Ali Ahmeti takon Ramën për dy orë/ Kryeministri “presion” që shqiptarët e Maqedonisë të bëhen bashkë

Ahmeti-Rama-620x330-900x445Më shumë se dy orë ka zgjatur takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, partia e të cilit arriti të fitonte 10 deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Burime pranë Kryeministrisë thanë sot për Top Channel se, linja e Ramës është ajo që është bërë publike. Sipas shefit të qeverisë shqiptare, faktori shqiptar duhet të flasë me një zë të vetëm, në funksion të vendosjes së kushteve të Marrëveshjes së Ohrit në programin e cilësdo qeveri që do të krijohet.

Liritë, të drejtat dhe detyrimet e shqiptarëve, si qytetarë të barabartë të shtetit të Maqedonisë, duhet të kthehen në përparësi themelore.

Ali Ahmeti është takuar edhe me kryeparlamentarin Ilir Meta. I pyetur nga Top Channel, Ahmeti ka theksuar se është ende herët për të folur për koalicionet, por ka listuar kushtet e panegociueshme të BDI-së.

“Marrëveshja e Ohrit, anëtarësimi i vendit në NATO dhe në Bashkimin Europian, zhvillimi ekonomik i barabartë midis komuniteteve, këto do të jenë parimet mbi të cilat ne do të zhvillojmë negociatat në të ardhmen”, tha Ali Ahmeti, i cili shtoi se është ende herët që të flitet për një koalicion të ri me Gruevskin. “Në këtë moment, me rëndësi është që vendi nuk duhet të rikthehet në krizë. Këto zgjedhje duhet të shërbejnë për t’i dhënë fund krizës dhe për të pasur një rifillim të mbarë në Republikën e Maqedonisë. Të gjithë duhet të vëmë interesin e stabilitetit dhe të mos humbasim më kohë”.

Kreu i BDI-së ka komentuar edhe rrjedhjen e votave të shqiptarëve drejt LSDM-së.

“Unë e shoh si një çështje krejtësisht tjetër, këtë tendencë të një partie politike maqedonase, cilado qoftë ajo, dhe më frikëson, pavarësisht se nuk kam argumente, për të dëmtuar në mënyrë të sofistikuar thelbin e Marrëveshjes së Ohrit, e për t’u justifikuar nesër përpara shqiptarëve se edhe LSDM-ja e ka shqiptarin brenda partisë, që mbron legjitimitetin e komunitetit shqiptar. Gjithnjë nëse nuk është djallëzore nuk ka ndonjë shqetësim për BDI-në”, tha Ahmeti.

Ndërkohë, po në një dalje për mediet, kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka theksuar se stabiliteti i Maqedonisë është thelbesor për Shqipërinë.

Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim është drejtuar për në Presidencë, për të përmbyllur turin e takimeve të tij në Tiranë.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Ahmeti-Rama-620x330-900x445-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Ahmeti-Rama-620x330-900x445.jpg","attachment_id":599039}]

6 komente në “Ali Ahmeti takon Ramën për dy orë/ Kryeministri “presion” që shqiptarët e Maqedonisë të bëhen bashkë”

  1. Albanistani em i dashtum says:

    kush do japi mend, edscobaret shqiptare!!
    i lini turqit rehat, kot e keni….

    1. boom says:

      Na hengshi karin te gjithe ju kelyshe te greko-sllaveve.

    2. Kaqaki Junior says:

      Kukuuuuuuuuuuuuuuuuuu, Edwini ia ftofi Aliut, ky i fundit po duket
      si pinguin prane tij!

  2. Treviso says:

    Zoti Ali, ke vite qe po mashtron votuesit shqiptare te Maqedonise. Je bere nje sherbetore i devotshem per kriminelin Gruefski. Me paturpesine me te madhe vazhdon te mashtrosh dhe kryeministrin shqiptare, me demek se nuk don te krijosh kriza ne Maqedoni.Kriza politike eshte me e nevojshme sesa te vazhdoje te drejtoje nje kriminel popullin Maqedonas.

  3. lola says:

    Jeni me fat qe keni nje kryeminister si Rama se te tjeret jane copa mishi me dy sy qe kane si objektiv te mbushin xhepat duke perdorur te gjitha mrnyrat e mundshme .Vetem plumbi u vjen halut maskarenjve.Ec perpara Edi rama.Dhe zgjedhjet e arxhme I ke te fituara.

  4. Tironci Lugano says:

    Perse ky “presion” tani e jo perpara zgjedhjeve???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *