshte ai me lart qe i thote vetes Shifter. Me shume tingellon si Sfinkteri. I dyti je ti Skypioni. Ose mund te jeni dhe I njejti person.
      Ju derrat e Saliut nuk e doni reformen ne drejtesi se ju iken kryetari i Partise Komunisto-Demokratike. Dhe bashke me te merrni fund edhe ju
      Ndersa ne populli I thjeshte, qe nuk na plas as per Saliun, as per Meten, as per Ramen, as per Blushin, as per Bashën e as per te tere ata qe mblidhen ne ate fare parlamenti, ne duam te behet reforma qe gjykatat te pastrohen, prokuroria te pastrohet, dhe pastaj drejtesia te pastroje politiken nga gjithe ata qe thame me lart.
      Te vijne te rinj ne politike, se edhe po nuk qene 100℅ siç I duam ne, me te mire nga keta katunarët e Saliut, rrogetaret e Metes dhe ushtaret e Edi Rames do jene.
      Ama edhe ty, nuk kemi per ta pare me bojen, se na çave trapin me komentet e tua prej idioti militant.

  5. Tralala says:

    Nje trajtim I kendeshem e me argumenta. Por edhe me butesi, sic dine ta bejne vetem femrat.

    1. fredi says:

      E bukur sic je ashtu e fjalet i ke te embla te lumte. Po kujt i thua ketij populli qe akoma jeton ne shpella e preferon te rije aty e te degjoje nga mengjezi ne darke genjeshtrat e politikaneve dhe nuk ngrihet ti shpore ata hajdute e kriminele gjyqtare e prokurore

    2. fredi says:

      E bukur sic je ashtu e fjalet i ke te embla te lumte. Po kujt i thua ketij populli qe akoma jeton ne shpella e preferon te rije aty e te degjoje nga mengjezi ne darke genjeshtrat e politikaneve dhe nuk ngrihet ti shpore ata hajdute e kriminele gjyqtare e prokurore.te lumte sot ky popull duhet te degjoje

  6. Taqua jo Taqi-ri says:

    Zonja Tare , vazhdoje anekdoten deri ne fund apo nuk e di !!!!!! Si perfundim te asaj qe nise vazhdimi: Kali jo vetem qe mesoi te kendoje (tallava) por arriti qe te beje dhe gomaricen qe te mbaje ison e refrenit : se pidhi-ja uje ne krua oj oj oj , se Taqi-ri na u martua oj oj oj se karri-gja na u thue ……. vazhdimin po se ditet jua kendoj heres tjeter .

  7. Aseni says:

    Mbaje veten mor Skypion se per burrat eshte edhe burgu. Burrat, ata te vertetet duhet ta njohin edhe kete dimension se ndryshe mbeten te paplotesuar. Ndoshta dhe per ty mund te vleje se dukesh disi I trembur keto kohet e fundit.

    1. Grigor says:

      Ha ha ha
      I madh je.

  8. apo jo says:

    ti, skypion, s,besoj se je ai qe dhe mund t’i hante koqet hanibalit!!???

  9. :-) says:

    find: “W” ==> change to: “E-me dy pika lart” = “E-me dy pika lart”ashington

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje